VIDEO+FOTO/ Një shuplakë për “moralistin” Berisha: Ja si nxirrte nxënësit dhe mësuesit në mitingjet e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka një memorje shumë të shkurtër kur bëhet fjalë për të kujtuar skandalet që e kanë shoqëruar në kohën kur ka qenë në pushtet.

Ai sot ka shpërndarë një video në rjetet sociale, ku akuzon Edi Ramën se po përdor nxënësit dhe mësuesit e  shkollave për t’i nxjerrë në miting.

Nga ato që shkruan duket se ky fenomen është krejt i panjohur për Berishën që sot kërkon të sjellë në pushtet Republikën e Re.

Por le të sjellim në vëmendje fushatën elektorale të vitit 2013, kur drejtoret e shkollave detyronin mësuesit dhe nxënësit që të merrnin pjesë në fushatën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në atë kohë, Berisha shfrytëzonte sistematikisht punonjësit e administratës nën kërcenimin e vendit të punës për të mbushur sheshet apo ambientet, ku zhvilloheshin mitingjet.

Ndër të shumtat raste, kujtojmë më flagrantin në qytetin e Fierit, ku nëpërmjet një e-maili arsimtarët detyroheshin dhe kërcenoheshin për të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë skandal  reagoi në atë perjudhë edhe  Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili i kujtoi kushtetutën dhe kodin zgjedhor.

Pas këtyre pamjeve, natyrshëm shtrohet pyetja: A ka moral Berisha për të folur sot?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/images-1-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/images-1-8.jpg","attachment_id":"674354"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/images-2-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/images-2-7.jpg","attachment_id":"674355"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/VASEL-Jozi-me-femije-te-lumtur-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/VASEL-Jozi-me-femije-te-lumtur.jpg","attachment_id":"674356"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/2-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/2-9.jpg","attachment_id":"674357"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/berisha-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/berisha-8.jpg","attachment_id":"674358"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO+FOTO/ Një shuplakë për “moralistin” Berisha: Ja si nxirrte nxënësit dhe mësuesit në mitingjet e PD-së”

  1. Kasem Gahinji says:

    ky ka qene eshte ,dhe do te mbetet i tille .Por mua me shqeteson dicka tjeter qe eshte e rende dhe per mendimin tim me permasa grushti antikushtetues.PD ka mbledhur ne seli kryebashkiaket se bashku me drejtuesit e pd.Pvarsisht si jane zgjedhur ,me marrjen e fonksionit te kryebashkiakut funksioni i tyre perjashton organizime antiligjore,si mosbindje civile etj.Aq me teper dergime militantesh nga nje bashki ne tjetren.Nuk jane kryebashkiake te shqiperise ,por te nje territori e komuniteti te caktuar.Me cte drejte marrin dhe zbatojne detyra jashte kompetencave te tyre?Duhet te kete nje reagim ndaj veprimeve te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *