Zgjedhja e madhe e Ilir Metës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Skënder Minxhozi

Shqipëria ka tashmë presidentin e tetë të saj të erës së pluralizmit politik. Pas Sali Berishës (dy mandate), Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut, Bamir Topit dhe Bujar Nishanit, Ilir Meta ulet në postin e kreut të shtetit, duke lënë pas 13 vjetësh, pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi i Metës shënon jo vetëm një thyerje madhore në karrierën e gjatë të këtij ish-socialisti të orëve të para, por edhe një risi me peshë në dinamikën e krizës aktuale politike, si dhe një akt të paprecedent për jetën e LSI, si një forcë politike e themeluar nga vetë Ilir Meta.

Në fakt ka shumë kuriozitet të shihet sesi do ta afektojë krizën politike të kësaj pranvere, kalimi i Metës drejt Presidencës. Më së pari, një zgjedhje e tillë do t’i jepte fund dilemës për kreun e shtetit. Ka pasur shumë hamendje sesa dhe sesi do të përdoret nga palët poltroni i presidentit, për të zgjidhur lëmshin e ngatërruar të krizës elektorale dhe të bllokimit të sistemit nga ana e opozitës. Ilir Meta ka pasur qysh në krye të herës dy rrugë: t’i drejtohej institucionit të kreut të shtetit, duke u rreshtuar në favor të zgjidhjes institucionale, apo të bënte kauzë të përbashkët me opozitën, duke ju drejtuar protestës së rrugës. Mes institucioneve dhe rrugës, Meta lëshoi mesazhin se zgjodhi të parën.

Së dyti, zgjedhja e presidentit të ri fut në një hulli të përcaktuar edhe problemin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Në rast se i përmbahemi logjikës së gjestit të sotëm të Metës, LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, duke dhënë një tjetër mesazh të fortë ndaj Çadrës së opozitës, për vendndodhjen e saj në skakierën e madhe të krizës.

Së treti, Ilir Meta president është një zgjedhje kompromisi edhe në parim. Pas 26 vjetësh nuk do të kemi në presidencë një demokrat dhe as një socialist, por një përfaqësues të një pale të tretë. Ilir Meta pritet të ruajë profilin e njeriut të ndërmjetësimeve dhe kompromisit, sidomos tani që po bëhet gati të ulet në një post i cili ka si Yll Polar pikërisht kërkimin e pikave të takimit në skenën politike.

Me Metën e majta zgjedh presidentin e dytë të saj në dy dekada e gjysëm. Përveç Rexhep Meidanit, të gjithë krerët e shtetit kanë qenë të propozuar ose të zgjedhur nga e djathta.

Tashmë kriza politike shqiptare ka një vektor më pak. Zgjedhja e presidentit kërkonte pikërisht të jepte mesazhin se shteti dhe institucionet duhet të respektohen dhe të respektojnë edhe ato vetë detyrimet kushtetuese, të cilat mbajnë në këmbë të gjithë sistemin.

Me presidentin e ri Meta kriza është pak më lehtë, por ende larg së qeni e zgjidhur. Re të rënduara vazhdojnë të vërtiten në horizontin e politikës, duke nisur nga 7 maji i Kavajës. Dhe s’duhet harruar se presidenti i ri nuk do të ketë mundësi të ulet në poltronin e kreut të shtetit para datës 24 korrik. Një datë e largët për afatet e krizes shqiptare.(Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Zgjedhja e madhe e Ilir Metës”

  1. nobody says:

    Ilir Meta pale e trete. Po vdesin komunistet te duken ndryshe 🙂

  2. Simon Vrusho says:

    FAKTOR PARAJE…

    Kur dëgjon M.Nanon e S.Minxhozin tek analizojnë, portretizojnë e profilojnë I. Metën si politikan race, i vetmi që u shkëput dhe u bë faktor, për shkak të aftësive sui generis të tij, të vjen të buzëqeshësh, të qeshësh apo të ulërish… Analistë jashtë race… analistë mjeranë… Meta u bë faktor për një aktor e faktor të vetëm: kur u shkëput dhe krijoi degët në rrethe, qarqe e qytete, ai i hodhi paratë lumë dhe krijoi degët mercenare, hodhi kaq para që Ceka, Pollo, Topi, Blushi, Bojaxhiu etj. nuk i kanë parë as në ëndërr… Por ky është fundi i tij dhe i analistëve , më së paku, naivë…

  3. asd says:

    Cfare thua more ?
    Nuk na e mbushe mendjen, por tregove se qenke LSI-st.

    1. lani says:

      minxho ls-ist?gabim or cun

  4. Zgalem says:

    Honorifiku dhe furriku
    Ish Presidentetpostkomuniste , perfshire dhe Presidentin ne detyre , nuk kane qene te kenaqur nga percaketimi kushtetus i detyres presidencile . Ne pragun e lenies se Presidences , ose dhe me perpara , kane deklaruar qe Presidenti te zgjidhet nga populli . Kane qene dhe vijojne te jene te pa kenaqur nga roli honorifik , kerkojne rol historik . Pa shume rezerva , mund te pohoet se Presidentet postkomuniste kane kryer pune parazitare . Kete e kane pranuar edhe vete , deri sa kerkojne qe ky institucion te zgjidhet nga populli, sepse gjoja kane pak kopetenca .
    Fjalori i gjuhes shqipe nuk e pranon fjalen “honorifik “, sepse eshte ferngjisht dhe do te perkthehet afersisht simbolik . Fjalori spjegon fjalen furrik , qe do te thote qoshe e ngrohte. Keshtu e kane konsideruar presidencen postkomuniste presidentet , qe jane ulur ne politronin e larte te kreut te shtetit .
    Detyrat e Presidentit jane percaktuar shume sakte ne kushtetute , por Presidentet jo thjesht e kane anashkluar detyren e tyre por dhe kane abuzuar me te . Ata nuk kane bere asnje nga detyrat kushtetuse , duan dhe te tjera ! Presidentet, ligjerisht kane mbuluar direkt Drejtesine , Ushtrine , sherbimet sekrete , pervec puneve te tjera rutine , si perfaqesus te shtetit dhe te unitetit te popullit . Roli I tyre eshte pak te thuash honorific . E kane kthyer presidencen ne furrik , ku shume rralle ,u eshte degjuar zeri . Ne se kemi kete drejtesi , qe kemi , kjo eshte puna direkt e Presidenteve postkomuniste , me ne krye strategun e drejtesise te deformuar , Sali Berishen .
    Nuk ka c’i duhet Shqiperise presidenti i zgjedhur nga populli dhe shume mire , qe nuk ishte i tille , sepse do te ishte futur populli ne zallahine e zgjedhjeve , per hic mos gje . Roli i Presidentit varet nga profili njerezor i atij , qe e merr kete detyre te larte . Besoj se me Ilir Meten , si nje politikan i profilit te gjere figura konstitucionale e presidentit , do te marri rolin qe i takon dhe qe kushteta e percaketon qarte . Presidentet para ardhes i kane bere deme te medha demokracise shqiptare . Urojme , qe e arthmja te mos jete e ngjashme .
    Zgalem -29 Prill-2017

  5. Treviso says:

    Va fan culo Moderatori!

  6. Treviso says:

    Populli te ngrihet ne protesta per zgjidhjen e hajdutit si president. Zgjidhet hajduti president per te bere komromise ne korriz te popullit. Kompromisi eshte qe mos te denohen kriminelet si Berisha me familjen e tije dhe Basha. Cfar i duhet vetingu popullit kur do te behen keto kompromise?

  7. alba says:

    Nje hajdut president!!! Cfare moarali po percjellim tek femijet tane?! Po u themi qe te behesh i pari i vendit duhet te jesh maskara, hajdut dhe me nivel intelektual nen mesataren…. Bravo Rama!!! Po tallesh bukur me kete popull. Besoj se do ta hash drurin mire me 18 qershor.Uroj te m,arresh ca shuplaka te mira.

  8. Roland says:

    O ilir o monikqir o gruaqir o femijqir o fareqir o fisqir o pithrop o kancer …..qije ate popull te qire ……qe e blen nje here ne 4 vjete me nje thes miell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *