Opozita e re: Cilat janë partitë që “zëvendësojnë” PD-në në parlamentin e ri

29 Prill 2017, 09:56Politika TEMA

Partia Demokratike dhe disa parti të vogla, aleate të saj, kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme. Por a e lë kjo parlamentin e ri pa një opozitë?! Në pamje të parë duket se po, por kjo është mundësia që opozitarë të rinj të forcohen. Pse Gjergj Bojaxhiu, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi etj.. mund të jenë oferta e re opozitare?

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit për herë të parë në çerek shekulli demokraci rrezikojnë të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike, partia e parë pluraliste që lindi pas rënies së regjimit komunist. Edhe pse vendimi i saj për të bojkotuar bie ndesh me vokacionin demokratik që duhej të kishte kjo parti, kryetari i saj Lulzim Basha ka vendosur t’a mbajë jashtë parlamentit.

Bashkë me të janë dhe disa parti të vogla të rreshtuara krah saj në koalicion që nuk do të shkojnë në zgjedhje. Edhe pas një takimi që patën së fundi me ambasadorët e BE-së dhe atë të OSBE-së, këto parti nuk kanë ndryshuar mendim.

Frika e parë që ngjall një situatë e tillë është ajo e një parlamenti të ri me një mazhorancë të majtë që do të sillte një qeverisje të fortë dhe pa opozitë, por duket se kjo frikë nuk përputhet me realitetin.

Vërtet parlamentit të ri do t’i mungojë partia më e madhe e opozitës aktuale, por në garë ka plot parti që janë kundër PS-së dhe mund të kthehen në “opozitën e re” të vendit. Gjithashtu, ekziston mundësia e daljes së një “PD-je të re” nga radhët e të pakënaqurve nga Basha brenda PD-së dhe futja në zgjedhje e PAA-së së Agron Dukës.

Bojaxhiu, prova që dha me Tiranën

“Sfida për Shqipërinë”, një lëvizje e themeluar nga Gjergj Bojaxhi dhe një grup intelektualësh kryesisht të djathtë, përmendim këtu ish-këshilltarin e Berishës në 2006-ën Ermal Hasimja,etj., duket se është një lëvizje që gëzon simpatinë e elektoratit “gri”, të pakënaqurve nga dy partitë e mëdha. Prova e parë e kësaj lëvizjeje ka qenë Tirana e vitit 2015. Bojaxhi kandidoi përballë Erjon Veliajt të PS-së dhe Halim Kosovës së PD-së dhe në fund rezultatet i dhanë më shumë se 5 për qind të votave ( 16.056 vota gjithsej). Jo pak për një kandidat të pavarur që nuk kishte një koalicion mbështetës me parti të vogla pas. Pesha e Bojaxhiut është më e madhe në raport me të gjitha partitë aleate të PD-së në këto zgjedhje. Koalicioni i djathtë mori gjithsej 89.654 vota dhe vetëm 12.899 prej tyre ishin vota të hedhura në emër të partive të vogla aleate të PD-së. (referenca; KQZ).

Vokacioni i Bojaxhiut dhe i “Sfidës” së tij është i përafërt me atë të shumicës së shqiptarëve: na kanë ardhur në majë të hundës partitë e mëdha; PD dhe PS nuk ndryshojnë nga njëra-tjetra; bëjnë gjithçka për pushtet, blejnë vota, vjedhin fondet publike, korrupsioni dhe paligjshmëria janë tipare të qeverisjes së tyre.

Bojaxhiu, një figurë e papërlyer me pushtetet (përveç një periudhe të shkurtër si menaxher i KESH-it në kohën e PD-së, por kurrë i përfolur për ndonjë aferë,) tenton të jetë zëri i njerëzve të lodhur, të pakënaqur, që kërkojnë një shtet i cili  konsideron çdo qytetar të barabartë. Ai ka dhe një plus tjetër” e kërkon votën si opozitë e qeverisjes së re. “Nuk do të futemi në asnjë qeveri, do të forcojmë zërin tonë në parlament”- ka thënë Bojaxhiu publikisht.

Blushi, opozita brenda së majtës

Ish-deputet i PS-së, pas një rivalizimi të gjatë me Edi Ramën brenda partisë, Ben Blushi vendos të krijojë partinë e tij “Libra” e cila po ngrihet në këmbë nëpërmjet platformave online. Blushi, shumë afër diskurit populist që shohim sot në Europë; kritikon të dyja krahët e politikës, por shigjetën kryesore e ka drejtuar ndaj Ramës dhe qeverisjes së majtë. I pëlqyeshëm për mediat dhe gazetarët, terren nga i cili ka marrë formimin kryesor të tij (ish-gazetar), Blushi po e provon veten për herë të parë në zgjedhje dhe mungesa e një opozite në fushatë do t’a forconte më shumë atë. Ai po e ngre fushatën e tij nga studiot e TV-së dhe së fundi është i ftuar tek Zonë e lirë e Arjan Çanit para një paneli gazetarësh.

PDIU dhe LSI, nga qeverisja në opozitë

Dy parti relativisht të forta në parlament dhe të konsideruara si king-makera për qeveritë me votat e tyre, mund të dalin në opozitë në parlamentin e ri. LSI-ja e Ilir Metës dhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, janë sot në mazhorancë qeverisëse me PS-në, por në pamundësi të krijimit të një koalicioni parazgjedhor ato do të garojnë të vetme. Gjatë vitit të fundit të qeverisjes të dyja janë shfaqur kritike ndaj PS-së dhe natyrshëm mund ta gjenin veten në opozitë në një parlament të ri, ku PS do të kishte mazhorancën e mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Është gjithashtu dhe FRD-ja e Topit, ndonëse ende nuk ka hyrë fort në tregun politik.

Pra opozita ekziston dhe madje me emra potentë. Ajo që mundon do jetë tradita, me emrin PD. (Tesheshi.com)

13 komente në “Opozita e re: Cilat janë partitë që “zëvendësojnë” PD-në në parlamentin e ri”

  1. kastkris says:

    Ish keshilltari i berishes???????mjere ne qe partia e re ka nje keshilltar te tille.Te na thte se per ke krim e ka keshilluar.apo vetm per vjedhje.Turp parti e re me material te qelbur

    1. Celo Mezani says:

      Teknikisht duhet te kishit permendur edhe FRD.
      Ka shume gjasa qe FRD te fusi me shume deputet ne parlament se keto partite e tjera opozitare qe permend shkrimi (SFIDA, Agrare, LIBRA).

      Ky eshte rasti i arte i Bamir Topit te rikthehet ne politike.

  2. katharsis says:

    Ben Blushi eshte nje mendjemadh dhe arrogant i perhershem . Krijoi listat e deputeteve sipas preferencave personale , ka mbledhur rreth vetes njerez qe i ferkojne prapanicen , dallkauket , kulisat , injorantet , arrogantet dhe ka lene menjane e te pavleresuar njerezit me integritet , me parime , themelusit e partise LIBRA.
    Eshte per tu dhimbsur ky individ qe nuk di te organizoje partine e te hartoje programin e saj . U be pis per shume pak kohe vetem 6 muaj . Kane dhene doreheqjen disa anetare partie dhe anetare te berthames te zgjedhur me votat e anetaresise . Mjere LIBRA ne dore te kujt ka rene , gjynah , Ben Blushi qe flet e flet pa pushim dhe thote po te njejtat gjera dhe nuk len asnje anetar dhe profesionist tjeter te dali e te debatoje neper nedia . Pra shkur e shqip ESHTE NJESOJ SI TE TJERET

  3. tropojani c100 says:

    pse ja fut pordhes kot o plaku mere baze ,bojaxhiu i pa perlyer? aq sa prostitutat jane te virgjera se di pse i mban ison bojaxhiut apo te paguan mire per shkrimet qe boton ketu me parat e keshit dikur…mos e le gazeten te bjere kaq poshte me bojaxhiun e hasimen…nuk e kuptoj keta jane fare pa vlere si politikan nuk i njeh kush….nje keshilltar tjetri ish drejtor….? lesh arapi

  4. coku says:

    ah sikur te jete e vertete. me ne fund do te kemi njerez ne parlament dhe jo kafshe.

  5. kasem gahinji says:

    opoziten e .percakton vota dhe jo gazeta

  6. Lpl. says:

    E ke gabim mor shok se keta njxerrin deputet pa elektorat dhe mos e neglixhoni opoziten vertete qe jane njerezit qe mbeshtesin PD dhe keta jane shume .Keshtu qe mos u lodh kot se nuk ke thene asgje ,por vetem genjen veten .Ne kete kohe krize duhet me qene me studjues ,dhe duhet me studjuar mendjen e njerezve per arsy qe mos me fol kot vetem sa per diversjon ,ku me mire them une duhet me qene me i vertete se atehere i sherben vendit .Shkrim pa emer .

  7. artan says:

    Keto parti nuk marrin asnje deputet ne zgjedhje. Cfare opozite do jene keta. Mos do te ngrene nje cader tjeter afer asaj te PD?

  8. skelari says:

    Bojaxhiu dhe parti te tjera kane fatin qe te marrin vota qytetare, pasi ne mungese te gogolit Berisha shume votues do jene me te qete per votim alternativ. Kam bindjen se votat qe mori Bojaxhi ne Tirane erdhen kryesisht nga elektorati i majte i kultivuar (nje shpjegim edhe per faktin qe Erion Veliaj mori rreth 5% vota me pak si person, sesa votat e keshillit bashkiak te majte), dhe nuk mendoj se shume nga elektorati i betuar i Sali Berishes do votonin per Bojaxhiun kesaj rradhe.
    Sidoqofte do pare se cfare brumi eshte partia e Bojaxhiut, se nuk mjafton vetem personi i tij per besim.

  9. thana says:

    Sfida per Shqiperine me Bojaxhiun, etj do te fitoje shume vota. Populli u lodh me PS, PD, LSI etj.

  10. koli says:

    une pres me kenaqesi njerez civil ne parlament, qe dine te bejne nje diskutim me ide dhe alternative.
    kafshe pylli me ulerima e perversitete se kan vendin ne parlament.
    si dha trumpi, drain the swamp.

  11. Spiro says:

    Glomarlleqet e karavalit Mero legen baze merhumin

  12. DETARI [email protected] says:

    partite e lartepermendura ,dihen shume mire sepse njerezit qe i drejtojne ato jane qe te gjithe te provuar dhe jane peme pa koqe !

    vetem gjigandi Edi Rama ,eshte politikani ,Titani dhe puntori me i madh qe munde ta rregulloje vendin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje