Namik Dokle mesazh Ramës: I uroj suksese atij që  do të zerë vendin tim, vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!

30 Prill 2017, 09:36Politika TEMA

 

Deputeti i Partsë Socialiste Namik Dokle ka reaguar për herë të parë për faktin që nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në facebook, Dokle thotë se pas 27 vitesh deputet, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë në vendin e tij do të ulet një deputet i ri.

Me tëj ai thotë se e uron përzemërsisht cilido qoftë dhe më pas me ironi thotë se ,“Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!”.

Statusi I PLOTË

27 VJET…

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilido qoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron…

MIRENJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.

ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.

NDJESE për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë.

PERULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë… shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.

FALJE për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”!

Dhe… përqafime për ju miqtë e fejsbukut!

 

 

15 komente në “Namik Dokle mesazh Ramës: I uroj suksese atij që  do të zerë vendin tim, vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!”

  1. sapa says:

    Nuk e di se a je ti hajdut o dokle por me siguri qe kushdo qe te vije do jete nje i tille!Ai qe do vije e ka pasur nje post hajdutesh diku ne republike se fundja e fundit punetor i dalluar nuk vihet ne liste e as vjelese e dalluar pambuku si ne kohen e xhaxhit.Ku do i gjesh te ndershmit ne vendin e krimit?

  2. LORA says:

    Ne vendin tend!?!?!? T’a ka lene me tapi ramiz boshnjaku ???

  3. nina says:

    O Dokle nje gje duhet ta dish: PS NESE KA PAS HAJDUT NE RRADHET E SAJ, NJERI DUHET TE KESH QEN TIIIII DHE VETEM TI.. TURP.. E NJOLLOSE KARRIEREN TENDE TE GJATE NE ATE PARTI.. TURP ESHTE PER TY, DHE ME VJEN NE MENDJE QE VAJZA JOTE SPASKA PAS FAJ QE GJITHMON KA VENE STATUSE KENDRA PS.. SE TE NGJAN TY.. PO NORMAL KUURR JE DEMBEL DHE QE STE EC PUNA, QE JENI MESUAR VETEM TE MERRNI QYL PARE NGA PS, KESHTU DO FLISNI NE FUND.. CFAR PUNE KE BERE TI TE PAKTEN NE KETO 4 VITE????? PRA JOO HAJDUT QE JE, PO SHFRYTEZUES I DJERSES SE POPULLIT TEND.. HARRAM DHE PS KA MARR NE GJIRIN E VETE TE RINJE QE JANE TE DENJE KUUURR SI VAJZA JOTE DHE TY QYLXHI DHE HAJDUT… I UROJ PS FITORE NE 18 QERSHOR.. NGA DANIMARKA…

  4. Lexues i TemA says:

    Hyre ne politike i nderuar, e ushtrove at pune me nder dhe po largohesh prej saj edhe me i nderuar zotri Namik. Keshtu veprojne njerzit e ndershem, burrat me karakter dhe te vertete, njerezit atdhetar.

  5. eli-tiv says:

    …deputet ne 8 legjistratura…iken dhe peshtyn nga prapa…??….nuk gjen nje moment tjeter per te bere kritika…??? me siguri me privilegjet si deputet ka patur avantazhet e tij….Sa per “hajdut”…nuk ka parasysh te bijen qe merr ryshfet para se te jape shebimin mjeksor….e njejta llogjike e saliut…..

  6. artan says:

    Ke harruar nje detaj te vogel o z. Dokle. Lajthitjet e vajzes tende Ambika.

  7. shefi says:

    Aman o Namik, me e mira qe mund te besh eshte te besh nje propozim, pas dy legjislaturash nuk duhet te rizgjidhet njeri deputet. Ti e ke tejkaluar shume kete afat

  8. apokalips says:

    Po ku late pula me ju per te tjeret……ahhhhhh thuaj. Nje prerje jeni te gjithe si te majte e te djathte.

    1. Lugati says:

      fiks pula derra e gjela komplet i kane honger

  9. dash says:

    ( pas 8 legjislaturash) indershem, jo hajdut thone por sidoqofte i kote o i penevojshem, duhen te rinj dhe nuk mund ti paragjykojme si Basha qe “e di te sakte vjedhjen e votave( e thene nga nje hajdut)…duhet ndryshim brezash

  10. z. dokle, si nuk te doli nje urim per fitoren e ps-se. u tregove si baba I anikes e si xhaxha I kriminelit dokle. jam I surprizuar nga statusi I juaj pa urim. vavsh prapa diellit me gjith berishen. kush do te jete deputet I ps-se do jete me I mire se nipi I juaj

  11. pjeter says:

    hahahaha jo hajdut pulash thote, e ka te drejte, si mundet nje hajdut pulash te te zere vendin o namik? eshte ofendim i madh, duhet te jet hajdut i madh qe te respektohesh dhe te kete vlere vendi qe te ze o dokle, une nuk e di se c’fare ke dhene per shqiptaret, por sigurisht qe ke marre,dhe me vjen keq per ty, por nuk do te ta ndjejme fare mungesen o namik.

  12. Shpetim says:

    z.Dokle, kontributi i juaj ka qene i madh dhe u bere veteran si depudet. Por keto kater vitet e fundit vegjetove vetem per perfitimet mateririale qe merrje si deputetet. Nuk ishe i zoti te mbaje tet bije qe eshte ne mes te Tiranes mjeke, ne saje te PS, dhe me mosmirenjohje vjell vrer ndaj PS. Kesaj i thuhet ta mbyllesh me turp.

  13. Ballabani brenda cadres says:

    Une nuk e dija se zoti Dokle ishte deputet ne keto kater vite.I mbaja mend fytyren kur ishte kryetar i Kuvendit,por qe nuk e kisha pare me ne podiumin e tij per te folur,per mire ose per keq,per te vleresuar apo kritikuar forcen e tij politike,(kete detyre ja kish l;ene te bijes,Anites).Por,nuk e kisha pare gjithashtu te thoshet shendet apo plac edhe per Sali Berishen apo Lulzim Bashen.Kete detyre nuk e di perse nuk ja kish ngarkuar te bijes,si “zedhenese e tij e shtypit”.
    Dhe ne fund,ka dhe burra qe te pine kupen e ta permbysin ate.Nje i tille doli tani se fundi dhe Namiku,qe nga deputet iku…
    Namik,i ke bere mire llogarite se sa vite i ke ngrene ketij populli pa zene pune me dore?Mua me duken si nja 40 vjet mor burre.Nuk u ngope,por kerkon te vdesesh ne “krye” te detyres?
    Ke patur nje karrige,si gazetar i “punes”,qe vetem shaje,kritikoje te tjere,i vije para pergjegjesise e nuk jepje llogari.Ne kohen Bashkimeve Profesionale,si sekretar i tyre,i hakerreheshe Administrates dhe i vije me shpatulla pas muri edhe pse beheshin cope per te perballuar veshtiresit.Keto 27 vjet si deputet,po je “lodhur”,sepse ke patur makine pas bythe,ke patur mbrojtjen e shtetit,ke patur nje rroge qe kujtdo nga populli i vuajtur i leshon goja leng qe ta gezoje vetem nje here ne jete,ose me konkretisht vetem per nje muaj.
    Ja per te gjitha keto them se nje hajdut “pulash” eshte kushdo qe hedh vickela kur humbet privilegjet,mbase nje i i tille me del dhe ti me keto qe ke shkruar….
    Nuk thone kot ne Malesi:Burri ka kohe me u korrite.
    U korrite,Dokle,u korrite!Pse mor burre,nuk u terhoqe me “nder”….?!?!???

  14. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

    Po ik ore Namik se ti nuk ke 27 vite ne politike por qe ne 1970 kur hyre ne Parti te Punes. Sta degjuam kurre zerin ne mender parlamentin e mender shtetit te mender popullit shqiptare. Ik i qete se ai/ajo qe do te zene karriken ku ulje ti menderen do te jene ne mos shoku/shoqja jote, e sigurte qe eshte femija yt. Dhe ky mender vend keshtu do ta vazhdoje se “i ka dal vetes per zot” dhe garancine e ka tek Basha-Rama-Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje