PD paralajmëron një vendim të rëndësishëm, por…

29 Prill 2017, 11:20Politika TEMA

Paraditen e sotme, Partia Demokratike lajmëronte se do të jepte një njoftim para KQZ-së, për një vendim të rëndësishëm.

Shumëkush mendonte se mos ndoshta PD i kishte dalë frika nga fakti se PS dhe LSI do të garojnë më vete në zgjedhje, dhe do të lajmëronte se do të hynte në zgjedhje dhe do të regjistronte kandidatët e tij.

Kjo, për shkak se lajmërimi do të jepej para KQZ-së.

Por, nuk ka pasur asnjë surprizë.

Oerd Bylykbashi ka dalë e ka folur për PS-në e LSI-në, jo për PD-në.

Sipas tij, këto parti nuk mund të regjistrojnë dot në KQZ kandidatët për deputetë, pasi ka përfunduar afati ligjor.

“Ka skaduar afati i listave, pas kësaj date askush nuk regjistron më.

Kodi Zgjedhor është i qartë, listat e kandidatëve, partive, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

Data e zgjedhjeve është e dekretuar tashmë, 18 qershor, pra cdo regjistrim gjatë ditës së sotme i paligjshëm”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistrojë më lista.

“Nëse e bën është duke shkelur ligjin, nuk ka mundësi për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe ligjin”, tha ai.

Kurt ë gjithë prisnin një njoftim për pjesmarrjen e mundshme të PD-së në zgjedhje, gjithë halli i tyre është që mos të futen në zgjedhje.

Madje, mirë që nuk futen vetë, por tani kërkojnë që most ë hyjë në zgjedhje as PS me LSI.

17 komente në “PD paralajmëron një vendim të rëndësishëm, por…”

  1. coku says:

    beji llogarite mire o kristali 18 dite qershori+31maji bejne 49. shto dhe 2 dite nga sot prilli 51, pra neser dita e fundit, por ju si me kristal qe jeni maji ka 31 dite e jo 30. ju numeroni akoma me gishta dhe doni te drejtoni vendin. keshtu numeroni dhe njerezit kur thoni mijera, dhjetera mijera etj. mjere shqiperia kush e ka qeverisur.

  2. Kosta says:

    Kulmi i idiotesis, IQ kuturu!

  3. Maloku says:

    O Bylyk o qurrash i lagjes sime, nuk ka durrsak qe ste njef, nuk ka ngele demokracia ne doren tende ,shko futi nje dore plazh me djathe e domate.

  4. Durrsaku says:

    “Eksperti” Bylykbashi paska bërë një “zbulim ” të rëndësishëm i cili mund të gëlltitet vetëm nga ata që nuk kuptojnë dhe llogaritë i bëjnë me gishta

  5. Toni Fieraku says:

    “jo me vone se 50 dite perpara dates se zgjedhjeve”..hemmm…nuk jam jurist por do mundohet ta interpretoj ashtu si e lexoj: JO ME VONE, dmth duke filluar nga 49, sepse jo me vone do te thote lejohet ne diten e 50, por jo me von dmth duke filluar nga 49. Apo gabohem? Nqs thote jo me vone se dita e 51 ather edhe dita e 50 nuk perfshihet pasi quhet me vone. Kurse nqs me thua “jo me vone se dita e 50” ather kuptoj se diten e 50 mundem por jo diten e 49! dita e 50 eshte sot dt.29! si i bie? dmth kane afat edhe sot?

  6. Moni says:

    Dita e sotme eshte dita e 50. Data 17 + 31 maji+2 prilli = 50.
    Pra jo me vone se 50 dite. Pra, deri ne diten e 50 lejohet. Por me vone se 50 nuk lejohet. Pra 49 dite nuk lejohet me. Dmth sot lejohet.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jane nen efektin e barit akoma ???. Bejne llogarite e skuadres tjeter duke qene ulur tek stolat e tifozeve e jo tek stolat e ekipit kundershtar.. Ha ha

  7. lulashi says:

    Paskan bere zbulim te madh keta. Shkoni rrine aty ne cader dhe hani mjaltin e Saliu.

  8. Manti says:

    Po ti o bylyk nuk njeh as edhe ligjet vaj halli se çfare juristi me dhipllome je. Mjere partia qe te ka. ndaj e katandiset ate nje hiç e bande gangsteresh pa ideale dhe entipopullore. Vazhdoni se do te kete edhe nje fund per ju. Sigurisht pas hekurave me salihun, lulken ne krye.Shkaterues e mjerane.

  9. lapraka says:

    ju kujtohet si festonte PDja per bashkin e tiranes, edhe pse ishin -10 vota. Pickerisht, keta sdin me numeru, jome me qeveris. Me vjedh, e me bo rrumpall, po, jan ekspert

  10. koli says:

    Ik or bylykbash, per ca dilni para, per hajdutet apo per spiunet e putinit e serbise. si skeni turp.

  11. Nn says:

    Hahahaha…. Bravo Mani

    Me kete matematike llogarit PD-ja dhe milionat/miliardat e lekeve qe kane vjedhur?
    Prandaj nuk iu dalin llogarite

  12. Kuq e zi says:

    Kjo po qe eshte e berit politike…
    Cfare lajmi….!!!!!!
    Pd gjithmone nje hap perpara

  13. llogaritari says:

    Sot date 29 prill 2017 jemi 50 dite perpara dates se zgjedhjeve.
    Menyra e llogaritjes se afateve eshte e percaktuar qarte nga Kodet e Procedures Civile dhe Adminsitrative te cilet parashikojne se: “Kur afati është caktuar me ditë dhe me orë, përjashtohet dita dhe ora në të cilën ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet të fillojë afati”. Pra perjashtohet nga perllogaritja data 18 qershor dhe afati 50 ditor llogaritet duke perfshire daten 17 qershor deri ne oren 24:00. Duke respektuar kete rregull i bie:
    1) 17 dite nga muaji qershor + 31 dite muaji maj = 48 dite: pra ne daten 1 maj 2017 jemi 48 dite perpara dates se zgjedhjeve, ose 2 dite me vone se afati 50 ditor qe parashikon KZ,
    2) neser date 30 prill 2017, jemi 49 dite perpara dates se zgjedhjeve, ose 1 dite me vone se afati qe parshikon KZ,
    2) sot date 29 prill 2017 (deri ne oren 24:00) jemi 50 dite perpara dates se zgjedhjeve, pra brenda afateve qe parashikon KZ.

  14. Patrioti says:

    Pse se kuptoni ju vendimin e rendesishem?do futen ne parlament e ne zgjedhhje tani u siguruan do denohen ose debohen pese gjyqtare e kaq ,edhe Rama ua tha qe Ilirin e do edhe PDja. PSja prap ne pushtet u bene pazaret mjere populli

  15. Peço says:

    Pse na turpëron, o Bylykbash, ngatërrohesh kot me data, ne të PD vetëm lekë dimë të numrojmë.

  16. Durrsaku says:

    Sipas logjikës së këtij “eksperti” sot është e shtunë POR para dy ditësh ishte e mërkurë. Këtë e pranojnë vetëm ata që i bëjnë llogaritë me gishta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje