Skënder Gjinushi: LSI doli jashtë loje. Pse e vendosa Tom Doshin në krye të listës së PSD për Shkodrën

29 Prill 2017, 18:24Politika TEMA

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, deklaroi se pas zgjedhjes së Ilir Metës president, PS nuk ka më nevojë të qeverisë me LSI-në.

Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se zgjedhja e Metës si President ishte një skenar i përfolur dhe më parë, por jo për tani.

Më tej, Gjinushi shtoi se gjithashtu PD mbeti jashtë loje për zgjedhjet, dhe tashmë PS nuk ka më nevojë për LSI-në duke e nxjerre dhe LSI jashte loje.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, kreu i Partisë Social­ Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit.

Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve.

Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?

Po , është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.

Tom Doshi ka thënë se nëse fiton do japë dorëheqjen nga mandati?

Kur e tha? Mandati nuk fitohet që t’ë dorëzohet pastaj.

 

 

6 komente në “Skënder Gjinushi: LSI doli jashtë loje. Pse e vendosa Tom Doshin në krye të listës së PSD për Shkodrën”

  1. dak says:

    Shpresoj keto 4 vite te ardhshme te kemi nje qeveri pa lsi. Ne qofte se lsi do mbaje edhe Meten president edhe do futet ne qeveri do ishte shume nje katastrofe per vendin .

  2. vlonjati says:

    Ti vendose Doshin sepse ti me kategori Doshesh je marre.

  3. republikani says:

    Ne qarkun e Elbasanit pergjithesisht kandidatet per deputete te pranushem po nuk kuptoj pse PS paska nevoje te kandidoje nje te korruptuar si Luan Duzha,nje ordiner ish drejtor i F,Mediut ne pyjore qe nuk la ankand pa vjedhur.Pasishetiti me radhe partitete politike nga PD te P.Republikane deputet kaloi te LSI dhe tani na kandiduka per PS.Turp

  4. Shkodrani says:

    Toma e ka heq Shkodren nga kthetra e PD. Respektw

  5. Babaçia says:

    Ik mor paçavure, fëlliqsirë, ça borxhi të kemi të shikojmë surratin tënd e të dëgjojmë broçkulla me Tomdosha

  6. Babaçia says:

    Ik mor paçavure, fëlliqsirë, ça borxhi të kemi të shikojmë surratin tënd e të dëgjojmë broçkulla me Tomdosha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje