Basha thotë se do shkojë në Uashington e Bruksel ku i ka dyert e hapura dhe kërcënon Ramën: Ora e përballjes po afron

Në mediat pranë tij, Lulzim Basha ka nisur të qarkullojë një lajm, se në ditët e ardhshme do të udhëtojë drejt Brukselit dhe Uashingtonit për të zgjidhur krizën politike.

Këtë gjë ai e përmendi edhe gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.

Dua të sqaroj se premisa se, PD është armiqësore është një premisë e gabuar. Partia Demokratike ka marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin ndërkombëtar. Unë kam qenë në vizita të shkëlqyera në Uashington, në Bruksel dhe do të jem prapë në ditët e ardhshme”, tha Basha.

“Do të jem në gjitha qendrat kryesore. Do ti keni hap pas hapi të gjitha detajet.

Pse pritem unë? Nuk pritem si njeri i problemeve, por si njeri i zgjidhjeve të ardhme perëndimore të Shqipërisë.

Ajo që unë ofroj dhe ajo që kryeministri aktual nuk ofron, është garancia për një Shqipëri të standardeve europiane dhe amerikane.

Pa dyshim, ti këtë e ke parë edhe në deklaratat e ndërkombëtarëve, kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauza e luftës kundër krimit, kauza e luftës kundër drogës është mbështetur”, tha Basha për këtë çështje.

Është ironike në fakt, se Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar kanë folur qartë për këtë çështje, dhe i kanë ardhur edhe në Tiranë.

Ndërsa kur shkoi vetë në Uashington, Lulzim Basha nuk takoi askënd dhe i vetmi lajm që doli nga ajo vizitë disa ditore, ishte një intervistë në “Zërin e Amerikës” dhe një shkrim në një portal, që as biografinë nuk e dinte mirë Bashës.

Ndërkohë, ai ka kërcënuar nga çadra e PD-së Edi Ramën, duke thënë se ora e përballjes po afron.

“Rama e di që është kryeministri në largim.

Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme, ndërkohë që ne, opozita juaj, e shqiptarëve, po nis të marrim përgjegjësitë për qeverisjen e nesërme të Republikës së re”, tha Basha.

Me asnjë mënyrë, formë, e moment nuk të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën sublime për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ora e përballjes po afron, shqiptarët po bashkohen nga ora në orë dhe ora e fitores po afron”, tha Basha, duke iu drejtuar Ramës.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...