EMRAT/ PD refuzon 18 qershorin, por baza propozon kandidatët për deputetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD¬-së.
Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë.

Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër.

Mësohet se mes të propozuarve janë ish¬drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi.“Gazeta Shqiptare” mëson se në Tiranë në zonën e ish¬Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha.

Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD¬së Oerd Bylykbashi. Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu.

Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj. Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova.

PD¬ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish¬Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin.

Afati zyrtar për propozimet ishte data 20 shkurt, dhe për këtë PD¬ja lajmëroi hapjen e një dritareje në faqen zyrtare “pd.al” përmes së cilës demokratët mund të propozonin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Por kjo dritare e hapur në janar u mbyll menjëherë pas përfundimit të afatit, pikërisht më 20 shkurt.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “EMRAT/ PD refuzon 18 qershorin, por baza propozon kandidatët për deputetë”

  1. llalla kosi says:

    bllokoi vetingun edhe tani do e fusin ne zgjedhje kur ka kaluar afati per mu regjistru. kto qankan krejt bashk PD PS LSI .vetem nje qellim me mbajt prokororet e gjygjtaret e korruptuar

  2. Kellira says:

    Halim Kosova eshte ekspert pi… prandaj e qan ate pune.

  3. Visar says:

    Qe Shqiperia t’i shpetoje diktatures, ka vetem nje rruge: PD te hyje ne zgjedhje ne koalicion me LSI.

  4. Fatosi-kosove says:

    Kurse shqiptaret e thone te kunderten e o Visar,
    qe shqiperia te shpetoi nga shkaterrimi dhe zhdukja PD duhet zhdukur nga faqja e dheut,ndryshe çdo here do te kete vrasje,vjedhje,droge republika ne çdo cep te vendit dhe ne fund serbi e greqi gjithe shqiperine,prandaj fitorja me e madhe per shqiptaret eshte veteizolimi i PD-s ne qader dhe dalngadale te vetzhduket tersisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *