Gjergj Bojaxhi: Ka frikë robi të zbresë në qytet se merr vesh që Ilir Meta është zgjedhur president

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Ka frikë robi të zbresë në qytet se merr vesh që Ilir Meta është zgjedhur president”.

Kështu shkruan Gjergj Bojaxhi, që ka postuar këtë foto pas një udhëtimi në mal.

Më pas, ai ka shpërndarë deklaratën e mëposhtme, ku shprehet se zgjedhja e Metës president, ishte një Pazar politik.

“Sfida për Shqipërinë” sheh zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit si një tjetër pazar mes politikanëve të vjetër që nuk zgjidhen më por emërojnë njëri-tjetrin.

Pozicioni i Presidentit si përfaqësues i unitetit të Kombit po i largohet misionit të tij dhe po bëhet thjeshtë mbrojtje imunitare për problemet politike.

Shqipëria po e braktis gjithnjë e më tepër demokracinë.

Tashmë jo vetëm drejtuesit e institucioneve por edhe kreu i shtetit po zgjidhet në tryeza kafenesh apo dreka pazaresh.

Përditë e më tëpër shqiptarët po binden se tre partitë e vjetra nuk përfaqësojnë popullin por multimilioneret dhe interesat e tyre në lidhje me politikën.

Plani i tyre për të riqarkulluar njëri-tjetrin çdo 4 apo 8 vjet në kurriz të shqiptarëve sjell që cdo qytetar i thjeshtë e sheh Shqipërinë jo si vendin e tyre por të politikanëve.

Alternativën e vetme që po i lënë çdo ditë politikanët e vjetër qytetarëve të tyre është ose të largohen nga Shqipëria ose të rrëzojnë me votë të gjithë sistemin e kalbur të krijuar nga PS-PD-LSI.

“Sfida për Shqipërinë” do vazhdojë të jetë çdo ditë hapësirë ku të gjithë qytetarët denoncojnë dhe kundërshtojnë fort aferat në kurriz të demokracisë dhe shqiptarëve.

Në zgjedhjet e ardhshme “Sfida” do të kërkojë mbështetjen masive të të gjithë shqiptarëve për shndërruar Shqipërinë një vend më të mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, thuhet në deklaratën e Bojaxhi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Gjergj Bojaxhi: Ka frikë robi të zbresë në qytet se merr vesh që Ilir Meta është zgjedhur president”

  1. Treviso says:

    Mirmengjes Shqiperi e Dashur! Sot je gdhireire me nje president palaço.

  2. Simon Vrusho says:

    META- SIMBOL I UNITETIT TË HAJDUTËVE…
    Meta president është një simbol i qartë, i pamëshirshëm, bizarr, arrogant, hajdut-harbut, elokuent i unitetit të hajdutëve, kaçakëve dhe allçakëve… Zoti të vërë dorë…

  3. jani says:

    Krijese e keqe e berishes. Ta tha edhe zeni qe i shkoje dhe qaje ke zyra o njeri pa bythe.paske dale shpetimtar i vendit , e harrove baderdine qe bere me KESH ?????.

  4. President Skrapi says:

    hahhahaha, e forte kjo…… apo ska thene vete ilir mETA, une jam malok, skrapari…….


    po te kene frike nga meta ti kerkojne ndihme edvin ram edscobarit , se e kane te dy…..


    kush e beri vetingun e ilir metes?
    ku eshte spartak ngjala me optimizmin e tij
    ku eshte miu brace kopace
    e degjuat taulant pallen me sa dashuri foli per Ilir meten
    po pANDELI KARAGJOZ majko, akoma se keni kuptuar si i punon truri i vogel
    po fytyra shtaze e gRAMOZ rucit me ne fund zbardhi ekranin
    me ne fund nje edvin rama tradhetar te interesave kombetare ashtu si Sali berisha..

  5. Shtangistpresident oSpartak says:

    Futjani Edi rames, por mos votoni kurre per PD e Lsi, ne 18 Qershor. Erdhi koha qe te zhduket fara e keqe e socializmit te rilindjes se qelbsinave.


    edvin Rama+ilir meta+lulzim basha = MAFJA

  6. Wendy B says:

    Rri o lal ne mal, se me duket se aty do rrime nje pjese e mire. Tja leme qytetin hajduteve shtangiste, dhe politikaneve mashtruse.
    Vend pa shprese!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *