Basha i përgjigjet Ramës: Mos u shtir sikur e ke hallin tek PD! Nuk na blen dot

Këtë të dielë kryeministri Edi Rama i është drejtuar Lulzim Bashës, duke thënë se ai dhe PD, kanë 48 orë kohë për të vendosur nëse do të hyjnë apo jo në zgjedhje, por pak minuta më pas është përgjigjur vetë Basha.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, kryedemokrati i është përgjigjur Ramës, duke i sugjeruar që të mos bëjë sikur e ka “hallin” tek PD, pasi opozita nuk do të mund të blihet kurrë nga kryeministri.

Kësisoj, Basha ka dhënë sinjalin e qartë se nuk do të hyjë në zgjedhje, pasi ka zgjedhur demokracinë. Lideri i opozitës theksoi se pas betejës, PD do të dalë më e fortë dhe nuk do të jetë “një histori e të shkuarës” siç e cilësoi Rama.

Reagimi i Bashes:

E gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit.

E vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike. Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëvë e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën.

Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë.

Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë.

Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore.

Më herët Edi Rama deklaroi se do ta linte të qetë 48 orët e fundit Lulzim Bashën, me argumentin se nëse këto dy ditë, PD nuk dorëzon listën e kandidatëve, bëhet ligjërisht e pamundur që ajo të hyjë në zgjedhje.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Basha i përgjigjet Ramës: Mos u shtir sikur e ke hallin tek PD! Nuk na blen dot”

  1. albaniafirst says:

    Luli, kujdes kosheren se bletet te kane ikur me kohe. Mjere PD ke ka ne krye

  2. Petrit Shkembi says:

    Shko pirdhu atehere! Idiot vetevrases!!

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Kam parë e kaluar shumë në jetë
    Por ja që edhe këtë nuk e dija
    Në rënie të lirë,
    me shpejtsi skëterrë
    Dhe prapë pëlcet kungulli Lul
    Nga vetkënaqsia!

  4. Drejtesia says:

    Ta dish mir o idjot nuk duam aspak te futesh ne zgjedhje.
    Ne duam qe partia klik qe ti drejton te zhduket perfundimisht.
    Nuk e meriton te egzistoje nje parti qe ka lyer duart me gjakun e shqipetareve te pafajshem.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Vetingu,vetingu,vetingu ta nguli,
    O Luli…
    O “trim”…
    I vertete…
    Qe dhitesh ne breke…
    Dhe je ngulur tek cadra –
    E thua pallavra…

  6. Maloku says:

    O Bashe karabush qe karabush mbete.

  7. true says:

    Bravo Lul, pergjigje exilent por duhej te shtoje qe pranojme te hame bar dhe cadren nuk e braktisim.

  8. Zgjohu SHqipo ! says:

    Bashiç,more kellire.mos mendoni se do te perseritet 97 ta.tani hurin do ta thyejne
    Kurrizit.ty edhe Rrepublikes se karit.

  9. niki says:

    Eshte mesuar, vetem me shitblerje ne jeten e tij , prandaj ja permend edhe Rames. Njerzit qe fut ne çader jane bleresit e fundit.

  10. hahaha says:

    Ky eshte perfundimisht kokrra e kkkk kokrra e debilit nje injorant qe zorr e gjen dy here vajmedet per ate Nene cfare psikopati ka rrit me ket zullap nuk shkohet as ne HALE e jo me zgjedhje CMENDURI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *