Artan Fuga: Tani na presin ditë të zeza….

Nga Artan Fuga

Presidenti i Republikës u votua nga mazhoranca, por kriza institucionale vazhdon të thellohet me ritme edhe më galopante.

Kështu e ka politika kur ka mbaruar. Kujton se zgjidh një krizë duke prodhuar edhe farën e një krize edhe më të madhe në të ardhmen.

Për të përballur një krizë në rrugë dhe në votimet e ardhshme, u prodhua edhe fara dhe farsa e një krize institucionale edhe më të fortë, edhe më radikale, edhe më tronditëse e me pasoja të pallogaritshme në të ardhmen që nuk dihet ku do të na çojë poqese nuk shihet drejt e në sy.

Ditë të zeza e presin institucionalisht shtetin shqiptar.

Maqedonia ka konflikt, por ama është konflikt mes grupimeve politike që ekzistojnë dhe rivalizojnë lirisht në hapësirën institucionale.

Turqisë i marrim të keqen ne sepse atje ka opozitë, media të pavarura që luftojnë me autoritarizmin, ka ligj.

Shqipëria është shumë më keq. Ne deri tani kishim pluralizëm politik, ndërkaq nuk kemi pasur kurrë shtet të së drejtës.

Tani nuk kemi më as pluralizëm politik.

Nuk na jepen as mundësia të festojmë sepse morëm presidentin e ri, por humbën tërësisht pluralizimin politik.

Ironia cinike ku u arrit të thuhet që Presidenti i ri përfaqëson edhe opozitën sepse as në PD nuk gjendet një person që ta përfaqësojë atë më mirë, nuk e zgjidh çështjen!!!

Loja e fjalëve zëvëndësoi imagjinatën e shëndoshë politike.
Nuk kemi cfarë t’i bëjmë realitetit, e zëvendësojmë me lojë bajate fjalësh.

Ne jemi tanimë politikisht dhe institucionalisht krejt të papërcaktuar.

Jemi shtet pa model.

Pa emër institucional. As pluralizëm politik, as anarki e plotë, as diktaturë tërësore, as autoritarizëm, aristokraci jo e jo, demokraci është të fyesh emrin e përdorur kur mendon se çfarë pushteti kemi.

Me një fjalë jemi në një model shteti të pathënë, pa emër, të papërcaktuar, në çekuilibër, si rezultat i gjithë historisë sonë të gabuar institucionale në këta njëqind vjet, i një klase politike që nuk pati pjekurinë të mendojë për kombin, përtej interesave të vockla meskine të vetëpasurimit, si pasojë e një qytetari që më mirë merr këmbët në kokë dhe ikën në Gjermani a në Askundland sesa lufton dhe rreziston në atdhe, si pasojë e rivaliteteve gjeopolitike botërore që kalojnë këtu mes përmes Lanës që ende vjen era fekale, si pasojë e mungesës së traditave politike qytetare, dhe e modelit të munguar të biznesmenit që nuk është sipërmarrës, pra nuk është marrës – përsipër.

Shqipëria jetime, përtej një retorike paternaliste dhe nacionaliste që fsheh braktisjen totale të saj.

Kulturën e kanë lënë në dorë të atyre që e rrjepin me tendera dhe ja u lënë në dorë lopëve që mbushin vendet arkeologjike dhe monumentale me bajga që i nxjerrin sa nga poshtë sa nga lart.

Arsimi mos o Zot, nxënës që i kanë lënë në mënyrë kriminale në duart e administratorëve injorantë.

Ekonominë dhe financën e bëjnë të paaftë që falimenntojnë bankat kombëtare, i vjedhin, i kërdisin paratë tona pa krijuar vlerë.

Mbaroi edhe pluralizimi politik.

Jemi në ASKUNDLAND!

Në ajër.

Të trullosur nga kanabisi si bletët që nuk kthehen më në fole. Të errësuar nga sytë si lakuriqtë e natës.
Të budallallepsur nga propaganda bajate e llafazanëve që mbushin xhepat duke boshatisur kokat e shqiptarëve.

Presidentin mazhoranca! Ta gëzojë!

Kryeministrin mazhorranca! Marrtë nga ditët tona!

Kryetarin e Kuvendit që Kuvend i thënçin si është katandisur, mazhorrranca. E paçim me jetë kur ta kemi!
Gjyqtarët do t’i emërojë mazhorrrranca! Hë më të lumtë jo!

Mediat. Mazhorrranca që i censuron nga Bashkia te Qeveria. Rrofshin sa malet!

Bashkitë. Përsëri mazhorrranca. Na marrtë të keqen armiku na martë!

Po administratën? Militantët e mazhorrrancës mbushur. Mbushur zyrat e shtetit dhe të bashkive me militantë të forumeve rinore partiake.

Cfarë do bëhesh kur të rritesh?

Antar partie mo!

Gëzuar Baftjar!

Avokatin e popullit? Pse populli do ta ketë? Mazhorranca përsëri.

Drejtorin e kopshtit zoologjik?

Mazhorranca!

Rojen e pallatit?

Mazhorranca.

Gjobavënësin e veturave parkuar keq në buzëtrotuare? Mazhorranca mo, pse kush?

Pastruesit e rrugëve?

Sigurisht mazhorranca.

Kush jep tenderat?

Mazhorrranca!

Po shkencën kush e bën?

Mazhorranca!

Ne jemi në askund dhe po shkojmë drejt murit.

Po populli?

Celsat e kashtës! Dashke sovranitet për qytetarin. Populist!

Celsat e kashtës dhe asistencën mujore!

REMOTE_ADDR:[]

44 komente në “Artan Fuga: Tani na presin ditë të zeza….”

  1. santiago says:

    Ο Artan…me te pjerdhesh se sa te flasesh

    1. Grigor says:

      Desha te shkruaj diçka per kete gjoja profesor, por nuk me latë more. Ç’te them tani? Ju I keni thene te gjitha. Vetem t’ju falenderoj qe bëtë komente ketu dhe treguat se nuk jane te gjithe shqipetaret rrota trapi si ky gjoja, por ama gjoja, profesor.

    2. coku says:

      po mire o artan po sakaqi qe kemi akoma deri ne dt 23 a perfaqesonte te gjithe popullin. ky te pakten u zgjodh me me shume vota se ai i meparshmi, dhe e dyta cti bejme bashes qe nuk hyn ne kuvend. keshille shko fryi bashes ne vesh te verteten dhe mos i thoni genjeshtra. me duket se basha i ka bere llogarite me kristalin ose ufon.

    3. Fshatari says:

      O Tan te pjerdhsha vespen

  2. Aureli says:

    O tan koqja , e mban veten per shkencetar ti? ik o tani mbytu mje nje pike uje. Shumica thuhet ne shqip o tanuc (me t te Vogel) jo mazhorranca o shkencetar i bythes.

  3. LUAN says:

    MIRE DO QE MOS TI SHIKOJE GJERAT ME SYZET E DIELLIT PER NJE PALE DHE ME DRITEN E FISHEKZJARREVE PER PALEN TJETER. KETO QE IU THONI KANE NJE ZANAFILLE QE NGA 1992 . JO TE GJITHE JANE NJELLOJ.

  4. devis says:

    I bej thirrje policise dhe organeve te tjera shteterore te izolojne kete njeri pasi me duket mjaft i cekujlibruar. Sepse nuk mund te presim gje tjeter nga nje ish bllokmen.

    1. Drejtësi says:

      Mossss te lutem se ai këtë do, pak arrestim dhe pak polici…e imagjinon dot se si do të shndërrohet pastaj në çfarë lloj njeriu…

      Tërhiqe mbrapsht atë që the për hir të së mirës publike 🙂

  5. Den says:

    Mund te shkruash shume gjate per ty dhe analizen tende,ka dhe te tjere si ty,por kaqol si ty jo,je unik ne llojin tend te kaqoleve

  6. ha ha rakaka says:

    shtet majmun jemi
    shtet majmunesh me internet.
    si n amerik ku majmunet dijn kompjuterin dhe shperblehen me karramele kur I pergjgjen pytjeve sakt.
    .

  7. KOMBI says:

    Shume here me mire me maxhorancen , qe nuk eshte aspak e vertete ,qe ky vend ,nuk do te kete nje opozite te re , se sa me ate opozite kriminale , qe dhe vete e kuptoi qe eshte e dale boje , roli i saj eshte i mbaruar , prandaj dhe vendosen te dalin jashte loje .
    SHKRIMET E FUGES JANE PER TU HEDHUR NE KOSHIN E PLERAVE .

  8. tironsi says:

    a c’na cave trapin dhe na ze kot faqet e gazetave,
    Kokrra e komunistit dhe koqes!!!

  9. Kushi says:

    Kerkohet nje grua qe te perdhunoj Fugen…mbase vjen ne vete.Veshtire do jete,por po nuk do kete sukses gruaja,kerkohet nje zezak.

  10. ....Landa says:

    IK …..IRDHUUUUU!!!
    ……….ORDHACCCCCC!!!👎👎👎👎👎👎👿

  11. Tutu says:

    Eh mor Artan te ngeli enderra pergjysem per president…por mercenaret dhe profesoret e sajuar si puna jote kete fat kane…per ty vertete te duken dite te zeza…

  12. Aseni says:

    Se si eshte Shqiperia e dime, po zgjidhja cila eshte? O profesor inatci e llafazan?

  13. A.G. says:

    Gjuha eshte afer gurrrrmazit qe t`i sherbeje atij.

  14. ENDRI says:

    ZBRIT ME KEMBE NE TOKE SE NGELE MAJ MOTORRIT O LOQE. TE KA MARR ERA TRUT.

  15. lulashi says:

    Ik ore legen i Saliut.

  16. Life is game says:

    Mos paska deshe te behet vete Pres.
    Maxhoranca i kish “borxhe” Tan Hoxhes, sepse megjithse spiun ata para 4 vitesh thane se u tall Berisha me te. Kurse per ty, sorry!

  17. ladi says:

    O Loqke,pa shiko te gjitha komentet ne gazeten qe e ke botuar ate mut analize a flet ndonje pro teje?Analizo njeher trurin tend te pjerdhur,te rrjedhur,dhe ec ha pilaf tek cadra.

  18. Zigur Qarri says:

    Ja thua,po kujt ja thua se?!
    Nuk heq asnje presje Z.Fuga.Skanim me perfekt politikes shqiptare,nuk behet.
    “Normal”qe militantizmi kanceroz do te kundershtoje,sepse i ke prekur ne nerv
    injorantet me diplloma te blera,qe kan stermbushur zyrat e “shtetit” shqiptar.

  19. Dino says:

    PO KUR FLET DHE KY DHE ANKOHET VAJ MEDET POPULLI I SHKRETE I CILI JETONTE NE NJE VILE DY KATESHE ME BACHE TE KOFERENCA E PEZES DHE PISPILLOSEJ KUR TE TJERET JETONIN NE BRIMA MIU. E SI VJEN KJO JETE KARIERISTA PORDHACER.

  20. Rrok cubi says:

    Edhe ky ka humb rrugen,ky nuk e din akoma ku ka qene dhe tani pretendon te na tregoje se ku po shkojme,se cfare beri ky gjithe keto vjet post diktature,as vete nuk e din,te rrofshin titujt,po nuk i hyn ne pune kujt,ke cadra ke shku vone,se te shkoje me perpara,do te kishin bere dicka.

  21. Patrioti says:

    Zoti Fuga Turqise ti merrni ju personalisht te keqen, po jo ne te tjeret. Turqia eshte duke instaluar nje Diktature. Kurse ne mund te kemi shume gjera po jo Diktature.

  22. Bledi says:

    Jam shume kurioz te di se ciles nga veprat e tua ju ben xhirro me motorr o tani?

  23. capi dhia says:

    O Fuge, ti ne France jeton ose ha buke, dhe atje do ta mbyllesh jeten tende, keshtu qe: mos tall bythen me ne, duke na qare hallin se dite me te liga do te vine. Boll, tani, boll.

  24. Arber Iliri says:

    Ja ke fut kot plako.hahahahaSa vjen e hardalloset me shume ky prefesori e ka nga skleroza apo gje tjeter.Nuk e kuptoj, po me uren cpaten? hahaha

  25. BUJARI JU DEGJON says:

    Vajto o “Profesor”,vajto o KUKUVAJKE… 🙂
    Eshte koha kur populli po merr hake…
    Le te qaje e te dridhet cdo sharabajge…

  26. Ono says:

    Po pse Tani? Kur president u be Nishani, kryeminister Sala, Xhozi kryeparlamentare si ishim? Tani jemi me mire, se Meta dihet qe nuk i bindet shume Rames. Me realist jo kaq partisk o Tani.

  27. hë për hë.... says:

    Superhajduti fuga qe ben si i ndershem. Lubia dhe marresi i te gjitha detonacioneve per ojq te nga sorosi dhe organizmat e tjera nderkombetare. I pangopshem deri ne peshtirosje, del sot dhe ben te ndershmin. Madje te jep edhe mend duke lexuar filxhanin e tij gri.Shqiperia gelon sot nga soj hajdutesh trafikantesh e grabitesish qe shajne njeri tjetrin si kurvat e “ndershme”. Kur nuk kemi nje fshese te madhe e ti marrim qe te gjithe e ti hedhim ne koshin e plehrave. Keta jane antishteti qe ne demokraci kerkojne te ngjallin gjithe rregullat e sistemit qe lame pas. Gjen mes tyre autokrate, psikopate, vrasese, spiune, sekretare partish qe papandehur jane kthyer dhe drejtues te grupimeve politike qe shkelin te drejtat themelore dhe lirite e njeriut.Shesin edhe moral. Ptuuuuu fare e keqe. Mjere ai popull qe u voton dhe del krah jush per interesat tuaja ne udhet e krimit ku doni ti fusni per te mbrojtur interesat tuaja anti popull.

  28. demokrat mbas 90. says:

    TE DHENTE ZOTI VETEM TE ZEZA O ZVARANIK
    me qe ja uron shqiptareve.

  29. koli says:

    po, dite te zeza per klyshet e moskes e beogradid.
    dite te bardha per shqipetaret or trap.

  30. NjeQytetarOptimist says:

    Ik ore plak matuf…

  31. Treviso says:

    Foli njehere ashtu si duhet Artan Fuga. Kam qene gjithmone kundershtare ne mendime me Artan Fugen, por sot na bashkohen mendimet.

  32. kodrasadikitk says:

    Shkrim dhe qendrim pa lidhje e nji prof. te ditur por mjerisht qe po anon kah e keqja e kah regresi .PD pas ardhjes se Lulzim Bashes duhej te avancohej e te ripertrihej dhe te punonte per shtet,per kombe e per atdhe.Kjo politike mjerane e qyqare e tyre po pengon vendin te ece perpara dhe po punon me instrukcione te jashtme per te frenuar lirine e zhvillimin e shtetit Shqiptare .Rrenat e dredhite e tyre u pane e po shiofen dita -dites por besoj e shpresoj ne syqelsine e popullit tone qe mos ta perkrahin kete fryme antidemokratike e antikombetare e antishtetnore qe po e aprovojne Berisha e Basha ne deme te shqipnise e shqiptareve ne pergjithesi….

  33. nari says:

    O Tano ,nuk bon as per teknik speci !

  34. Aliu says:

    Edhe arkeologjine, ne keto 19 vjet e ka kunata e Tan Fuges, sepse e ka qe nga viti 1998, kur ishte Rama Minister Kulture e me te gjitha qeveriut nuk ja ndjeu

  35. Agim Boraku says:

    Turp per “Akademizmin” (ju lutem lexojini thojzat) shqiptar qe perfaqsohet nga nje tip si ky.
    Te nderuar komentues, A. F. eshte Akademik, shume me teper se Profesor! Per ate cfare permban gjykimi i tij
    ne kete rast, fatkeqesisht, mund te thuash pa medyshje se eshte nje Akademik Leshi (pa thojza).
    Agimi

  36. Profesori! says:

    Ti ke pjerdhur me kohe o ‘”Akademik”” po pi ilacet….

  37. keli says:

    Kot e ke frefesor kto derra nuk mushen me men.

  38. Roza says:

    Shkrim shume I dobet.
    Gazeta duhet te perzgjedhi me mire artikujt qe boton. Artikuj si ky I ul vlerat gazetes.

  39. Pali Gjoka says:

    Analize idiote e nje profesori idiot. Kush te ka dhene kete titull profesor ore sharlatan, kush te degjon lexionet ty ore shpirt keq dhe pa pike ideje se kane funksonuar politikat ne Shqiperi. Duhet te jesh me ngarkesa pozitive dhe jo negative ne extrem. Harram te qofte qumeshti i nenes shqipetare.

  40. Z. FUGA nje pyetje per ju dhe per te gjithe analistet qe shkruajne si mendoni ju perse Z.RAMA e perkrahin SHBA dhe EUROPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *