Rusia e shqetësuar nga lirimi i Ramush Haradinajt dhe “Shqipëria e Madhe”

28 Prill 2017, 15:54Rajoni TEMA

Rusia është e shqetësuar për faktin se gjykata e Francës liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas një bisede telefonike të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, është thënë se Rusia ndanë shqetësim të thellë me Serbinë dhe standardet e dyfishta të Parisit ndodhin para politikës agresive për realizimin e “Shqipërisë së madhe”, e cila mund ta shkatërrojë stabilitetin e brishtë.

Lirimi i Haradinajt shkaktoi pakënaqësi në Beograd dhe pritet që Serbia t’i shkruaj edhe anëtareve të OKB-së.

Millovan Drecun, shef i komisionit për Kosovën në Parlamentin serb, thotë se për Serbinë, Ramush Haradinaj është ende person i kërkuar.

“Rasti i ardhshëm dhe i fundit ndërkombëtar është Gjykata e re në Hagë dhe do ta shohim nëse kjo do të ndodhë. Por, ne mendojmë se mund të bëhet koalicion mes Ramush Haradinajt dhe Thaçit dhe kjo do ta bënte më të vështirë situatën”, u shpreh Millovan Drecun, deputet serb.

Drejtësia serbe pretendon se ka fakte të reja mbi rastin Haradinaj. Ndalimi i tij është vetëm një nga akuzat në adresë të politikanëve nga Kosova dhe atyre që kanë marrë pjesë në luftë. Haradinaj u ndalua edhe në vitin 2015 në Slloveni.

2 komente në “Rusia e shqetësuar nga lirimi i Ramush Haradinajt dhe “Shqipëria e Madhe””

  1. Timi says:

    Me keto gjyqe Serbia perpiqet te binde boten qe ata jane viktima dhe jo Kosova. Kjo eshte e turpshme. Polika kosovare duhet te beje me shume per te diskredituar Serine ne bote dhe jo te harroje genocidin serb. Serbia po ndjek nje politike te zgjuar. Shqiptaret duhet te behen me te mencur ne kete drejtim dhe te mos flene gjume por te pergatisin dosje te reja per kriminelet serb ne pushtet apo jo.

  2. xheJ eN Bi says:

    Mesa duket Rusia gjen rast per t’i hedhur zjarrit nje bidon me benzine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje