SKANDALI/ Vijnë donacionet zvicerane në UT, dekani: Po ik me pushime, nuk i pranoj

29 Prill 2017, 12:16Ekonomia TEMA

Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i drejtuar deri pak kohë më parë nga dekan Mynyr Koni sot Rektor, rezulton të jetë përfshirë në një skandal me pajisje universitare të dhuruara nga Universiteti i Zyrihut në vitin 2014.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një vendim të gjykatës së Tiranës ku për këtë rast Universiteti i Tiranës bën përgjegjës profesorin Sokol Abazi duke e kallëzuar penalisht për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Për këtë rast janë kryer hetime dhe sipas prokurorisë nuk mund të provohet akuza e vjedhjes pasi profesori zvicerian që ka dërguar pajisjet ka deklaruar se ai ka qenë dakord që Sokol Abazi ti marrë në dorëzim pasi është refuzuar nga drejtuesit e fakultetit.

Këto pajisje duhet të pranoheshin si dhuratë nga Universiteti i Zyrihut ka qenë Mynyr Koni që si ka marrë përsipër me argumentin se do të ikte me pushime dëshmon para hetuesve me letër porosinë e dt.4/10/2016 profesori zvicerian Reinhard Bachofen.

Por ky pretendim është kundërshtuar nga Universiteti i cili kërkon që prokuroria të vazhdoj më tej hetimin e këtij skandali pasi nuk ka pyetur as Konin dhe as profesor Abazin ndaj të cilit është bërë kallëzimi.

Një tjetër fakt i rëndë i zbuluar në këtë vendim gjyqësor është ai zhdoganimit të këtyre pajisjeve të dhuruara nga një subjekt privat përkatësisht “Ivoclar Vivadent & Partners” dhe jo nga fakulteti i shkencave të natyrës nipti i të cilit ishte vendosur në fletën shoqëruese pretendon universiteti i Tiranës.

Skandali thellohet edhe më tej ku sipas Universitetit “nuk ka patur asnjë marrëveshje me Universitetin e Zyrihut Zvicër dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë autorizim për z. Sokol Abazi që të kryejë zhdoganime mallrash dhe të kryejë veprime financiare në emër të institucionit tonë, mbyllet kallëzimi i Universitetit.

Universiteti i Tiranës sot i drejtuar nga vetë Mynyr Koni ka apeluar më 14 prill vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve dhe kërkon nga gjykata që ky rast të hetohet i plotë.

4 komente në “SKANDALI/ Vijnë donacionet zvicerane në UT, dekani: Po ik me pushime, nuk i pranoj”

  1. asd says:

    Koni duhet te shpjegoje perse nuk ka pranuar donacionin ? Perse me pas ka akuzuar pedagogun e tij per “vjedhje” te nje objekti qe nuk eshte i universitetit. Si mund te akuzohet per vjedhje pedagogu, kur nga Zvicra pohohet qe nese dhurata nuk pranohet nga UT, LEJOHEJ ta perdorte pedagogu shqiptar.

  2. Gaqi Kacani says:

    Menxyr Koni o trap si gjithe Rektoret e un8versiteteve tona. Kuklla e Dhori Kulos.

  3. FSHN says:

    Rektori i UT nuk do donacione se nuk i merr dot rryshfet Profesorit zviceran. Me kete rast e pushon nga puna nje profesor dhe merr ndonje katunar qe eshte i gatshem te paguaje leke per vendin e punes. Mjere ai qe do te shkolloje femijet ne Universitetin e Tiranes.

  4. Eni says:

    Ne Shqiperi nuk ka me asgje te çuditshme. Hajdutet jane ata qe te akuzojne per vjedhje. Mundohen me akuza boshe te mbulojne veprimet e tyre te paligjshme. Sulmo se nuk kane kohe te te sulmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje