Kundër Metës për president. A po përpiqet Blushi të zëvendësojë opozitën?

28 Prill 2017, 16:53Politika TEMA

Tashmë Ilir Meta po shkon drejt Presidencës.

Pasi grupi parlamentar i PS votoi unanimisht kandidaturën e Ilir Metës për president të Republikës, pritet që emri i tij të votohet në seancën e sotme të ores 17:00.

Por, në kushtet kur demokratët kanë bojkotuar parlamentin dhe refuzojnë votimin, kur edhe Mesila Doda deklaroi se firmat e 3 deputetëve të PDIU shkuan për Metën president, duke nënkuptuar se do ta votojnë, ka vetëm një njeri që po e kundërshton këtë kandidaturë: i majti Ben Blushi.

Blushi ka deklaruar sot se LIBRA  nuk do ta votojë Ilir Metën për president të Republikës.

Përmes një deklarate, Blushi zyrtarizon qëndrimin sipas të cilit, “Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për t’i ikur krizës”.

Deklarata e oponencës së Blushit ndaj Metës, dy votat kundër që pritet të japin në votimin për Presidentin ai dhe Hafizi, duken si një përpjekje e Blushit për të zëvendësuar opozitën që edhe në këtë votim do të bojkotojë.

3 komente në “Kundër Metës për president. A po përpiqet Blushi të zëvendësojë opozitën?”

  1. Zigur Qarri says:

    28.04.2017 17:36
    Ilir Meta eshte i perlyer ne çdo qelize,person mbi te cilin rendojn akuza te renda.
    Hajdutet e PS dhe PD e dijn fort mire kete,edhe Likja e di qe ato e dijn.Ky eshte
    edhe grepi nga ku jan kapur te gjith.Eshte nje metode aq e vjeter sa edhe shteti,
    metode qe e perdoren aq shume komunistet.Te dhjeret e ngritur ne pozite,nuk
    jan rrezik per hajdutet veshur me pushtet.Me Liken President,shteti dhe morali
    politik varrosen pergjithmone.Kjo tregon,se ne politiken shqiptare nuk ka asnje
    te paster.E gjitha kjo zhurme e kote neper çadra,eshte loja me rrafinuar e Berishes
    per te shpetuar familjen e tij.Me Liken President,ai ka arritur edhe qellimin per
    paprekshmerine.Edi Rama deshtoi totalisht si politikan me mosdenimin e Berishes.
    “Demshperblimi”poshterues i familjeve te viktimave te 21 janar 2011,ishte paralajmerimi
    per mbylljen e kesaj çeshtje.Akuzat ndaj Berishes kryesuar nga Taulant Balla,
    akuza qe moren forme te nje hakmarrje personale,diskretitoi PS.Dekriminalizimi dhe
    Vetingu jan nje mashtrim qe nuk do te gjeje kurre zbatim.Fakti i fresket i Mersin Alles
    investiguar nga Fiks Fare,e tregon qarte kete.3 Deshmitare mjaftojn bindeshem per te
    denuar nje person.Likja i filmuar,si deshmia me e qarte per te denuar dike,del i paster!
    Degradim total i shtetit dhe qytetrimit.Futeni ne Bythe Vetingun dhe Dekriminalizimin.

  2. shtangisti president says:

    ne djall te veje kjo pune..vetem Edvin rames nuk i jepet me vota:
    solli plehrat
    beri amnistine e ilir metes
    zgjodhi meten president

    cfare tjeter kerkoni o kafshe shqiptare…

  3. Treviso says:

    Turpi do ti ngeli Partise Socialiste. Le ta drejtoje shtetin nje hajdut me çizme. U qajtem nga Bujar Nishani. Une do ti kerkoj te falura zoti Bujar Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje