Incidenti në parlament/ Ministri i Brendshëm maqedonas Agim Nuhiu jep dorëheqjen

28 Prill 2017, 13:51Rajoni TEMA

Një natë pas trazirave që ndodhën në parlamentin maqedonas Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka dhënë dorëheqjen.

Me anë të një letre për mediat, Nuhiu shprehet se një pjesë e të punësuarve në Ministrin e Brendëshme në vend që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike.

Më tej ai thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar dje në Parlament.

“Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov.

Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ.

Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madh që është për çdo dënim.

Një pjesë e të punësuarve në MPB në vend që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënimin dhe sanksionim.

Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj gjithëve që nuk kane vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ.

MPB-ja është institucion që duhet ta garantoj rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e strukturave politike. Duhet të potencoj se një pjesë e madhe e të punësuarve në MPB janë profesionistë dhe duhet t’ju falënderohem sepse me ndihmën e tyre situata u vu nën kontroll.

Apelojmë deri tek Prokuroria Publike që në mënyrë aktive të kyçet dhe në afta sa më të shpejtë t’i zbardhim këto ngjarje.

Dua të potencoj se jam i dëshpëruar se një pjesë e protestantëve nuk i lejuan ndihmën e parë që të hyj në kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerzore.

Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i ministrit të Brendshëm” thuhet në deklaratën e tij për mediat.

2 komente në “Incidenti në parlament/ Ministri i Brendshëm maqedonas Agim Nuhiu jep dorëheqjen”

  1. Karabruni says:

    Ky nuhiu me kete mbiemer….

  2. like says:

    Ashtu me te lumte. Bashkimi eshte faktori me i nevojshem per çdo individ ne kto kohe. kokrrat e prishura do bien vete por ti largohu prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje