Publikohet lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së, ja emrat surprizë

29 Prill 2017, 08:44Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur listat e kandidatëve për deputet pëj zgjedhjet e qershorit.

Mësohet se rreth 90 për qind e listës aktuale të deputetëve do të rikonfirmohet.

Pas përfundimit të mbedhjes së kryesisë, kryetari Ilir Meta bëri me dije se listat janë ende të hapura.

“Do votohet për LSI. Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende.”, pohoi Meta.

Mes të tjerash kreu i LSI-së dha se në mbledhje u diskutua për zgjedhjet, duke shtuar se ky proces do jetë standard.

Në listat e kandidave është edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Një tjetër emër i ri në këto lista është kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, i cili kandidon në Shkodër, raporton.

Në mbledhjen e Kryesisë së saj janë rikonfirmuar shumica e deputetëve aktualë të Grupit Parlamentar të LSI-së, ndërsa mbetet pa u miratuar lista e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është në krye të listës së LSI-së në qarkun e Beratit, ndërsa deputetja Monika Kryemadhi do të jetë në krye të listës së qarkut të Elbasanit e ndjekur nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, do të kryesojë listën e deputetëve të Korçës, ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të kryesojë listën e qarkut Durrës. Pritet që Kryesia e LSI-së të mblidhet përsëri sot që t’i japë dorën e fundit listës së kandidatëve të qarkut Tiranë dhe plotësimet që kërkojnë qarqet e tjera.

LISTA DERI TANI

Elbasan

Monika Kryemadhi

Edmond Haxhinasto

Korçë

Edmond Panariti

Pirro Kapurani

Brunilda Paskali

Dibër

Përparim Spahiu

Vlorë

Shezai Rrokaj

Sokol Dervishaj

Shkodër

Agron Çela

Dritan Ylli

Durrës

Lefter Koka

Petrit Vasili

Tirana

Klajda Gjosha

Luan Rama

Kejdi Mehmetaj

Endrit Braimllari

Nasip Naço

Silva Caka

Lezhë

Viktor Tusha

Gjovalin Kadeli

Gjirokastër

Vangjel Tavo

 

1 komente në “Publikohet lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së, ja emrat surprizë”

  1. Ivan i madh says:

    Nje grup te sigurte ja mer vellai i tij Rama per ti garantuar fitues ne listat e PS si zgjedhjet e para me baba Takun e te tjere . Pra per keto pune jane pazaret qe mos mbetet vellai ne balte edhe pse jane zene, ofenduar e pergojuar me fjalet me te pista te nje qytetari te pa edukate sa jane bere gazi i Shqiperise e botes. Dhe kete m…. vetem politikanet tane te pa skrupull shqipetare e hane pa asnje problem dhe i pelqen shume sa me shpesh e konsumojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje