Nard Ndoka sulmon ambasadorin e OSBE: Është përgjegjësi kryesor për krizën. Rama të japë dorëheqjen, ndryshe…

Pas takimit të ambasadorëve kryesorë të Perëndimit në Tiranë me partitë e vogla parlamentare, ka reaguar edhe Nard Ndoka.

Ai ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së, si ëprgjegjësin kryesor të krizës.

“I shpreha ambasadorit Lu që në kohën e komunizmit kemi votuar 99.99%, por kanë qenë të ligjshme në një sistem diktatorial.

Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Me zgjedhjen e presidentit të ri Vettingu tani ka rënë.

Këto nuk janë kërkesa të PD-së, por janë standarde që edhe PD i kërkon për të gjitha partitë e tjera politike.

I shprehëm edhe gabimet që kryeministri ka bërë në raport me opozitën.

Ka zhvilluar zgjedhje lokale dhe i ka manipuluar ato, nuk ka ofruar konsensus për opozitën.

E vetmja rrugë është dorëheqja e Ramës që të mos kalojë në rrugë të tjera.

I thashë ambasadorit të OSBE që ti je problemi kryesor pasi ishe ti që një vit më parë që the se për votimin elektronik nuk ka kohë, ndërkohë që tani thuhet se ka kohë.

Nuk ka unifikim të qëndrimeve mes SHBA-së dhe BE-së.

Kishte një draft në tryezë që fliste edhe për zgjedhjen e presidentit megjithëse ky tani është fakt i kryer.

Ambasadori Lu thoshte se presidenti nuk është zgjedhur akoma.

Nuk pati kërkesë për tu futur në zgjedhje pavarësisht se ky ishte qëllimi i këtij takimi.

Sugjerimet tona ishin përtej dëshirës së tyre dhe më tepër e ndjejnë veten fajtorë të krizës.

U thamë se vendi po futet në krizë të thellë për shkak se disa tyre janë treguar të njëanshëm në qëndrimet e tyre”, tha Ndoka.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...