Ilir Meta: Zgjedhja ime si president, nuk do të ndikojë tek LSI-ja. Për këtë vendim më shtyu Rama

28 Prill 2017, 19:34Politika TEMA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas zgjedhjes si president ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit për gazetarët.

Meta u shpreh se ai do të respektojë Kushtetutën e vendit në mënyrën më strikte dhe të denjë.

“Është koha për të dhënë mesazhe përgjegjshmërie. Falenderoj presidentin Nishani për mesazhin e urimit pas votimit, duke treguar qytetarinë e tij, pasi kemi nevojë për forcuar komunikimin, dialogun dhe kemi për detyrë t’i japim qetësinë”, tha Meta.

Lidhur me drejtimin e LSI-së, Meta la të kuptohet se deri sa të bëjë betimin si kryetar shteti, më 24 korrik, do të jetë kryetar i LSI.

“Nuk ka nevoj të mendoj një emër për pasuesin tim, pasi LSI ka një status të qartë dhe pas kryetarit vjen nënkryetari i parë, Petrit Vasili dhe në bazë të statutit do të jetë ai”, ka shtuar Meta.

Meta ka bërë me dije se një ditë para betimit të tij si president do të dorëzojë dokumentin e LSI tek sekretari i përgjithshëm ose tek nënkryetari i kësaj partie, por do t’u kërkojë atyre që “ta ruajnë mirë”.

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë te LSI largimi i tij nga drejtimi, Meta tha se kjo forcë politike ka energji dhe njerëz të mjaftueshëm për arritur suksese të mëdha edhe pa atë.

“Nëse LSI do të rrudhej, do ta meritonte, pra nëse fuqia e kësaj force politike është e bazuar vetëm tek një person.

LSI do të fuqizohet dhe do të rritet, sepse ka mjaft drejtuese dhe drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshme, por edhe të fuqia më të madhe që ka LSI-ja, LRI-së.

Nuk ka asnjë arsye për LSI-në që të shqetësohet”, tha Ilir Meta.

Meta zbuloi edhe bisedat me kreun e qeverisë Edi Rama mbi kandidaturën e tij.

Meta tha se prej kohësh Rama e ka shtyrë që të pranonte këtë propozim, por ka qenë disi i “ngushtuar” për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet vendi.

“Urimi i zotit Rama ishte normal, miqësor.

Ai ka qenë promovues i kësaj ideje, i zgjedhjes sime si presidenti i Republikës.

Unë kam insistuar që, për shumë arsye, të mos e zgjidhnim për shkak të situatës politike.

Zgjedhja sot ishte pashmangshme jo se i kishim votat, por se ka një afat dhe shkelja krijon probleme ligjore”, tha Meta.

2 komente në “Ilir Meta: Zgjedhja ime si president, nuk do të ndikojë tek LSI-ja. Për këtë vendim më shtyu Rama”

  1. Erions says:

    Gjynah e paskan shtyre te behet, ky s’ka dashur.

  2. tutkuni says:

    meqe me erdhi nje pordhe po e bej edhe pse per fat te keq nuk jam ne banje. kohe e maskarenjeve…….rama=me(u)ti=Berisha=nano=……..vendi i shqiponjave.hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje