FOTOT/ Rusia tregon forcën ushtarake, Putin takohet me kryeministrin japonez: Të qetësohet situata në Korenë e Veriut

28 Prill 2017, 13:04Bota TEMA
FOTOT/ Rusia tregon forcën ushtarake, Putin takohet me kryeministrin

Vladimir Putin u ka bërë thirrje vendeve perëndimore të “përmbahen nga retorika ushtarake” mbi Korenë e Veriut.

Teksa mori pjesë në përgatitjen e paradës së ushtrisë ruse  e cila u zhvillua në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburgut Presidenti rus ka paralajmëruar se kriza në lidhje me programin bërthamor të Phenianit po thellohet dhe pretendon se Rusia dhe Japonia besojnë se situata është përkeqësuar shumë kohët e fundit.

Putin i bëri komentet gjatë një takimi me kryeministrin japonez Shinzo Abe, ku gjithashtu u bëri thirrje vendeve të përfshira në krizë të përdorin dialogun paqësor.

Ky është takimi i tretë që Putin mban  me kryeministrin japonez Shinzo Abe ku palët diskutuan gjendjen e vazhdueshme të krizës së Koresë së Veriut. Putini dhe Abe besojnë se kriza po thellohet dhe kryeministri rus ka bërë thirrje për “dialog të qetë” midis kombeve.

Ndërsa Kryeministri rus i bëri thirrje për qetësi, forcat e tij të armatosura shfaqën potencialin e tyre ushtarak ndërsa filluan përgatitjen për paradën 9 majit, që shënon 72 vjetorin e  përfundimit të  Luftës së Dytë Botërore dhe kujton viktimat civile dhe ushtarake të Rusisë.

Tanke dhe raketa balistike ndërkontinentale mbi kamionët e transportit dolën përgjatë rrugëve të qytetit ndërsa trupa marshuan në formacion prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje