Basha i besoi vetëm Metës dhe tani humbi, po “mbyt” në Lanë veten dhe PD-në. Është dritshkurtësi të mendosh që SHBA dhe Europa do lejojnë trazira në Shqipëri

28 Prill 2017, 10:03Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko*

Nuk kam pasur asnjë dyshim dhe kam shkruar disa herë se Meta bëri një gabim elementar që nuk lejohet për një njeri që e ushtron zanatin e politikës prej një kohe të gjatë. Duke deklaruar se do të ishte në atë krah që do t’i siguronte numrin magjik 71, shtyri në ngasje të madhe pikërisht Bashën. Thjesht duke kërkuar mospjesmarrjen në zgjedhje të PD-së faktikisht duket se Meta nuk bëhej dot asnjëherë «kyci i zgjedhjeve». Praktikisht në këtë rast, pra nëse PD nuk merrte pjesë në zgjedhje, numri 71 arrihej nga vetë PS.

Po ku gaboi Basha?

Së pari, marzhet e Metës kanë qenë, janë dhe do të mbeten të kufizuara. LSI, në thelbin e saj, është pjesa më pragmatike e PS-së dhe në një përplasje direkte zor se ngrehina e LSI-së do të mbetej e tillë. Në thelbin e saj, LSI, megjithëse më e organizuar, i ngjan PSD-së së dikurshme të Gjinushit. Kur PS zëmërohej me të, ajo rrudhej. Për shkak të sistemit zgjedhor, LSI ka fituar ndodhta 8 deri në 10 deputetë  nga koalicioni me PS-në.

Së dyti, Basha nuk kuptoi se në rajonin që jetojmë, marzhet e manovrës, jo vetëm të Metës, Bashës, por dhe Ramës janë të kufizuara.

Ky kufizim mund të shihet së pari te qëndrimi i Evropës dhe tani së fundi te ambasadori amerikan, që është zëri i Presidentit të Amerikës. Me gjuhë të thjeshtë e të qartë, ai pohoi se zgjedhjet do të quhen legjitime, merr apo nuk merr pjesë opozita. Qëndrimi evropian, pak ditë më parë, nëpërmjet ministrit të jashtëm gjerman, ishte akoma më i drejtpërdrejtë.

Demokratët, nëpërmjet gojës së Berishës, theksuan se zëri i këtij të fundit është zë socialisti, por ajo që Lu pohoi sot në intervistë e mbylli plotësisht qarkun.

Cilat janë arsyet? Larg teorive konspirative, arsyet e dukshme janë të thjeshta.

Evropianë dhe amerikanë nuk kanë ndonjë shqetësim të madh se cila nga forcat politike qeveris vendin, pra demokratët apo socialistët. Për ta themelor është, së pari, Vetting-u. Së dyti, është situata ndërkombëtare, apo më thjesht, ajo e rajonit.

Shembulli i Maqedonisë fqinje katër vjet më parë, kur Gruevski fitoi shumë më tepër sesa duhej, pra edhe me manipulime, siç u u ankua opozita, nuk i bëri përshtypje Perëndimit. Për një kohë, rreth dy vjet, reformat e Gruevskit u lavdëruan.

Ndërkohë që Perëndimi nuk ia fali atij rolin e luajtur nëpërmjet asaj që quhet qeveri teknike, e cila shtoi ngatërresat jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal.

Është fare e natyrshme që as në Evropë dhe as në Amerikë nuk mund të durojnë që në kohëra të turbullta që jeton rajoni, t’i tregosh apo imponosh propozime me qeveri teknike, që në mos shkaktofshin dëme të mëdha e të drejtpërdrejta në thelbin e tyre, destabilizojnë vendin, apo e shndërrojnë në qesharake aftësinë qeverisëse të tij.

Nëpërmjet kërkesës për qeveri teknike, Basha, praktikisht, pa vështruar përreth, ra pikërisht brenda një qëndrimi analog me të Gruevskit. Pa bërë as dallimin më të vogël se nëse aty së fundi ndërkombëtarët ishin kundër Gruevskit, pra ndryshe nga katër vjet më parë, këtu ata janë pranë qeverisë.

Arsyet në Maqedoni, janë ndoshta të ndryshme nga tonat dhe kjo është normale. Por, ndërkaq, thelbi mbetet i pandryshueshëm. Ndërkombëtarët e dinë mirë se qëndrueshmëria e Shqipërsisë nuk rrezikohet aq nga ndikimi rus sesa nga klasa e korruptuar politike e saj.

Pikërsisht për këtë arsye i mëshuan Vetting-ut dhe jo qeverisë teknike, që e con historinë e tij në «kalendat greke».

Kam idenë se Basha e mbështeti strategjinë e tij duke u bazuar në logjikën e Metës dhe kjo i humbi gjithë avantazhet fillestare të filluara me procesin e dekriminalizimit. Së pari, në anëtarët e komisionet e Vetting-ut, të cilat, në fakt, u krijuan në një formë që praktikisht e bllokonin atë. Kjo për shkak të numrit të barabartë të anëtarëve që do të kishin dy palët. Pra, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, praktikisht në parlamentin e ri që legjitimohet nga të huajt, kjo epërsi humbet automatikisht. Asnjë nuk e di kush do jetë opozita e re, por ajo që duket është se nuk do të ketë anëtarë të PD-së… Kjo e shpejton Vetting-un e kontrolluar nga ndërkombëtarët.

A mund të luajë gjithë kartat duke kërkuar maksimumin prej tyre, mbështetur vetëm në qëndrimin e Metës? Basha i luajti dhe i humbi. Marzhet e Metës, siç u theksua dhe më sipër, dhe nëse ishte i sinqertë në lojën e tij, kanë qenë gjithnjë të kufizuara në këtë lojë politike. Ai, në maksimumin e krizës, vetëm mund të zmadhonte avantazhet në kurriz të partnerit socialist, por vetëm kaq.

Ja ku erdhëm në një situatë që po shkon drejt një fundi absurd. Në vend që PD të zgjidhte me qetësi problemet në zyrat e mëdha buzë Lanës, u mbështet në llogari taktike, që nuk e di se ku të shpien.

Ku? Në përplasje, mund të mendojë dikush. Ambasadori Lu e tha qartë sot se kjo nuk është gjë e mirë, por një shikim i vëmendshëm në fjalët e tij e kupton qartë se amerikanët nuk e lejojnë kurrë këtë përplasje. Është brenda një logjike normale dhe jo prej padroni. Shqipëria është zemra reale e shqiptarëve, pra e atyre katër shteteve ku ata banojnë në Ballkan, pra Shqipëria është një nga ata kyçet e mëdhenj të stabilitetit. Pra, thënë thjesht, duhet të jesh dritëshkurtër të besosh që Amerika apo Evropa të të lërë të bësh rrëmuja në një vend që është aleati thuajse numër një i tyre apo NATO-s, të paktën në besueshmëri, të rrëshqasë drejt kaosit.

PD-ja ngatërroi taktikën me strategjinë. A ka kohë të korrigjojë atë?

Ardhja dy ditë përpara e negociatorëve, mjerisht u vlerësua gabim nga Basha. Po ashtu edhe qëndrimi Ramës, që atij iu duk po dobësi. Nuk duhet të jesh strateg i madh për të kuptuar se edhe nëse vetë Rama do të ishte vërtet i dobët e të linte qeverinë teknike, kjo nuk është e mundur. Jo vetëm se ai është thjesht një koncept, pra përfaqëson PS-në që nuk e lë të bëjë çfarë të dojë. Por janë vetë ndërkombëtarët që nuk do ta lejonin kurrë një qeveri teknike, që do të thoshte as më shumë e as më pak, por shkatërrimi i një pike stabiliteti në gjithë rajonin.

Gjithnjë mendoj se zyrat e mëdha buzë Lanës, ku mendohet me qetësi dhe zgjidhen të tëra hallet, janë çelësi i vetëm për këtë. Të tjerat të çojnë në vetëshkatërrim. Duke e mbyllur këtu, siç edhe shkruajta para pak ditësh, mendoj se me qëndrimin që po mban Basha, nuk është duke ngatërruar vetëm strategjinë me taktikën, por edhe duke hedhur çelësin në Lanë. Kësaj radhe, jo vetëm të fatit të tij politik, por edhe të të gjithë partisë që drejton. Mendoj, gjithsesi, se ende ka kohë për të korrigjuar një qëndrim që është i gabuar që në themel. (Konica.al)

*Titulli origjinal: Vetëmashtrimi i Bashës që mund të shkatërrojë PD-në

Vetëmashtrimi i Bashës që mund të shkatërrojë PD-në

10 komente në “Basha i besoi vetëm Metës dhe tani humbi, po “mbyt” në Lanë veten dhe PD-në. Është dritshkurtësi të mendosh që SHBA dhe Europa do lejojnë trazira në Shqipëri”

  1. Meti says:

    ORE, INAT TË KANË, POR TI I VË PIKAT MBI
    iiiiiiiii. !!!!!??????????

  2. VITA says:

    SHUME E SAKTE ZOTI NAZARKO,E KAM THENE QE KJO BETEJ E BASHES ESHTE E HUMBUR.

  3. Vjola says:

    I mencur dhe i urte eshte ai qe di te terhiqet por ketu duket qarte se lideret e pd hallin e kane jo te parimet por te shkelja e tyre per ta hequr zvarre kete vend.

  4. butrinti says:

    MIR E THUA PO KUJT JA THUA –PA PYETI ATA TE CADRES PUNE DHENES DHE PUNTOR TE KUPTOJNE GJE….

  5. nazarkoland says:

    Pisi i madh Nazarko,pisi i vogel Nazarko,
    Jeni shitur 2 per cmimin e 1.

  6. lorenci says:

    O shpetim o idiot i kuq

  7. Alban says:

    Ka ardhur koha qe PD te shperndahet. Te zhduken keta plera drejtues e te vine ata te rinj qe sot Jane me Moshe te pjekur te rikrijojne PD .e gjitha Banda ne burg te perjetshem e sekuestrim te pasurive..ose te bashkohen partite e vogla e te bejne opozite.

  8. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Ju lutem gjejini nje arsye Lulushit te hyje ne zgjedhje.

  9. albani says:

    Dy fjale: Zyrat e medha te buzelanes nuk jane vendi ku mendohet me qetesi, dhe se dyti, ne keto zyrea nuk zgjidhen hallet e popullit, sic thote shkruesi. Ne ato zyra mendohet vetemsi te shkaterrojne e te djegin Shqiperine, dhe asgje tjeter qe ka te beje me demokratizimin e vete partise dhe jetes se vendit. Mesa duket u ka dhi nusja ne kale. Dhe nje parti antidemokratike dhe antishqiptare, nuk ke perse e keshillon, le te dale ne asistence sociale disa vite, pastaj te shohin, mbas vdekjes se Saliut.

  10. fhffb says:

    Amerika nuk lejon rremuj ne Shqiperi thot koqja Nazarko, si te kishte Ameiqia te drejten e ruajtjes se rendit ne Shqiperi dhe te nderhynte ushtarakisht po ju prish humori Ameriqis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje