Berisha “trembet” se mos ka mërzitur Metën, nxiton dhe sqaron keqkuptimin: E vërteta për votimin si President

30 Prill 2017, 14:40Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar sot statusin e tij të djeshëm për kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, të cilin e krahason me Noriegën e Panamasë.

Në fakt, shkrimi i cili bënte fjalë për votimin e Ilir Metës si presidenti më i ri në vend përfshinte akuza për Edi Ramën, ndërsa në media sipas Berishës ishin keqkuptuar për këtë të fundit.

Edhe një herë Berisha e ka konsideruar Ramën si Noriega, duke përfshirë këtu edhe rrethana të tjera që sipas tij e lidhin me figurën e doktorit të Panamsë.

Statusi i Berishes ne rrjetin social:

Fjala eshte per Noriegen e Shqiperise!

Disa nga portalet, reagimin tim ne statusin me titull “Nje akt per thellimin e krizes”, ne te cilin nder te tjera thuhet: “Dje parlamenti i aleances se qelbesirave apo i Narko-Republikes votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si president te ardhshem te vendit”. Me dashje apo pa dashje e kane interpretuar gabim.

Sipas tyre urdheri per votim ka ardhur vertet nga Noriega i Narko-Republikes se Panamase te 30 viteve me pare dhe jo nga Noriega e Narko-Republikes se Shqiperise.

Me kete rast i saqaroj lexuesit se ne statusin tim fjala eshte per Edvin Kristaq Ramen, Noriegen e Shqiperise dhe jo per Manuel Antonio Noriegen e vertet, ish diktatorin e Panamase.

Une e kam krahasuar Ramen me Noriegen sepse nen shembullin e tij apo njelloj si Manuel Antonio Noriega, qe perdori pushtetin per te ndertuar Narko-republiken e pare ne bote ne Panama, edhe Edvin Kristaq Rama perdori mandatin per te krijuar ne Shqiperi Narko-Republiken e dyte ne bote pas Panamase.

– Njelloj si Noriega ne Panama, qe kishte banken e tij private per larjen e parave te droges, narko-policine qe organizonte mbjelljet dhe tregun trafikimin e saj me trafikante te lidhur me te, edhe

Edvin Kristaq Rama per te njejtin qellim krijoi ne Shqiperi banken e tij te drejtuar nga bashkeshortja, te regjistruar ne parajsat fiskale, narko-policine qe ne çdo fjalim e shpallte institucionin me te mire, me te suksesshem vetem e vetem se realizoi me sukses te plote kanabizimin total te Shqiperise.

– Noriega i Shqiperise, njelloj si ai i Panamase vendosi ne krye te policise skafo-ministrin dhe riktheu ne detyrat me te te larta te gjithe trafikantet e saj.

Ai edhe pasi largoi skafo-ministrin Tahiri si me te mirin qeverise, te cilin ja hoqen te tjeret me ultimatum, e zevendesoi po me njerin nga “tanet”, pra pra te narko-klubit, konkretisht me Agron drogen.

Se fundi, njelloj si ne Panamane e Norieges ku droga e korrur ruhej ne depot e narko-ushtrise, edhe ne Shqiperi droga e korrur ruhet ne tunelet, depot e narko-ushtrise dhe magazinat e rezervave shteterore.

Shqiperia nuk mund te krahasohet me Kolumbine, Afganistanin apo Meksiken sepse ne keto vende droga dhe trafiku i saj ka mbeshtetje nga qeveria dhe opozita.

Une kam qene ne Afganistan, aty qeveria dhe talebanet jane ne lufte per plantacionet e njeri tjetetrit. Kurse ne Shqiperi, njelloj si ne Panamane e Norieges droga eshte vetem e qeverise dhe rrethit me te afert te saj!

Per kete po rikujtoj lexuesit qindra e qindra denoncime publike te opozites ne keto kater vite per kanabizimin e vendit si dhe te lidhjeve direkte te Tahirit, qeveritarve te tjere, te Olsi Rames dhe vet Edi Rames me drogen, deklaratat e opozites kunder legalizimit te droges dhe qendrimet krejt te kunderta te Rames dhe qeverise se tij! Sb

2 komente në “Berisha “trembet” se mos ka mërzitur Metën, nxiton dhe sqaron keqkuptimin: E vërteta për votimin si President”

  1. eli-tiv says:

    …meta sikur do vriste tom doshin e fufin qe s’ja varret fare korbit..keshtu sikur thate…pra eshte kriminel…sot akuzon per droge ..vete babai droges ne shqiperi…Kush ka merak sot es cila eshte genjeshtra e rradhes e saliut…ajo qe kuptojme e tmeron vetingu…ata dine c’kane bere..!!??…

  2. Fatosi-kosove says:

    Pas gjithe atyre skenareve per ta rrezuar Ramen nga qeveria por edhe nga PS e qe nuk apten sukses,tash sali berisha si regjisori i te gjitha skenareve te deshtuara tenton ta perdore krten e fundit qe i ka mbetur,meten si president i vendit qe duke e bllokuar Rmen ta joshe qe te futet ne koalicion me te,duke harruar te gjitha sharjet e fyerjet qe i ka bere e deri te skenari per vrasjen e tom doshit,shpresoi qe meta te jete aq i kujdesshem sa ti mbaje mend orvatjet e sali berishes e lul bashes sepse kjo dyshe eshte aq e rrezikshme saqe nuk prejashtohet qe nje dite ta bejne skenarin e ri ku do te “sjellin” prova se Rama i ka tradhetuar grate e tyre dhe si prove jane xeni e femijet e lulit,prandaj dueht rrezuar Ramen,pra sali berisha dhe lul basha jane aq te ulet sa edhe vllaznit e tyre millosheviqi e fazlliqi,prandaj duhet pasur kujdes nga kjo klike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje