Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Ja projekti i mosbindjes civile

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot në çadër Luli na shpjegoi projektin e mosbindjes civile. Në fillim na u duk pak i vështirë, por fjalë pas fjale, u sqarua dhe në fund doli që është diçka e thjeshtë.

Më 19 Qershor në mëngjes, fillon Republika e re.

Ne qytetarët e Republikës së re, nuk do ti njohim rregullat e Republikës së vjetër.

Luli do heqë dorë nga rroga si kryetar partie, pasi paret vijnë nga Republika e vjetër.

Deputetët nuk do marrin rrogat, se ato vonojnë nga Republika e vjetër.

Doktori nuk do mbajë badigard, se janë të Republikës së vjetër.

Karmina nuk do paguajë taksa tek dyqani në bllok, që shet të brendëshme luksi, se nuk ka ndërmend të mbajë me pare Republikën e vjetër.

Zeni do heqë dorë nga koncesionet, ku është aksioner i fshehtë në Zvicër dhe Panama, pasi i përkasin Republikës së vjetër.

Ne në çadër nuk do pranojmë të paguajmë pare për kafe tek “Fideli”, se ato janë pare të Republikës së vjetër.

Qytetarët nuk do paguajnë faturën e ujësjellësit se ato i përkasin Republikës së vjetër.

Nuk do paguajmë energjinë elektrike, pasi këto janë rregulla të Republikës së vjetër.

Nuk do ndalojmë në semafor pasi janë shenja të Republikës së vjetër.

Nuk do ti tregojmë policit patentën pasi është ligj i Republikës së vjetër.

Nuk do pranojmë faturë tatimore, pasi është rregull i Republikës së vjetër.

Porositë e Lulit vazhduan kështu pa fund.

-E kuptova,- tha, më në fund shoku im nga Laci. Do bëjmë ça të na dojë qejfi. Kjo është tamam Republikë. Vdiqëm për të parë pak Republikë të re.

-Po SHQUPI-n do ta mbajmë,- pyeti shoku im nga Laçi, se dhe ai i Republikës vjetër është?

-Do ta mbajmë,- tha Luli, por nuk do paguajmë qiranë e godinës, pasi është godinë e Republikës së vjetër.

-Mirë mo djalë këtë mosbindjen civile e kuptova,- tha deputeti Ruli, por një gjë nuk e kuptova. Kush do na bindë që të mos bindemi. Se këto duhet ta na i thotë ndonjëri që nuk është bindur asgjëje në jetë. Ti gruan se ke kundërshtuar kurrë, vjehrrin se ke kundërshtuar kurrë, kunatin se ke kundërshtuar kurrë, Doktorin jo e jo. Kë do kundërshtosh tani?

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *