Gjak! Ky pra është skenari maqedonas, që duan ta zbatojnë dhe në Shqipëri…

28 Prill 2017, 09:53Rajoni TEMA
Gjak! Ky pra është skenari maqedonas, që duan ta zbatojnë

Një situatë e pazakontë po e shoqëron këto orë Maqedoninë, ku politika jo thjesht është trazuar por dhe përgjakur. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe Ziadin Sela nga radhët e deputetëve shqiptarë janë dhunuar e gjakosur. Më e rëndë ka qenë gjendja e Selës, por fatmirësisht pa rrezik jete.

Turmat e përkrahësve të VMRO-së pushtuar ambientet e Kuvendit sapo u zgjodh kreu i ri, shqiptari i BDI-së, Talat Xhaferi.

Ishte ky preludi i një situate të tensionuar që vijonte prej muajsh e javësh, ku VMRO, në bashkëpunim me presidentin Ivanov, nuk lejonin aleancën e re post-zgjedhore, LSDM-BDI për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Shkak: pranimi i kushtit shqiptar për zyrtarizimin e dygjuhësisë, sipas një pakti të arritur në zyrën e kryeministrit Rama në Tiranë.

Sakaq, për gjithëçfarë ka ndodhur e po ndodh në Maqedoni, janë hedhur dyshime se ka gisht influence ruse e rritur në Ballkan.

Siç është parë deri më tani, edhe aty, ashtu siç në Tiranë nga një pjesë e politikës, Perëndimi pothuajse është sfiduar hapur, shkruan Tesheshi.com.

Deri më tani, i vetmi reagim i ndërkombëtarëve ka qenë një deklaratë e ambasadorëve në Shkup, të cilët kanë bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe rinisjen e dialogut.

Përflitej deri më sot për skenarë maqedonas edhe në Shqipëri. Vështrojeni se ç’pamje e ngjyrë ka: gjak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje