REAGIMI/ Deputeti socialist: Prokuroria po përdoret politikisht. Pse nuk merr të pandehur Sali Berishën?

28 Prill 2017, 23:38Politika TEMA
REAGIMI/ Deputeti socialist: Prokuroria po përdoret politikisht. Pse nuk

Deputeti socialist Vladimir Kosta, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të tij.

Ai thotë se Prokurori po përdoret politikisht.

“Keqardhje për përdorimin politik të institucioneve.

Jam njohur sot nga media me një kërkesë që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë KQZ për mandatin tim.

Nuk dua të bëj komente mbi punën e institucioneve ligjzbatuese, por nuk mund të lejoj të më përdhoset emri dhe imazhi im.

Rasti im është i njëjtë me atë të 19 deputetëve të tjerë që bënë shtesa në formularin e dekriminalizimit, pasi kishte kaluar afati ligjor.

Në rastin tim kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000.

Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar.

KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje.

Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni.

Shtesa në formular bënë edhe mjaft deputetë tjerë dhe nuk pati asnjë kërkesë të tillë.

Po për Sali Berishën etj, pse nuk kërkojnë heqje mandati?

Do ju kërkoja dhe mediave të ishin të kujdesshme kur shkruajnë se unë kam “fshehur” të dhënat në formular.

Po postoj një kopje të dokumentit zyrtar që kam dorëzuar për tu treguar se Prokuroria ose nuk di, ose nuk ka dashur ta lexojë”, shprehet deputeti socialist.

5 komente në “REAGIMI/ Deputeti socialist: Prokuroria po përdoret politikisht. Pse nuk merr të pandehur Sali Berishën?”

  1. ami says:

    O zoti Vladimir Kosta, ti ke merite se u bere biznesmen duke shitur sheqer, vaj oriz etj, por deri ketu te shkon zotesia, se per mend ka burra te tjere Edi Rama, prit se do shohesh…?

  2. bledi says:

    UN MENDOVA SE KISHTE ECUR ME SHPEJTESI DHE KA MARRE GJOBE ,KY TIPI PASKA QENE SI ISA BOLETINI ME ARME NE BREZ.KY DUHET TE ISHTE NE BURG BASHKE ME ATE QE I KA VENE GJOBE PER KETE KRIM.
    S KAM GJE PERSONALE PO ME VJEN HABI ME CA TIPA INTELEKTUALESH QE BEJNE GANGSTERIN SI AVOKATI I CARLITOS
    I KA HIKUR KOHA MIHAL GRAMENOS ME PUSHKE DHE ME PENE
    HAP KRAHUN MERRU ME GRABITJE PO TE PELQEJNE ARMET

  3. emigranti says:

    o zoti kosta po ti e di qe sa te jete adriatik llalla ne krye saliut, lulit dhe pd-compani nuk do ti hyje asnje gjemb ne kembe sepse e kane mikun e tyre. KETA prandaj po luftojne kaq forte duke gjendruar tek cadra.

  4. DETARI Atllantidhes? says:

    Masa e denimit 10 mije lek !( dhjete).gjobe eshte .nuk eshte ndonji shkelje sekushedi….

  5. Strong says:

    Pse nuk merr te pandehur Saliun? Ahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Po pse e vuni Saliu Llallen Kryeprokuror, me kap Saliun? Aahhahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje