Blendi Fevziu: Ilir Meta nuk e theu dot mallkimin 15-vjeçar

Blendi Fevziu thotë se zgjedhja e Ilir Metës president, nuk e theu dot “mallkimin” 15-vjeçar të bojkotit nga njëra palë, të procesit të zgjedhjes së presidentit.

Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij:

“Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Kjo është pika e parë e nenit 86 të Kushtetutës së Shqipërisë! Në fakt si të ishte një mallkim, pikërisht ai person që duhej të përfaqësonte Unitetin e Popullit dhe që duhej të kishte një rol më shumë simbolik pajtimi dhe bashkimi, ka qenë posti më i bojkotuar në Shqipëri. Ilir Meta u bë sot president i Republikës sipas një procedure të ngjashme me dy parardhësit e tij, me gjysmën e sallës bosh. Opozita mungoi sërish, ashtu siç ka ndodhur edhe në 2012 me Nishanin dhe në 2007 me Topin.

Por të tre votimet e fundit nuk janë të vetmet. Në tetë votimet presidenciale pluraliste, më shumë se gjysma, pra 5 prej tyre janë kryer në bojkot, pa njërën palë në sallë. Në Mars të vitit 1997, opozita socialiste nuk kishte hyrë në parlament në momentin që Sali Berisha u votua për një mandat të dytë Presidencial, duke u bërë i vetmi në këto 27 vjet që fitoi dy mandate, por pa e ushtruar të dytin më shumë se 4 muaj. Pra Berisha u zgjodh me sallën gjysëm bosh.

Po më 1997, pas dorëheqjes së Berishës, Rexhep Meidani po ashtu u bë president i vendit në një sallë gjysëm të zbrazur. E djathta që sapo kishte dalë në opozitë nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhjen e tij, duke e lënë sërish një proces të cunguar.

Më 2007, sërish opozita e majtë bojkotoi seancat për zgjedhjen e Presidentit dhe Bamir Topi u zgjodh vetëm me votat e PD dhe 6 vota socialistësh që thyen bojkotin dhe për këtë u përjashtuan nga partia.

Më 2012 ishte rradha e Nishanit që sërish të zgjidhej në një parlament gjysmak. Edhe në atë kohë e majta bojkotoi dhe Nishani u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës.

Sot ishte radha e Metës të zgjidhej President në mungesë të opozitës së djathtë, pa arritur ta thyejë mallkimin që po shoqëron prej 15 vitesh zgjedhjen e Presidentit, atë të pranisë në sallë të vetëm njërës palë.

Tre votimet në normale në Parlamentin e Shqipërisë kanë qenë si për ironi të fatit dy të parat, ato në fillimet e pluralizmit. Ai i zgjedhjes së Ramiz Alisë në Prill 1991 dhe ai i zgjedhjes së Sali Berishës po në prill 1992. Këto janë dy votimet normale kur opozita mori pjesë në sallë edhe pse në të dyja rastet votoi kundër.

Rasti i vetëm që i afrohet shumë përkufizimit të kushtetutës ka qenë ai i vitit 2002, kur Alfred Moisiu u zgjodh si president konsensual, me votat e përbashkëta të së majtës dhe të djathtës. Moisiu u bë Presidenti me numrin më të madh të votave të fituara në parlament dhe i vetmi ndër 7 Presidentët që u pranua nga të gjithë.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë të paaftë të zgjedhin një President të pranueshëm nga të gjithë? Si shpjegohet që pikërisht njeriu që duhet të reflektojë unitetin kombëtar të vendit është zgjedhur në më shumë se gjysmën e rasteve me vetëm një pjesë të deputetëve në sallë dhe me bojkot të palës tjetër? Cili është mallkimi që e shoqëron këtë post dhe si mund të shpëtojmë prej tij? A duhet që Presidenti të zgjidhet këtej e tutje nga populli, duke ja dhënë të drejtën të zgjedhin simbolin e unitetit të tyre vetë qytetarëve dhe jo t’ja delegosh atë deputetëve të forcave politike, që varësisht situatës së momentit kanë krijuar një precedent si ky? Dhe që e kanë kthyer këtë precedent në një mallkim për njeriun që duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar!

Blendi Fevziu

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Blendi Fevziu: Ilir Meta nuk e theu dot mallkimin 15-vjeçar”

  1. goldiktatori says:

    blendi fejziu= sala qeros
    blendi fejziu= pinjoll i antishqiptarit esat toptani
    blensi fejziu= rekord gines me 4 gjyshe + 6 mbiemra
    bleddi feziu=lapidar diamanti qe armiqte e shqiperise i ngriten enver hoxhes

  2. Mallkimi says:

    Mallkimi rshte Sali Berisha! Dhe sa te mos ja kete heqir njeri koken mga qafa atij muti ska per te pare hajer Shqiperia! Mos e harroni kete o popull budall e harraq!

  3. Ollga Toronto says:

    Per situaten e krijuar nje kontribut te madh keni dhene dhe ju mender analist-gazetar si Fevziu,Cani,Balliu,Bushati,Shkullaku,Zogaj etj,qe cdo dite kriminelin Sali Berisha mundoheni ta paraqesni si engjell,se ndryshe lugati i Vicidolit do ishte me kohe atje ku futi Fatos Nanon.

  4. j says:

    E di ky zotëria që jeton në vendin më të prapambetur në Evropë ?

  5. tironsi says:

    kokrra e koqes je ti.
    Kokrra e kopilit!
    Se qe je bythlepires dhe qeros, kjo duket dhe nuk ka nevoje per koment!

  6. President me video dhe bllok says:

    Turpi i radhes.
    Akoma kujtojme videon e Dritan Priftit.
    Pse nuk ndjehet as ai e askerkush?!

  7. Andi Kananaj says:

    Ore po ketij Fevziut, kush ja pastron marmiden? Disa thone Batoni, ca thone Zhyljeni, te tjere Edi, ne Klan Majlinda, ne PS per Griden, por une them Milazimi ne Prishtine dhe Erjoni ne Tirane.

  8. Lyl says:

    He mo qerroz frin bithen qekur xathe koken te del zgjuarresia nga qoshet e kokes….

  9. Dardha e ka bishtin mbrapa says:

    Me qetesi dhe dashuri o shqiptare.
    Mos u gezo o i gezuar, mos u hidhero o hidheruar..
    E kane thene populli kete.

  10. Drenicak says:

    Pse nuk u zgjodh Qiljeta per president se eshte virgjer si Ilir Meta?!!!
    Edi Rama po noton ne ujra te kriminelve ja ka fut shqiperis thik pas shpine.

  11. I MASHTRUARI says:

    Jo,more tullac i Toptaneve , nuk eshte e njejta gje ,me zgjedhjen e B.Nishanit .
    I.Meten , me gjithe mekatet e tij jo te pakta , e zgjodhenm 87 deputete , pas
    tre perpjekjeve kembengulese te mazhorances per mendimet e sugjerimet e
    opozites , kurse idjotin kukull B.Nishani e zgjodhen 71 funderrina dhe llum i
    ketij vendi, pa perfillur fare opoziten ekohes ! Je verbuar ,jo vetem nga syte ,
    por dhe nga kujtesa . Je pjese e atij llumi .

  12. Nacionalist says:

    Ta gezojne Meten president Socialistet qe per te iken ne hale! Tani vazhdoni e thoni qe gjithe fajin e kane Gjykatat per 21 janarin qe nuk po denohen pergjegjesit! Rama i dha denimin e merituar Metes per 21janarin, duke e bere president! Ku jane keta kopilat komentues qe thonin vetingu, Vetingu! Hani mutin e Metes dhe Rames tani!

  13. Maloku says:

    O maskara gazetatuc po kur 15 vjet i dashuri ty S .B (as emerin shqipetaret e vertete nuk duan ta degjojne) i zgjidhte presidentet sic ja donte bytha pse ti maskara nuk flisje.

Lini një Përgjigje te inf Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *