Ilir Meta, presidenti që meritojnë shqiptarët!

28 Prill 2017, 20:41Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Mazhoranca ka rënë dakord dhe është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës. Është njëri nga dy kryetarët e koalicionit të majtë, deri 2013, ishte njëri nga dy kryetarët e koalicionit të djathtë. Edhe në këtë rast nuk ka zgjedhje (dy ose më shumë kandidatë) por votim (vetëm një kandidat), duke i qëndruar besnik raundit të katërt (shantazhi i 71 votave).

Lajmi mbi Presidentin e ri nuk u shoqërua me festë dhe as dolli me shampanjë. Jo vetëm prej emrit, jo vetëm prej procedurës. Ashtu siç u zhvillua procesi, dikush do të duhesh të ishte President dhe nëse jo ai që u caktua mund të jetë dikush tjetër në profil të njëjtë.

Nuk pati as transparencë, as proces publik, as hapje të sistemit politik, as ikje prej standardeve minimale të së kaluarës dhe as përpjekje për të sjellë produktivitet për sensin e shtetit, institucioneve dhe politikës.

Disa takime informale dhe së fundi, 15 minuta bisedë për të emëruar në krye të shtetit, një vendi në NATO që synon të anëtarësohet në BE, një prej 3-4 protagonistëve kryesorë politikë të tranzicionit.

Për Ilir Metën me siguri përbën sukses personal; për forcën e tij politike me siguri krijon frustrim; për kryetarin e PS me siguri shihet si sukses afatgjatë në terrenin taktik elektoral; për drejtuesit kryesorë të opozitës me siguri shihet si garanci për imunitet personal; për mekanizmat e ndrydhur institucionalë me siguri shihet si ruajtje e vazhdim i status quo-s; për sistemin e kalbur politik, arrogancën, natyrën klienteliste dhe mesazhin e “të fortit” në politikë me siguri u dha një sinjal aprovues.

Po për qytetarët, shtetin modern dhe demokracinë e premtuar funksionale? Po për retorikën e Rilindjes së vlerave dhe Shqipërinë e gjeneratës tjetër? Po, për retorikën e Republikës së Re? Me siguri, ato nuk i ka askush në konsideratë, aq më pak ata që i kanë thënë e premtuar.

Në këto rrethana pyetja nuk është nëse presidenti i ri është pozitiv apo negativ, por thelbi i debatit mbetet: cilat janë standardet dhe nevojat e Shqipërisë për konturin e kryetarit të Shtetit, dhe sa përputhen ato me ofertën e vetme që partitë imponuan.

Unë besoj se shumica qytetare mbetet militante dhe nuk ka ndonjë kulturë specifike mbi kryetarin e shtetit nga ajo që ka lideri i tyre politik. Ndaj, pikëpamjet e mia i adresohen pakicës liberale e qytetare, – e cila ka një mendim personal, deri diku të pavarur dhe aftësi të mendojë jashtë logjikës së turmës verbuese.

Adresuar kësaj kategorie, unë kam bindjen se Shqipëria meritonte të kishte një President të aftë jo vetëm të kryejë detyrën dhe përgjegjësitë protokollare, por edhe të simbolizojë atë çfarë modelet e njëjta në vende të BE-së, si Gjermania, Italia, Austria, etj, simbolizojnë: shpresën e ndryshimit, triumfin e cilësive pozitive, modelin që inspiron të rinjtë dhe shoqërinë, përfaqësuesin dinjitoz të shtetit, avokatin e të drejtës, qytetarin model dhe figurën me integritet e vullnet mbipartiak. A mund të ketë një President shqiptar këto cilësi? Po, dhe kemi pasur të paktën dy të tillë.

A do t’i kemi këto cilësi në mandatin e ri 5 vjeçar presidencial? Dyshoj se jo. Personalisht nuk besoj se ka të rinj në këtë vend (përveç turmave të partive klienteliste) që aspirojnë në jetë të ndjekin shembullin politik të presidentit të ri dhe as kumbarëve të tij, nuk besoj se ndokush që ka lexuar një libër ndjehet i frymëzuar prej tij, nuk besoj se ndonjë kancelari perëndimore ka duartrokitur kur ka dëgjuar lajmin, nuk besoj se idealistët e të drejtës besojnë se kanë gjetur avokatin e tyre, nuk besoj se një kryetar historik partie të mund të ketë mbipartiak, nuk besoj se pas 24 korrikut shteti shqiptar të jetë më funksional, më serioz, më i besueshëm tek partnerët dhe më evropian sesa pasditen e 27 prillit.

Kjo nuk lidhet vetëm me emrin. Ilir Meta nuk është fajtor për asnjë prej këtyre treguesve, ai nuk mund të jetë dikush që nuk është, ai është tërësisht produkt tranzicioni, i ka mbijetuar në çdo formë të mundshme tranzicionit, skemave elektorale dhe ndryshimeve të mëdha, skandaleve dhe pasojave dramatike që ato patën për shoqërinë, ndaj edhe pasqyron në sjelljen dhe veprimet e tij pjesën më të madhe të cilësive të tranzicionit.

Ai nuk është misionar dhe as idealist, por një model pragmatist dhe kalkulues i ftohtë në pellgun politik, një rojtar i mirë për ata që i shërbejnë dhe një hakmarrës i ashpër për ata që e kritikojnë, një besnik i axhendës personale dhe një simbol i administratorit politik, një politikan fjalëpak e kurajoz drejt qëllimeve të paracaktuara, një citues “politikisht korrekt” i politikës së jashtme dhe problemeve në vend, një ligjërues në mbrojtje të shtresave në nevojë dhe njëherësh një prej politikanëve më të pasur në anët tona dhe shtetet rreth tyre, – pra një shqiptar tradicional që mishëron instiktin e jashtëzakonshëm të mbijetesës.

Shqipëria e sotme, ashtu siç është, mund t’i shkojë përshtat kostumit dhe CV të tij, – Shqipëria që ne duam, ashtu siç nuk është, me siguri do ta kishte të vështirë të gjejë pika takimi me kostumin e tij, të atij që e zgjodhi apo edhe të atij që indirekt e miratoi. Për pasojë, mandati 5 vjeçar nuk pritet të jetë as më shumë dhe as më pak sesa 5 vite të tjera tranzicioni, një déjà vu pa ndonjë gjurmë të dukshme pozitive, një kohë e shans i humbur, në listën e më shumë dy dekadave dhe disa dhjetëra shanseve të tjera të humbura.

Çfarë do të ndodhë më pas me krizën? A mbyllet apo vijon? A do cenohet partia e tij nga ikja e themeluesit dhe simbolit të saj? A përfiton apo dobësohet PS nga kuotat e reja të LSI? A quhet konsensual për shkak se ka raporte personale me liderit dhe median apo se përfaqëson edhe cilësitë e tyre? A do të mund të jetë mbipartiak duke pasur gjysmën e tij në parti dhe a mund të kemi ende shpresë tek katarsisi në drejtësi kur politika majtas e djathtas i dha imunitet vetes?

Këto duken çështje të rëndësishme, por nuk janë aq edhe të rëndësishme. Janë ushqimi mediatik i radhës. Kaq.

Më e rëndësishmja ka ndodhur e po ndodh: askush nuk mbështet modele pozitive, askush nuk dëshiron dhe as voton ndryshimin, Shqipëria po ndryshon por jo për mirë, shteti po bëhet por është larg shtetit që prisnim e që duam, zgjedhje do të ketë por vështirë të ketë zgjidhje, politika nuk po na përfaqëson por po na merr peng, ambasadorët perëndimorë të tjera gjëra do vijojnë të thotë e të tjera do pranojnë, modeli Erdogan nuk po fiton vetëm në Turqi, dhe kështu, mbetet të pranojmë mallkimin historik: Selanik e tatëpjetë / kështu ka qenë/ kështu do jetë! Ndofta edhe për këtë arsye, në betimin e tij Presidenti, sipas Kushtetutës, është i lirë të thotë “Zoti më ndihmoftë”. Edhe ne, banorët e kësaj republike, me siguri jemi të lirë ta themi, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në vitet e ndofta edhe në dekadën e ardhshme.

31 komente në “Ilir Meta, presidenti që meritojnë shqiptarët!”

  1. lam says:

    Krye hajduti! Pis!

    1. Kapit Tupalla says:

      Ilir Meta – dëm i shkaktuar nga Sali Berisha !
      Gjersa Sali Berisha nuk futet në burg, Shqipëria nuk ka për t’i hapur sytë !

  2. sadushi says:

    Po s’i eshte e mundur qe s’di te flasesh shkoqur dhe shkurt, gjithe paravolira e dokrra. Thuaj qe Meta eshte nje turp qe s’e ze dera e Republikes.

  3. shtangisti president says:

    Shqiptaret e meritojne nje president, shtangist, fshatar, hajdut,floriri me bllok ne dore me ze e figure leshi. edi rama do te vije edhe ty rradha per president..ditet i ke te aferta, mor kelysh i gramoz rucit e taulant palles e majko zagarit e shoke

  4. NYC says:

    Jo nuk e meritojne shqiptaret. Por, shqiptaret mire qe politika i ka shkerdhyer mbare e prape, por nuk i lene rradhe pa e shyer e shkerdhyer edhe ju anal istet.

  5. skelari says:

    Modelet pozitive nuk kanë “forcë” për ato ujra, ku pushteti drogues tërheq kategori njerëzish pa integritet e të pangopur ndonjëherë me vehten.
    Modelet lindore janë të ngjashme pasi (për mendimin tim) në këto shoqëri nuk ka shtresë apo grup interesi më të fuqishëm sesa politikanët, të cilët po kthehen në grupin që ka fuqinë edhe financjare edhe politike. Ndryshimi me perëndimin është që atje fuqia financjare është në duar të shtresave tradicionale kapitaliste, ndërkohë politika zhvillohet (në dukje) prej politikanëve që marrin ose jo mbështetjen e shtresës me pushtet. Kjo është edhe arsyeja që dorëheqja dhe penalizimi i politikanëve ndodh në perëndim, po jo në lindje. Ndaj mua më duket e pamundur të tjetërsohet kjo ecuri (që do rezultojë në një krijim të ngadaltë të shtresës së pasur “në hije”) përveç rasteve të vendeve të vogla të lindjes ku njëfarë pushteti paralel vjen prej fuqive të perëndimit. Shpresojmë vetëm që mes atyre që kacafyten në dhomën e pushtetit të qëllojnë njerëz me formim disi qytetar…

  6. intelektuali says:

    CDO POPULL DALLKAUK MERITON BOSAT MAFIOZE QE ZGJEDH VETE.

    prandaj:

    O Afrim Krasniqi nga Kosova mbajeni mafiozin Hashim Thaci si Presidentin tuaj te deshtuar qe nuk e shikonte Kliniken Frankenshtajn MEDICUS dy hapa larg zyres se tij, por mos na trego ne shqyptareve dengla enveriste per Like Floririn qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure si kollofiste ryshfetin makaber pushtetar,

    sepse:

    Prandaj edhe shqyptaret Bota i sheh si nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU.

  7. Bravoooooooooooooo! says:

    Brilant! Ky shkrim ja ka kaluar edhe Mero Bazes, gje qe rralle e pret njeriu i ketyre aneve. Vertete BRAVO autorit!

  8. REZI says:

    Një pyetje kisha për të tërë ju moralistët: po mirë o njerëz, po Saliun e meritonin shqiptarët që vrau e i futi në luftë me nj-tj shqiptarët? Jo se simpatizoj Ilir Metën, por dhe kjo propoganda si dikur, nuk ka kuptim. Vërtetojani hajdutërinë…dhe nuk e mbron presidenca nëse vërtetë do jetë e pavarur drejtësia.

  9. zaho says:

    Dhe ne fakt nuk na intereson eshte pozitiv apo negativ, per fat te keq eshte nje hajdut me kullaro

  10. Kapit Tupalla says:

    Ilir Meta – dëm i shkaktuar nga Sali Berisha !
    Gjersa Sali Berisha nuk futet në burg, Shqipëria nuk ka për t’i hapur sytë !

  11. Like Floriri says:

    Rrofte Rama qe votove Like Floririn! Shqiperia qe duam!

  12. Dajti USA says:

    Nga nje kriminel dhe hajdute si Saliu,erdhem te nje president si Nishani qe komandohet nga lugati i Vicidolit,tani besoj se do kemi nje president shume here me te mire,ka vetem nje te mete te vogel,eshte pak i koruptuar,po ne gjendjen qe eshte shoqerija shqiptare kjo nuk bije ne sy.

  13. Dajti USA says:

    Kuptojeni o analist,Edi Rama nuk kishte zgjidhje tjeter,zgjodhi te keqen me te vogel.Saliu dhe qenerija e tij,duke perfshire dhe mender analistet si ky Krasniqi,Fevziu,Cani,Shkullaku,Bushati,Kulla,Balli Zgjeba etj etj,ja veshtiresuan punen,dhe e keqja me e vogel ishte kjo qe ndodhi,Meta president.

    1. Shtangistpresident oSpartak says:

      te ka hedhur trute e gomarit obama apo lu lu? o Alban dega spiun i deges

  14. Kola says:

    Bla…bla…bla…shperthim anal-istesh. Veprimi i Rames me duket shume i zgjuar. Eshte hapi i pare i shperberjes se putanes LSI. Sa per Ilirin: Dakort nje mbetje qe kusuret mund ti paguaj edhe duke qene ne krye te shtetit. Boll qe te qetsohet situata politike dhe ti hapet udha vetingut. Shperthimet e ketyre Anal-isteve jane psheretima dhimbjesh qe u largua cyryku Nishan dhe s’u pordh krimineli Saleh per te cilin kishin nisur te enderronin.

  15. sapa says:

    Tani sa me shume kosovare me pushime ne shqiperi, sa me shume emigrante me pushime dhe sa me shume para te dergojne aq me shume forcohet shteti i hajduteve politikane ashtu si deri tani.A do bejme shtet apo jo?keshtu behet shteti.Kur te vije dita e votimeve ska rendesi se per ke voton,biles nuk eshte keq fare te votohet per Saliun!Ka ndonje ndryshim shteti?apo njera pale eshte me pak kriminele se tjetra pale?

  16. spectrum says:

    Krasniqi meqe fole per status quo-ne aktuale ajo do te ndryshoje do apo s do elita e kalbur shqiptare qe fuksionon akoma me skemat e 45, bota ka kaluar ne tre regjime te ndryshme pas viteve 90 ndersa politikanet tane medioker edhe pse ben politikanin per 25 vjet nuk e mesuan kete profesion méta dhe kompania qesharake e tij jane shume te vegjel perpara rendit nderkombetar dhe amerikaneve

  17. Life is game says:

    Meta president, Rama km mandati 2.
    Pas 4 vjetesh Meta km, Rama President.

  18. Raki skrapari says:

    Ne fakt kete meritojne shqiptaret.

  19. loni says:

    Ta gezojme ,ene 5 vjet te tjera mi jahu se su bo kiameti ,marshalla

  20. Ed tironci says:

    Berja president e ketij kopili…me ne fund eshte fillimi per eliminimin e kurves LSI…por ajo qe me ben te ndihem keq eshte VERTETIMI SE KLASA POLITIKE 26 VJECARE KA PASUR SI PROTAGONIST…NJEREZIT ME HALABAK TE KETIJ VENDI…VETINGU DUHET TE ZGJIDHE GJITHSHKA…kete palle nga komshi mediocre ne fakultetin ekonomik..sot e kam president…RROFTE REPUBLIKA E BANANEVE!!

  21. Epo kjo pune! says:

    or miq, vettingu e kap lepurin me qerre, kush e ka mizen nen kesule, sado post te kete, mendjen e ngritur do e kete sepse po te vuri ne theper amerika, te puth halla ne dy faqet… po te pakten kemi pare dhe me keq, dy here i paudhi dhe se fundi mustaqja qe i vetmi nuk hodhi nje cap me kembet e veta sepse nga Mejdani, Moisiu, Topi kemi patur njecik dinjitet dhe respekt ne ate zyre. Le ti urojme suksese njehere, se dhe per ne mbare eshte dhe te lere ato llogjet qe e ka dobesi Berishen…. ligji eshte ligj, secili me te drejta dhe detyrime. Hajt urime…

  22. Cima says:

    Edi Rama po vepron dhe luan kaq holle sa askush s’e mendon:Merru me Saliun,te lasha Zotin,o ILIR!

  23. Cima says:

    Edi Rama po vepron dhe luan kaq holle sa askush s’e mendon:Merru me Saliun,te lasha Zotin,o ILIR!

  24. DemosKratos says:

    Ti dhe intelektualet si puna jote qe i sherbejne ketij sistemi pervers meritoni kete hajdut. Populli nuk e deshiron Ilirin. Por populli nuk ka asnje instrument ne dore. Te vetmin qe i ka mbetur fale botes (facebook) populli u shpreh kundra me mijera postime. Por ky instrument nuk ka vlere, sepse te tjerat i keni zene ju, me media, institucione, ojf, universitete, parti, votimin, kqz, sindakatat e gjithcka. Ky vend do revolucion per te zhdukur partite dhe kleriket e sistemit si ti dhe vemjet e tjera qe lepijne kocka me projekte te kastes dhe armiqve te kombit.

  25. DemosKratos says:

    Ti dhe intelektualet si puna jote qe i sherbejne ketij sistemi pervers meritoni kete hajdut. Populli nuk e deshiron Ilirin. Por populli nuk ka asnje instrument ne dore. Te vetmin qe i ka mbetur fale botes (facebook) populli u shpreh kundra me mijera postime. Por ky instrument nuk ka vlere, sepse te tjerat i keni zene ju, me media, institucione, ojf, universitete, parti, votimin, kqz, sindakatat e gjithcka. Ky vend do revolucion per te zhdukur partite dhe kleriket e sistemit si ti dhe vemjet e tjera qe lepijne kocka me projekte te kastes dhe armiqve te kombit.

  26. alba says:

    Ku je katandisur o Shqiperi! Maskarenjte po i ve ne krye, hajdutet po i ben heronj. Turp, Turp, Turp rama. Per kete te votuam ne?! Na i hodhe nje here se te besuam….Heren e dyte eshte pak e veshtire te na mashtrosh. Prit shuplakat q edo et marresh ne 18 qershor.

  27. Lili says:

    Nje fitore alla Pyrrhus

  28. Lili says:

    Nje fitore alla Pyrrhus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje