“Një grup në Serbi po përgatitet për likuidimin tuaj”, kërcënohet me jetë Behgjet Pacolli

Kërcënohet me jetë kreu i AKR-së në Kosovë, Behgjet Pacolli. Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka marrë një mesazh në telefon, në të cilin është kërcënuar. SMS-i i është dërguar nga një person i nacionalitet serb, i cili banon në Zvicër. Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, ka konfirmuar për mediat kosovare se rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.

“Kemi marrë një paralajmërim të tillë. E kemi trajtuar shumë seriozisht dhe menjëherë kemi informuar organet kompetente, në këtë rast policinë”, ka thënë Zyberaj. Ne mesazhin që i është dërguar Pacollit, i cili i është dorëzuar hetuesve të Policisë, atij i thuhet për planin e mundshëm të vrasjes.

“Një grup interesi në Serbi po përgatitet seriozisht për likuidimin tuaj”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar Pacollit. Kreu i AKR-së ditët e fundit ka qenë person shumë i përfolur në Serbi. Ka qenë pjesë e faqeve të para të gazetës “Informer”, media e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo media ka raportuar se biznesmeni Pacolli kërkon të blejë jugun e Serbisë, përkatësisht Luginën e Preshevës. Gazeta “Informer” ka shkruar se Pacolli ka blerë me para vendimin e drejtësisë franceze, e cila e la të lirë Ramush Haradinaj. “Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani”, ka shkruar gazeta serbe “Informer”.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në ““Një grup në Serbi po përgatitet për likuidimin tuaj”, kërcënohet me jetë Behgjet Pacolli”

  1. Aureli says:

    Asnje nuk e vret dhenderrin e rusise, jane pordhe e kane doren e tyre!

  2. A.G. says:

    Nuk do ishte ndonje humbje e madhe as per serbet as per ne, se lakej te Serbise kemi boll. Nje bie, qindra ngrihen.
    Po me mire ta fillonin nga Burri i Lirise, Babai i Demokracise dhe Dhendrri i Serbise.

  3. kaqi i zi says:

    jo bre prral ,me ja rrit morrin keti klyshi te shkaut

  4. Genti says:

    Po te vritet Pacolli, vriten edhe gjithe liderat serbe pas tij.

  5. Rrencolli says:

    Hahahahahaha o rrrreeee ci……ti e ke shkruar kete mesazh…apo e ke porositur …qe te rritet rejtingu i juaj…..sepse ti ke ra ne kuoten xerrrrrooooo. O hajn i fllliqt…..o musliman , oo zdral.

  6. DRENICAKU says:

    Ne kosove zgjedhjet fitohen duke u paraqit si viktim !!
    Nuk te vrasin serbet jo e din ti qe ne vitet 80 e 90 ke qen lojtar i sherbimit jugosllav sekret .
    Mos u ban idiot me rrejt .
    Pare ki blej burr votat qysh i blen Ilir Meta dhe fito!!!

  7. Kosovari says:

    Pershendetje shqipetar( per ata bir shqipetari) e jo per ju qe njellosni gjakun shqipetar.
    Turp te gjithve ju koft
    Per komentet e juaja
    Pa kryp. Me Behxhetin te gjith duhet krenuar.
    Aj eshte shçipetar numer nje bos i bosave. Hallall Behxhet krenohu kosovë. Klm te gjith
    Kosovari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *