PD ka 3 skenarë për Kavajën, drejt përplasjes me policinë. Basha: S'mbajmë përgjegjësi për dhunë

28 Prill 2017, 08:57Politika TEMA

Me dështimin e negociatave, ndërmjetësuar nga përfaqësuese të Parlamentit Evropian, Partia Demokratike ka intensifikuar përgatitjet për provën e dytë të mosbindjes civile në Kavajë, ku do të tentojë prishjen e procesit zgjedhor, për të treguar se ka fuqi edhe për të shkatërruar zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Një ditë pas takimit me krerët e partive aleate, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Në fokus të takimit mësohet se kanë qenë përgatitjet dhe modalitetet e protestës dyditore në Kavajë, për të pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, porosia e parë për krerët e degëve ka qenë mobilizimi i bazës dhe maksimalizimin i pjesëmarrësve në protestë. Ndonëse përfaqësues të PD kanë deklaruar se marshimi do të jetë paqësor, vetë objekti i protestës, që konsiston në moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve në Kavajë, e rrëzon këtë opsion. Gjatë takimeve të Bashës me aleatët dhe krerët e degëve janë propozuar skenarë të ndryshëm, të cilët bashkohen në një pikë: Në prishjen e zgjedhjeve në Kavajë.

Skenari i parë

Sipas burimeve, skenari më i mundshëm është ia i bllokimit të shpërndarjes së materialeve zgjedhore para procesit të votimit, si mënyra më e sigurtët për sabotimin e procesit. Në këtë kuadër, drejtuesit e strukturave të PD në rrethe janë udhëzuar për të sjellë një numër sa më të madh protestuesish në Kavajë, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme, pra që në datën 6 maj.

Mbështetësit e Partisë Demokratike do të kalojnë natën e 6 majit në Kavajë. Gjatë kësaj kohe, pra nga pasditja e 6 majit deri mëngjesin e së dielës, protestuesit mund të ndërhyjnë me forcë, për të shkatërruar bazën me materiale zgjedhore pranë KZAZ përkatëse. Megjithatë, një plan i tillë do të çonte në përplasje të pashmangshme të protestuesve me forcat e policisë.

Skenari i dytë

Plani i Partisë Demokratike për shkatërrimin e materialeve zgjedhore që natën e gjashtë majit mund të dështojë, për shkak se Policia e Shtetit mund t’i mbajë në Tiranë materialet zgjedhore dhe t’i shpërndajë mëngjesin e shtatë majit.

Në këto kushte, protestuesit e Partisë Demokratike, që në orët e para të 7 majit, mund të rrethojnë qendrat kryesore të votimit, për të mos lejuar futjen e materialeve zgjedhore. Për shkak të një numri të madh të qendrave të votimit, PD synon të çojë sa më shumë protestues në Kavajë. Edhe ky skenar do të çonte në përplasje të pashmangshme me forcat e policisë.

Skenari i tretë

Në kampin e opozitës përflitet edhe një skenar tjetër më pak i mundshëm për zgjedhjet në Kavajë. Është më pak i mundshëm pasi mund të aplikohet vetëm nëse dështojnë dy skenarët e parë. Plani konsiston në rrethimin e qendrave të votimit, për të mos lejuar qytetarët për të votuar.

Por, një lëvizje e tillë, do të prodhonte konfrontime jo vetëm me policinë, por edhe me qytetarë të Kavajës, kryesisht të krahut të majtë. Një skenar i tillë mund të provokonte fillimin e përplasjeve sociale.

Basha: Nuk mbajmë më përgjegjësi për dhunën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar dje se mund të heqë dorë nga protesta paqësore, duke kaluar në dhunë.

Edhe pse po organizon mosbindjen civile në Kavajë, Basha tha se përgjegjësinë për akte të mundshme dhunë nuk e mban më ai, por Edi Rama.

“Përgjegjësitë do ti kenë provokuesit. Që do të thotë se për hir të kupolës së vjetër që ka marrë peng Shqipërinë, ne nuk do të lejojmë marrjen peng të zgjedhjeve”, tha Basha.

Ndërkaq, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët e degëve, Lulzim Basha dje zhvilloi një takim me Bujar Nishanin në Presidencë për rreth 30 minuta.

Pas takimit me Nishanin, kreu i opozitës ka takuar ish­kryeministrin Berisha. Në daljen e parë për mediat, pas takimeve me Nishanin dhe Berishën, Basha përsëriti se PD nuk ka ndryshuar asnjë nga qëndrimet e saj, ndërsa theksoi edhe njëherë tjetër se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë as pas 10 apo 100 vitesh.

“Qëndrimet tona i keni, qëndrimi i djeshëm është i djeshmi i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh”, tha Basha

17 komente në “PD ka 3 skenarë për Kavajën, drejt përplasjes me policinë. Basha: S’mbajmë përgjegjësi për dhunë”

  1. Poku says:

    Xa xa mos xarro se i pari qe futesh brenda do jesh ti dhe asnje tjeter dhe shtetin do e mbeshtesi e gjithe evropa po pati dhune.e dyta as shteti e as policia nuk mban pergjegjesi per ata qe shkelin ligjin do kapen dhe do denohen sipas ligjit qe ke vendosur ti ne te gjitha rastet je kundravajtje me ligjet e shtetit.pra eshte vetvrasje jo vetem politike po dhe qytetare dhe nuk do kalosh dot dhe vetingun as si qytetar as si politikan se do jesh me procedim penal.

  2. Pd-istet me moral jo rrugac si ty says:

    O zagar me kete gjuhe qe ti ke zgjedhur te komunikosh ,nuk te duan as femijet e tu e jo me PD-istet apo populli,vec te urrejne ,tradhetar ,hajdut ,KRIMINEL,nuk te besosh kush ,mos u lodh fare

  3. Shqipo says:

    Lyl, ate qe po mbjell do ta korresh te shumefishuar! Je thjesht nje deshtak e antishqiptar i kulluar!

  4. Maks says:

    Po qysh mor ndyresire nuk lejon popullin ti qe te votoje ti bej thirrje simpatizaneve tuaj qe te mos vene ne votime po votuan me pak se 50 perqind zgjedhjet nuk njihen po qen me shum ti duhesh te qepesh buqen dhe hap syt qe mos konfronto popullin ne lufte civile se ti do e hash i pari

  5. Endri says:

    Ta q… ate kurven o klysh bushtre, I nxjerr, I nxit e s’mban pergjegjesi? Pa provoje se e shef si perfundon.

  6. babo says:

    Ku ka bur nene apo b.k qe te ndaloje dike te votoje? Kjo eshte marrezi qe as ne Kosove nuk ndodhi. Milloshevici nuk e pengoi zgjedhjen e Rrugoves president aty, thjesht nuk i njihte si zgjedhje. Sali Ram Berisha do te te pengoje edhe te votosh – kjo nuk eshte pare dhe degjuar.

  7. Nje lexues anonim says:

    Ne qofte e vertete…
    dorashka u hodh, z. Kryeminister. Burrat e pranojne sfiden dhe i dalin perballe rrezikut. Kurse “burat” fshihen pas llafeve. Dili zot vendit dhe mbroje popullin tend, o sot o kurre…

  8. ANI says:

    ??????PD?????????

  9. Fatmir Lohja says:

    Nuk i u kuptoj thirrjet e Lulkes:”Do te mbroj voten e lire!? Ne krahun tjeter:”Nuk do ta le popullin te votoj dhe nuk mbaj pergjegjesi!?”Eshte futur ne politke pa e dite termin popull.Ai ka ne duar perfaqesimin e gjindjes,ne opozite,e cila eshte pakice e popullit te tij.

  10. Landa says:

    ???, BËRRYLIN , LULUSHES!??

  11. K.Trebicka says:

    Ky eshte fundi i botes, as korea e veriut nuk perben cmenduri te tille.
    Shohin armiq e komplote si Enveri akoma perendimi na doli armik.
    Keta jan akoma jasht hekurave qe ne 25 vite vrane e vodhen kete popull. Por keto persona vrasin dhe baben e vet per pushtet.
    Kjo cader po te kishe qene e socialisteve do kishe qen bombarduar me napalm si baze me arme sekrete te sofistikuara, nga nxenesi i vullnetshme sali enver Berisha.
    Pra sic shihet te nderuar komentues edhe sot PD tregoj antishqiptarizmin e saj, don kaos e te vdekur me mbuluar te gjitha ato vrasje kur kan qen ne qeveri. Prandaj shqiptar mos vdisni rruges per xhepat e Bashes e klanin Berisha se keta e duan pushtetin me gjakun e juaj. Basha as nuk duhet ti permend fjalet si nena, baballar e vellezer se e di mir se shqiperia ku esht katandisur sot eshte vetem per fajin e nje personi ati te Sllavi Sali Fazllic Sloboda Berishovic……………

  12. POPULLI says:

    Per ke popull flet ti mor kelysh k…. .! Dhe Kim Jongun te pyesesh thote jam per zgjedhej te lira dhe te ndershme.A nuk i vodhe ti zgjedhjet ne tavoline ? ,a nuk falimentuat shoqerine e fluturimeve ne 2013 se sollet pa pagese nga jashte me avione gjysmen e emigranteve me pleq e me femije (se e di shume mire kete pune) dhe humbet ne menyre spektakolare. Ja kam vene vizen e kuqe Sali berishes ne 1997 se me lemerisi femijen e vogel me armet dhe ku ne tirane,por nuk do tia fal kurre me kete gje lul pederastit dhe kesaj partie qe e kane kthyer ne nje bordello .Perpara femijve te mi lulrat,salirat,ristanat,kreshnikerit,dhe gjithe soji dhe sorollopi i tyre me duken si miza dheu.

  13. pjeter says:

    oh c’te mbajtur,jo vetem ju,do te mbajne pergjegjesi edhe ata qe nuk do aplikojne ligjet, policia e shtetit do arrestoje kedo qe pengon zgjedhjet e lira, dhe ti bashe e di shume mire, kushdo qe vjen nga rrethet ne kavaje dhe pengon kavajsit te votojne, do te arrestohet, rrezikojne shume,hiqeni nga mendja se do kete amnisti ne ardhmen.

  14. xhaja nga Kavaja says:

    hajde o Lulush ne Kavaj hajde ,se çunat e bukur si ti ne i presim mire,aq mire sa i ulim ne prehen….

  15. Aleko says:

    Nese ky birbua krijon pengesa dhe perpasje ne Kavaje ahere policia duhet ta arrestoje.Kush eshte ky kriminel qe duhet te pengoje qytetaret te votojne.Ligji eshte nje per te gjithe…Mos kini droje se edhe militantet e tij nuk jane aq trima sa te sakrifikojne koken e tyre per kete te pafytyre qe po le kokren e namit si nje rrugac lagjeje..

  16. Shigjetari says:

    Duket qarte se ketij i ka ikur mendja fare. A i duhet lene ketij njeriu drejtimi i PD? I mbyturi te mbyt. A kane mbaruar njerezit e mençur ne PD?

  17. Fatosi-kosove says:

    Po si ka mundesi o zot ku edhe aps gjithe atyre vrasjeve,krimeve dhe shkaterrimit te vendit te kete akoma shqiptar qe i shkojne pas nje grusht vrasesish,une them se shteti duhet tia ndaloi levizjet keti gjakpiresi qe shifet qarte se eshte qartur sidomos nga shkaterrimi i lazaratit,prandaj per mua ska snje dyshim qe secili qe eshte me lul bashen dhe sali berishen jane kriminel dhe si te tille duhet tu tregohet vendi,e vendi per ta eshte burgu e jo para qendrave te votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje