Chelsea fiton me Evertonin dhe hedh një hap drejt titullit

30 Prill 2017, 17:12Sport TEMA

Chelsea ka mposhtur me shumë lehtësi Evertonin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në transfertë.

Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga Antonio Contes që hodhi një hap të sigurtë drejt titullit kampion të Premier League.

Golat për Chelsean në këtë ndeshje i shënuan Pedro, Cahill dhe Willian.

Pas kësaj fitoreje Chelsea mban vendin e parë me 81 pikë, shtatë më shumë se Tottenham që luan më vonë ndaj Arsenalit.

Ndërkohë, në sfidën tjetër Manchester City ka gabuar përballë skuadrës së Middelsbrought.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 duke dalë nga kjo transfertë me një pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje