Donald Trump: Mundësi reale për një konflikt të madh me Korenë e Veriut. E dija më të thjeshtë presidencën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë agjencisë “Reuters” në kuadër të 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Çështja kryesore është Kore e Veriut.

Për presidentin amerikan, mundësitë për një konflikt të madh me Phenianin jashtë reale.

Ka një mundësi që ne të përfundojmë në një konflikt të madh me Korenë e Veriut. Asbsolutisht”, tha Trump.

Ai ka shtuar se dëshiron që ta zgjidhë paqësisht situatën, ndonëse sipas tij gjë është e vështirë.

Trump ka përsëritur sërish problemin e kostove duke theksuar se sipas tij, Korea e Veriut duhet të paguajë kostot e sistemit antiraketor THAAD që sipas tij kushton 1 miliardë dollarë.

Lidhur me Korenë e Jugut ai ka deklaruar se po negociohet mbyllja apo rinegociimi i marrëveshjes së tregëtisë së lirë, pasi deficiti tregëtar i SHBA me këtë vend është shumë i madh.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga fushata elektorale ku Trump fliste bardhë e zi për disa vende.

Sot ai flet për një marëdhënie shumë të mirë personale me presidentin kinez,. Xi Jinping, të cilin e ka vlerësuar për përpjekjet e mëdha për të ndihmuar SHBA në këtë problem të madh.

Nuk do të doja të krijoja vështirësi për të tani”, tha presidenti amerikan.

Ai ka folur edhe për situatën në Lindjen e Mesme, për të cilën ka paaralajmëruar vizita të afërta në Izrael dhe Palestinë së afërmi.

Trump ka nënvizuar se Arabai Saudite nuk po bën sa duhet dhe ndershkërisht në fushën e mbrojtjes.

Sa i përket punës si president, Trump deklaron se “mendoja se do të ishte më e lehtë”.

Tani kam më shumë punë nga sa kisha më parë”, shton ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Donald Trump: Mundësi reale për një konflikt të madh me Korenë e Veriut. E dija më të thjeshtë presidencën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *