PD i turret sërish Romana Vlahutinit: Po gënjen aleatët tanë

28 Prill 2017, 13:40Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar sërish ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Sipas PD-së, kjo e fundit ka gënjyer aleatët e opozitës gjatë takimit të mbajtur mes ambasadorëve kryesorë të Perëndimit me partitë e vogla parlamentare.

Deklarata e PD

Partia Demokratike konstaton me keqardhje të thellë se ky është një shtrembërim total i të vërtetës, dhe fshehje e fakteve.

Pas paraqitjes të propozimit për zëvendësimin e 4 ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë dhe shtyrjen e zgjedhjeve për datën 16 korrik, Partia Demokratike në emër të Opozitës së Bashkuar paraqiti një kundër-propozim me 3 pika, me qëllim arritjen e një kompromisi mes palëve:

1.Ofertën që kryeministri i qeverisë teknike të propozohej nga mazhoranca aktuale.

2.Përsa i përket datës së zgjedhjeve, oferta e PD ishte që të eksplorohej nëse zgjedhjet me votim elektronik, biometrik dhe numërimi elektronik do të mund të realizoheshin brenda tetorit. Nëse kjo do të rezultonte teknikisht e pamundur, të punohej për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik të votës.

3.Partia Demokratike rikonfirmoi qendrimin e bërë publik prej 10 javësh se menjëherë pas formimit të qeverisë teknike, opozita do të kontribuonte në parlament për zbatimin e plotë të procesit të Vetingut dhe reformës në drejtësi.

Pas paraqitjes së kësaj oferte për kompromis, Partia Demokratike u informua se Edi Rama e refuzoi këtë ofertë, duke cuar në përfundimin pa sukses të përpjekjes për ndërmjetësim.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dezinformimin e partive të vogla parlamentare nga ana e ambasadores Vlahutin dhe thekson se qëndrime të tilla qartazi të njëanshme dhe dezinformuese nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së krizës, por përkundrazi ndihmojnë në thellimin e saj.

4 komente në “PD i turret sërish Romana Vlahutinit: Po gënjen aleatët tanë”

  1. dfgt says:

    Mandatin qeverisë ja jep populli!
    JO OPOZITA!! O LULUSHE!!!!!!???

  2. AMY says:

    GENJENI GENJENI SE AS VETEN TUAJ NUK BESONI ME ATO QE THONI ! MASHTRUES, HAJDUTE GENJESHTAR, VRASES, JA CFARE ESHTE LIDERSHIPI I PD-SE, JU NJEH EUROPA TASHME, DHE NGA QE JU ERDHI FUNDI ME DOREN TUAJ, NUK DINI CFARE THONI DHE CFARE SHPIFJESH FABRIKONI,

  3. Poni says:

    Imperilaizmi amerikan dhe ai evropian te hahahahahahah erdhi koha e xhaxhit me duket ?

  4. Fatosi-kosove says:

    Sot edhe vet pjella e millosheviqit po quditen e si ka mundesi qe akq mire ti mbroje interesat e tyre sali berisha e lul basha,bile bile edeh sikur shqipaeria te ishte okupuar nga millosheiqi nuk do te kishte ditur ti beje vendit ate qe diten dhe munden kjo dyshe,prandaj shqiptaret e kane kuptuar tash se pse kjo dyshe ak kapur drejtesine dhe pse guxon te kercenoje e te shaje te gjithe,eu Zot i madh vrane nejrez ne Gerdec epr biznes familjar,vrane njerez ne shesh me 21 janar,vrane Sokol Olldashin,Pashkon,Xhindin,Trebicken,i falen detin grekut,token shkaut,vjedhen vota sa here kishte zgjedhje,krijuan republiken e hashshit dhe jo qe nuk kerkojne falje por krenohen per krimet e veta,kurse llalla i drejtesise leh posht e larte se po vjen era pordhe e Rames kurse maskarat e dyshes se qaders nuk i shef,prandaj duhet nje revolucion ne drejtesi dhe te filloi menjeher venja para drejtesise qe nga llalla,luli,sali berisha,noka,starzimiri qe dilte i armatosur ne park sepse po humbte biznesin e droges e shume te tjere kriminel ne qader,o Zot ku je apo edhe atje aken vendosur nje llalle apo nje nishan qe jane dehur nga hashashi dhe dollarte e plaqkitur ne bankat shqiptare,e mallkuar qofshi per jete o kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje