Deputetja nënkryetare e LSI: Dalim të parët në zgjedhje, Vasili do të jetë kryeministër shumë i mirë

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forca e parë politike pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Jo vetëm kaq, por sipas deputetes së LSI, Petrit Vasili, i cili pritet të jetë në krye të partisë pas largimit të Metës në Presidencë, do të jetë dhe kryeministri i vendit.

“Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë. Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë, nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë, ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë.”-tha Mehmetaj.

Deputetja e LSI tha se opozita ka pasur të drejtë për sa i përket çështjes së kanabisit dhe këtë e dëshmojnë tonelatat e kapura tani.

Është e tepërt që sot pas 27 viteve demokraci ne vazhdojmë të flasim se si duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur kjo është A-ja e demokracisë. Nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk jemi vend demokratik.

Opozita ka të drejtë në një pjesë të gjërave që ajo kërkon siç është rasti i përdorimit të parave të krimit në zgjedhje, siç është rasti i kanabisit, që nga dita në ditë dhe me sekuestrimet që bën policie në mënyrë të përditshme tashmë e kuptojmë që kanë pasur të drejtë me ato që janë thënë, sepse diku janë mbjellë pa sekuestrohen gjithë ato ton kanabis që sekuestrohen çdo ditë.

Duhet të jetë qeveria, sidomos kjo mazhorancë me kaq shumë vota në Parlament që duhet të sigurojë standardin e zgjedhjeve. Kjo është detyrë e kësaj qeverie. Ne nuk duhet t’i largohemi përgjegjësive tona, por duhet të jemi aty për të hapur, për të gjetur marrëveshje.”-tha Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj foli gjatë një interviste në studion e Oranews dhe deklaroi se të mërkurën do të do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të votuar për kryetarin e ri të Partisë.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Deputetja nënkryetare e LSI: Dalim të parët në zgjedhje, Vasili do të jetë kryeministër shumë i mirë”

  1. pedro i ri says:

    Boll me budadalliqe .

  2. tfgs1 says:

    duket se sorra arabe nuk e ndan te ”gjatin” nga suma………………….allah uakbar!

  3. Ballabani brenda cadres says:

    Me siguri,Likja,ka marre premtimin e Lulushes se,do porosite demokratet e tij,qe te votojne per kandidatet e LSI,se.Qofte dhe me keta,LSI-ja,ta shohe me dylbi vendin e pare ne keto zgjedhje…
    Nejse,eshte mire te flesh me endra,se sa pa to…

  4. arturi says:

    Kjo eshte shume e … pjekur … tashme. 😉

  5. mergim tari says:

    Sa TURP te merren ne konsiderate fjalët e njerezve te papjekur per POLITIKE.
    Gjynah qe politika shqiptaret prodhon nje soj te tille politikanesh.

  6. gjurmet says:

    U dhjefshi ne gjume duke pare endrra me Petrit Vasilin kryeminister…

  7. lulashi says:

    Ne zgjedhjet e 18 qershorit force e pare del LSI me 22 mandate. E dyta PS me 122 mandate. Ne kete menyre Vasili behet kryeminister, zevendeskryeminister Klani i Zemunit (Lefter Koka), ministre e jashtme sypuldetja Klajda Gjosha, ndersa kjo cupa me penelina do te behet kryetare e Kuvendit. Epo keta te LSI-se fluturojne me presh ne by…

  8. Treviso says:

    Cfar ndryshimi ka LSI nga partia Demokratike? Kete pergjigje duhet ta japi hajduti dhe mafjozi Ilir Meta.

  9. Milan says:

    Kur te shikosh gomarin qe futuron

  10. Labi says:

    Eshte mbushur lsi me arivista e fshatar karieriste e Te pa afte,dhe per kete I bash kohen lsi ,

  11. adrianrani says:

    Po Vasili mban bllok me vete si Likja apo i mban mend gjerat ?

  12. Dule Gabeli says:

    Ik moj shurre me emer turk dhe fytyre kineze.Turp qe Rama beri President hajdutin e LSI dhe nuk beri Shpetim camin e pabese hajdutin e doganave.

  13. drejtësi says:

    LSI në këto momente bën mirë të jetë modeste dhe të fokusohet te “përfitimet” brenda rrethit politik ku ka zënë një pushtet që nuk e meriton. Se për punë, nuk po shohim ende prova konkrete në terren.

    Mos i acaroni njerëzit me këto deklarata se e dini shumë mirë se baza socialiste nuk ju duron dot, për shkak të kapjes në flagrancë dhe luksit të shfrenuar që nuk ngurroni ta shfaqni me super vilat tuaja.

    Mirë është t’i vini gishtin kokës dhe jo B….

  14. like says:

    Zonje e nderuar qeverria e kap krimin e Nuk eshte pale me te. Ti çfare ke kapur qe kritikon kaq hapur?
    LSI del forcé e pare se gjithmone i ka pasar votat ne “xhep”. dhe po te jete ashtu … “o sa mire me qen shqypni” LSI eshte mire per opozite por jo per pushtet e PD as per njeren as per tjetren. PS si bretkosa moçali qe jane shumica e tyre, eshte me mire te kene dike mbi koke se te qelbin ujin ku jetojne.

  15. genci says:

    Dhe te mendosh qe je n/kryetare e LSI-se.Po ju si keni bere ditet akoma, se jeni akoma te vegjel, rrituni edhe pak pastaj te shohim ,qe te merrni postin e kryeministrit! Me vjen keq qe se kuptoni se cfare ju dha PS! Ju kurr nuk do ta shihnit Ilir Meten president, prandaj falenderoni PS, sepse se kemi degjuar akoma falenderimin tuaj. Mos valle mendoni qe i takonte Ilirit,posti i presidentit?! Harrojeni , kurre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *