Ilir Meta: Jam gati të takohem që nesër me Bashën për krizën

Ilir Meta ka nisur të mendojë si president, edhe pse zyrtarisht e merr detyrën e re më 24 korrik.

Ai ka thënë gjatë konferncës për shtyp, se është gati të takohet që nesër me Lulzim Bashën për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

“Shpresoj të realizohet një marrëveshje e mundshme.

Do të bëj cdo gjë në këtë drejtim, por nuk jam president, aktualisht është Nishani.

Unë do të bashkëpunoj me të dhe cdo faktor tjetër.

Do të përpiqem duke nisur nga nesër, kur të mos kem asnjë detyrim si kreu i LSI, të takohem me Bashën në çdo moment.

Por njëkohësisht do përpiqem të bashkëpunoj me Nishanin dhe me ish- presidentët e vendit për shkak të përvojës që kanë për të kërkuar kontributin e të gjithëve për klime mirëbesimi”, tha Meta.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ilir Meta: Jam gati të takohem që nesër me Bashën për krizën”

  1. Shtangistpresident oSpartak says:

    A mjerr ne, sa po luhet me inteligjencen tende o popull.


    Basha ka tmerr mosmarrjen pjese ne zgjedhje, takimi me ilir meten gjoja do ta binde dhe do hyje ne zgjedhje:
    1. ilir meta mundesoi zgjidhjen e krizes
    2.LSI do votoje per PD
    3 Edvin RAMA do ta hash preshin si nga LSI+PD por dhe vete socialistet e mashtruar nga fara jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *