Mosbindja civile, sanksionet që rrezikojnë krerët e PD nga SHBA dhe BE

Pas provës së parë me bllokimin e pesë akseve kombëtare, opozita shqiptare ka paralajmëruar përshkallëzimin e formave të mosbindjes civile, për të t’i imponuar shumicës krijimin e një qeverie teknike.

Fuqinë e saj për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit, opozita pritet ta demostrojë në Kavajë, ku do të tentojë të prishë zgjedhjet e pjesshme për pasuesin e Elvis Rroshit.

Por, teksa organi i akuzës pritet të arkivojë në heshtje dosjen e organizatorëve të tubimeve të paligjshme të 24 prillit, drejtuesit e Partisë Demokratike mund të përballen me sanksione ndërkombëtare, gjithnjë nëse paralajmërimet për bllokim të zgjedhjeve do të kthehen në një realitet politik.

Ndonëse aksioni politik i opozitës nuk kaluar ende në akte dhune, Partia Demokratike, sipas ekspertëve të çështjeve evropiane dhe të sigurisë, mund të përballet me një formë të heshtur sanksionesh, që konsistojnë në izolimin ndërkombëtar të drejtuesve të saj, shkruan Shqiptarja.com. Shpallja e Vetingut projekt mafioz, akuzat ndaj përfaqësuesve të SHBA-BE dhe refuzimi i draftit të së djathtës evropiane për zgjidhjen e krizës, mund të reflektohen me përjashtimin e drejtuesve të Partisë Demokratike nga aktivitetet ndërkombëtare.

Kjo lëvizje mund të shoqërohet me një masë tjetër, konkretisht me ndërprerjen e takimeve dhe rrugëve të tjera të komunikimit me përfaqësuesit e opozitës. Kjo formë izolimi është aplikuar pas trazirave të ’98 me ish-presidentin Sali Berishën. Deri në vitin 2002, Sali Berisha përjetoi një izolim të paprecedentë ndërkombëtar. Atë nuk priste askush. Madje nuk ftohej as në pritjet e ambasadave.

Konkretizimi i bojkotit të zgjedhjeve parlamentare, përpjekjet për shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe refuzimi për të votuar zbatimin e Vetingut, mund t’i kushtojë Partisë Demokratike përjashtimin nga Partitë Popullore Evropiane. Paralajmërimi ka ardhur disa ditë më parë nga njeriu i Merkelit, zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.

Me anë të një letre dërguar Lulzim Basha, Franz Josef Jung paralajmëron PD më prishje të marrëdhënieve, nëse nuk voton Reformën në Drejtësi dhe nuk merr pjesë në zgjedhjet parlamentare.

“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin. Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së. Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU/CSU-se. Kjo nuk është në interesin tonë”, thuhet në letër.

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i organizatës Lëvizja Evropiane në Shqipëri, ekspertët për çështjet evropiane, tha për Shqiptarja.com se ekzistojnë edhe sanksione të tjera, ndonëse Gjipali mendon se ende nuk ka ngjashmëri mes situatës në Shqipërisë dhe në disa vende të tjera, ku janë aplikuar sanksione të tilla. Gjipali solli si shembull Ukrainën, ku Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve, duke u bllokuar asetet dhe lëvizjet.

“I vetmi rast ku BE ka marrë masa, ka qenë në Ukrainë. Është një rast shumë më i rëndë: Luftë civile midis palëve të ndryshme. U morën masa të natyrës personale si bllokim asetesh dhe bllokim lëvizjesh. Në rastin tonë nuk besoj, duke iu referuar situatës që jemi tani. Por, kjo mbetet për t’u parë. Duhet parë edhe përshkallëzimi. Është e vështirë të spekulosh në këtë moment. BE nuk është se e ka praktikë këtë gjë, vetëm në raste të veçanta. Ndërsa, SHBA, për bllokimin e vizave, ka si argument çështjen e korrupsionit apo të sigurisë të vendit të tyre. Sado që ka edhe një vlerë politike, kjo justifikohet ligjërisht. Edhe më përpara, në ’98 apo në vitet 2000, kur ka pasur konflikte, ka pasur kërcënime dhe izolim ndërkombëtar, por jo masa konkrete. Masa në heshtje. Për shembull, atëherë, Berisha nuk ftohej në asnjë vend. Nuk ftohej as në pritje ambasadash, por pa e deklaruar formalisht”, tha Gjipali.

Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, tha për Shqiptarja.com se eksitojnë disa sanksione të pjesshme, për të penalizuar individë të veçantë, të cilët kanë një rol të caktuar.

“Kur bëhet fjalë për sanksione, nënkuptohen shtete. Janë sanksione që i vendosen shtetit, por janë sanksione të pjesshme, ku për të mos penalizuar të gjithë njerëzit, penalizohen disa individë të caktuar të cilët kanë një rol të caktuar, siç është Gjykata e Hagës, e cila nuk ka marrë të gjithë ushtrinë serbe, por disa individë që kanë menduar se kanë pasur një rol të caktuar. Por, në këtë rast, sanksioni i vihet shtetit dhe quhen sanksione kirurgjikale. Por, në këtë rast, Shqipëria nuk është subjekt i ndonjë shkelje të ndonjë rregulli ndërkombëtar”, tha ai.

Zef Bushati ish-ambasador i Shqipërisë në Vatikan thotë se partitë janë të lira për të marrë pjesë në zgjedhje. Bushati mendon se i vetmi sanksion do të ishte bllokimi i çeljes së negociatave, ndërsa një parti që krijon destabilitet përgjigjet para ligjit.

“Secili subjekt politik e gjykon dhe merr vetë vendime nëse do të marrë pjesë në zgjedhje ose jo. Askush nuk do t’u preokuponte në një shtet europian nëse një nga partitë (qoftë dhe e madhe) vendos për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Madje edhe “denoncimi” që iu bë një diplomati europian, i cili u shpreh para disa partive se “më mirë për ju nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje”, mu duk absurd dhe më krijoi përshtypjen se ata që e denoncuan nuk njohin botëkuptimin europian mbi të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Askush nuk do t’u preokuponte në Itali nëse në zgjedhje nuk do të merrte pjesë Forca Italia e Berlusconit, apo në Greqi të mos merrte pjesë Nea Demokracia etj. Çfarë pune ka diplomacia të ndërhyjë?! Çfarë pune kanë diplomatët e BE dhe SHBA që të ndërhyjnë për të bindur një parti politike që të marrë pjesë në zgjedhje! Nëse është parti e madhe i ka të gjitha shanset si në Francë që të bëhet e vogël, ashtu siç i ka të gjitha shanset një parti e vogël për t’u bërë e madhe. Nëse ndonjë parti proteston është e drejtë e saj që rrjedh nga Kushtetuta. Nëse një parti krijon destabilitet drejtuesit e saj përgjigjen përpara ligjit dhe Kushtetutës”, tha Bushati për Shqiptarja.com.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Mosbindja civile, sanksionet që rrezikojnë krerët e PD nga SHBA dhe BE”

  1. Kola says:

    Keto hajvanlliqe qe thote Zef Bushati i shkojne shume per shtat Lulkes, por ne e dime tashme se drejtesia e vendit eshte kthyer nje klike mercenaresh ne sherbim te banditeve, ndaj eshte domosdoshmeri nderkombtarizimi i ceshtjes

    1. Shqiptari i revoltuar says:

      o s-hale mahmut Berisha me kete qylaf je bere si vellai i karit

  2. Ortopedi says:

    Bravo Bushati! Fiks eshte sikurse e shpreh zotni Bushati.
    Demokracia eshjte mundesi,por jo perkdhelje.

  3. Flamur says:

    Nje shkrim i perkryer.

  4. amarican2016 says:

    USA dhe EU jane treguar mjaft te duruar me “politikane” te cmendur te PD tani u ka mbetur vetem heqja e emrit nga listat e partive politike dhe ta fusin ne listat e grupeve rrugacesh qe duhen ndaluar te udhetojne ne keto vende sepse infectojne te tjeret me veprimtarite e tyre jo normale.

  5. Toni says:

    O Sale, I keni hyp kalit mbrapsht kesaj rradhe 👏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *