INTERVISTA/ Alfred Moisiu: Ilir Meta do jetë i pari president që do të qëndrojë 10 vjet në krye të shtetit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish- kreu i shtetit Alfred Moisiu në një intervistë për ora news vlerëson kandidaturën e Ilir Metës në postin e Presidentit si të goditur.

Ai tha se në situatën e vështirë politike ku mungon dialogu dhe vendi është përfshirë në ngërç Ilir Meta është promovuar si një aktor i rëndësishëm për stabilitetin politik në vend.

Moisu beson se Meta nuk do te jetë vetëm një mandat 5 vjeçar në krye të shtetit por parashikon 10 vjet.

Intervista e ish-presidentit Alfred Moisiu dhënë për Ora News

Alfred Moisiu: Kandidatura është e qartë tani, sepse konsensusi në një mazhorancë është i plotë dhe unë mund të them që në situatën aktuale është një  zgjidhje nga më të goditurat. Pse e them këtë?!  Sepse Ilir Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses. Pra është një arritje e tij personale, është edhe një përvijim i figurës së tij politike, i tendencës së tij politike që  të ketë ballancë me forcat politike. Është shumë e rëndësishme tek ne vecanërisht në situatën e sotme politike dhe unë gjykoj që kjo punë ka marrë fund, pavarësisht se procedurat kanë radhën e tyre. Me këtë rast unë dua ta uroj paraprakisht, mbase jam edhe i pari që e uroj Ilir Metën për këtë punë, por kam edhe një gjë tjetër.

Them se kjo do të thyejë edhe tabunë e një mandataçe të Presidentëve shqiptarë. Do ta shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Deri tani të gjithë presidentët kanë bërë nga një mandat, edhe kjo për mendimin tim do të arrihej pas shumë viteve. Po ja që u krijua një rast që me raportin që ka Ilir Meta qoftë me të majtën apo me të djathën, por ka edhe një parti që ka kryesuar që tani me siguri ka për ta lënë se është i detyruar nga kushtetuta, kështu që do ketë një vazhdimësi dy mandate, do jetë i pari që do bëjë 10 vjet President. Është një meritë e tij, por edhe një sukses për politikën tonë që ishte bërë turp dhe asnjë president nuk mund të bënte dy mandate, më shumë për kapriçot e politikë sesa për par arritjet e secilit që ushtronte detyrën e kryetarit të shtetit.

Gjykoj që kjo do të zbusë goxha tensionet aktuale politike, pavarësisht nga deklaratat që janë bërë të djeshmet, se politikanët nxitohen, përdorin dhe fjalë që nuk duhen përdorur, që në vend të krijojnë një ambient mirëkuptimi, ata krijonë në ambien acarimi. Politikanët i bëjnë këto gjëra më shumë për elektorat, por krijojnë një frymë pesimizmi poshtë në popull. Se i thonë një fjale “gjuha kocka ska, por koca thyet”, kështu thotë filozofia e popullit shqiptar.

Pra duhet të ruan, sepse art ii politikës është një art më vete dhe në radhë të parë do mencuri, qetësi dhe dhembushuri për vendin dhe popullin tend. Më shumë duhet menduar, duhen lënë mënjanë ato mëritë, kapriçot, egot e politikanëve, sepse në fund të fundit populli i ka zgjiedhur për ta udhëhequr këtë vend dhe jo për të krijuar situata të ndera, situata që të krijojnë ndjenjën se çfarë do bëhet.

Moisiu: Një ambasador më tha që parashikohen turbullira

Alfred Moisiu: Më kujtohet në janar pata një rast, me pyet një ambasador i huaj më tha: Zoti President parashikohet që do ketë turbullira tek ju? I thashë jo! Më pa si me habi se mesa duket ai kishte edhe të dhëna, por unë u nisa nga kjo që për fat të mirë politikanët shqiptarët kanë një gjë, që pavarësisht se krijojnë këto turbullira, aman kur vjen puna në fund i zgjidhin kollja, i zgjidhin thjeshtë. Shpresoj që edhe kësaj radhë të ndodhë e njëjta gjë.

Moisiu: Çështja e zgjedhjeve të lira, e drejtë, por gabimet e politikanëve nuk duhet ti vuajë populli

Alfred Moisiu: Problemi që po ngrihet për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është i drejtë, por ama në këtë situatë nuk ardhur kot ky problem, nuk e ka sjellë populli këtë  situatë,e kanë sjellë politikanët. Pra ata nuk kanë të drejtë që pasojat e gabimeve të tyre ti vuajnë njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse është në të keqen e tyre në radhë të parë, por edhe të vendit.

Shqiptarët nuk janë ata që kanë qenë 20 vjet më parë, kanë ndryshuar. Tani kërkojnë jo vetëm program, por edhe rezultate, janë ngopur me fjale njerëzit dhe bëjnë dallim mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Unë uroj që vërtet gjërat më në fund të  kenë marrë fund dhe falenderoj të gjithë ata që vecanërisht ndërkombëtarët që bënë çmos që të krijohet një kilmë  sa më e mirë për kapërcimin e problemeve.

Situata në Maqedoni, Moisiu: Shqiptarët u treguan të duruar

Alfred Moisiu: Ne shqiptarët jemi një popull me tradita, por kemi edhe një rol të veçantë në Ballkan, sepse për fatin tonë të keq apo të mirë shqiptarë ka në të gjitha vendet fqinje, jemi një shtet i kufizuar nga bashkëkombasit tanë.  Dhe ja çfarë ndodhi në Maqedoni, nuk është mirë sigurisht, megjithatë shqiptarët pavarësisht se na thonë që jemi gjak nxehtë u treguan shumë të duruar dhe bënë mirë që u treguan të tillë dhe të vazhdojnë të tillë derisa të bjerë vrulli i atyre njerzve që nuk mendojnë me kokë, por me këmbë.

Kështu them që gradualisht situata do të …sepse kjo do të jepte ndikime negative në zhvillimin e ekonomisë, në investime, në turizëm dhe e paguajnë njerëzit e thjeshtë.  Vërtet thonë kanë ikur kaq njerëz në emigracion, ama duke punuar duke vepruar kështu shtohen këto shifra nuk pakësohen dhe kjo përgjegjësi është e të dyja palëve, por nëse ngulin këmbë me ultimatum me gjëra që ose kështu ose rashë e vdiqa, është vështirë të gjesh një të mesme të artë.

Moisiu: Kavaja do të shkojë mirë. Nuk duhet që populli të zhgënjehet

Alfred Moisiu: Unë them që Kavaja ka për të shkuar mirë. Pse? Unë e njeh popullin e Kavajës, kavajasit janë popull i zgjuar, pavarësisht nga kultura dhe niveli që kanë por gjithë jetës janë treguar të zgjuar dhe të matur dhe një popull që kanë dashur gjithmonë demokracinë dhe lirinë. Prej fillimit të ndërtimit të shtetit shqiptar 1912 dhe sigurisht duke qënë të tillë ata kanë qenë një bastion i PD dhe shumë mirë kanë bërë, mirpo patën dhe ata atë zhgënjimin e tyre dhe kjo më vjen keq, por duke vepruar kështu ka mundësi ta thellojë këtë zhgënjim. Do të dëshiroja që gjërat të shkojnë mirë. Ne shqiptarët kaq jemi, dhe vetë nuk e dimë sa jemi se nuk kemi statistika të sakta sa kanë ikur dhe sa janë, por nuk jemi ndonjë popull i madh dhe po ti bjeme në qafë njëri-tjetrit kështu nuk është mirë.

Moisiu: Nuk duhet të zhgënjejmë aleatët tanë

Alfred Moisiu: Nuk është mirë sepse zhgënjejmë edhe aletatët tanë, miqtë tanë. Kemi qenë një vend që nuk kemi pasur miq, tani kemi miq, në radhë të parë kemi SHBA që na kanë ndihmuar në 1912, 1920 Presidenti Uillson, ndihmë na kanë dhënë me çlirimin e Kosovës dhe duhet të jemi më të kujdeshëm në kërkesat që na bëjnë në fjalët që na thonë në këshillat që na thonë sepse gjthmonë na kanë dashur të mirën.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “INTERVISTA/ Alfred Moisiu: Ilir Meta do jetë i pari president që do të qëndrojë 10 vjet në krye të shtetit”

  1. Ivan i madh says:

    O gjyshi me duket se dhe ti je dakort qe ne krye te shtetit te jete turpi i Shqiperise i kapur me ze e vidio dhe pare nga bote mbare krye hajduti dhe kanceri i politikes shqiptare Like banditi. Me sa dukesh ti ke ikur per lesh dhe duhet te vizitohesh per skleroze se me sa duket o haron o luan role per te mbrojtur ate.

  2. komandanti says:

    Meta eshte per burg jo per president po ishalla fillon vetingu.

  3. Brahoo says:

    Ketu nuk eshte se kemi politiken te degjeneruar por jane me te degjeneruar edhe keta jashte politikes.

    Kur mendon se ky Moisiu ka qene dhe president i ati vendi,e kupton se perse ai vend nuk behet kurre.

  4. SaSaSa says:

    Politikan i madh edhe ky rrota, na e nxori Lilo Floririn menjehere pas Skenderbeut, ik ore merru me prostaten e leri denglat

  5. tfgs1 says:

    ja dhe i tredhuri i radhes…………..META burr i ”mire”!!!

  6. Simon Vrusho says:

    META – JO 10 VJET, POR EDHE 1 VIT E KA SHUMË…

    Qëndrimi i Metës si president, jo 10 vjet, por edhe 1 vit është shumë… Moisiu, mjerisht dikur president, nuk di se ç’thotë… Zgjedhja e Metës është një aksident i rëndë, një mjerim i parlamentit të mjerë shqiptar më 28 prill 2017… Edhe 1 vit e ka shumë… Pas kurorës së presidentit mbi kokë, atij duhet t’i vendosësh prangat e të pandehurit në duar…

  7. Peco says:

    Meta jo vetëm do qëndroj 10 vjet, por ka mundësi që dhe Monika të qëndroj 10 vjet pas tij.

  8. mira says:

    Ky eshte plak idiot qe parazitet qe ka ne shtepi e kane marre ne qafe. Ky lepin cfare ka beshtyre. Te fala Rimit dhenderit nga Skrapari o plak..

  9. tani says:

    Sigurisht ,shqiptaret i duan hajdutet.

  10. KINGU - BUDINGU - VETINGU !!! says:

    “TA GEZOJME” PRESIDENT-INGUN DHURATE TE PERBASHKET TE KAMPIT SOCIALIST-INGU !
    “TA HAME ME BUKE” O POPULL, REFORM-INGUN E DREJTES-INGUT: VET-GENJESHTR-INGUN !
    “TA PIJME BASHKARISHT ME FUND” LENGUN E DREJTESISE SE K.-INGUT ILIR M*T FLOR-INGUT !

  11. xheJ eN Bi says:

    Megjithe respektin qe kam per Z. Moisiu ,po harron Vetting-un.
    As Presidenti nuk mund t’i shpetoje Vetting-ut.

  12. andi says:

    o ku ka rene ky vend!!! Te japi mend edhe Gjysh Moisiu. Ky e ber çorap drejtesine me emrime mbi baze interesi (kuptohet per veten e tij), e tani bene moralistin, opinionistin, filozofin etj. palaçolleqe te tilla. Ik o plak ne vrimen tende te pleqerise dhe konsumo ato qe more per te emruar gjyqtar e prokuror te pa afte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *