Gene Sharp dhe Berisho-Lulistët

Në librin “Nga diktatura në demokraci” (From dictatorship to democracy) Prof. Gene Sharp, themeluesi i Institutit Këkimor për rezistencën paqësore, “Albert Ajnshtajn”, jep 198 metoda të protestës jo të dhunshme për të kaluar nga diktatura në demokraci.

Nga fjalori që përdorin, duket sikur Berisha dhe Lulëzimi duan të lenë përshtypjen se çdo gjë e bëjnë sipas këtij libri/rregulloreje.

Metodat e prof. Sharp janë provuar si shumë efektive sepse në to është bërë sinteza e protestës paqësore në shekuj.

Ka të paktën tri arsye pse ato nuk mund të jenë të sukseshme madje është e pamundur të përdoren nga Berisholuli.

1. Sharp ka parasysh luftën e forcave demokratike kundër diktaturës, jo të kundërtën. Regjimit të sotëm në Shqipëri mund t’i vësh çdo lloj emri por jo diktaturë. Fytyrën e diktaturës shqiptarët dhe bota e kanë lidhur dhe e lidhin vetëm me Sali Berishën.

2. Berisholulistët e kanë treguar me vepra  në këta 27 vjet se janë të paaftë të organizojnë protestë paqësore. Kudo ku ka shkelur këmba e Berishës, si në pushtet dhe në opozitë, ka pasur vetëm dhunë, kaos, përçarje, shkatërrime, vrasje, shpërthime, gjak dhe lotë.

3. Thelbi i i filozofisë politike të prof. Sharp është se “asnjë qeveri nuk mund të qëndrojë pa përkrahjen e popullit” . Ajo që ka mbetur nga PD nuk e ka këtë përkrahje, nuk vjen dot në pushtet, nuk i fiton dot zgjedhjet, ndaj i është futur aventurës antipopullore.

Nga Beqir Skreli, Çikago

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...