Ilir Meta si oaz i Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Enkel Demi

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, duhet qëmtuar me kujdes se cila është pasoja qetësuese e skenës politike në vend. Duke lënë mënjanë shpotitë e rrjeteve sociale e natyrisht fjalët e zeza, zgjedhja e Ilir Metës duhet pranuar si një lëvizje politike zjarrfikëse. Ndaj, në Kuvendin e Shqipërisë nuk votoi njeri Ilir Metën e grevës së urisë që kacavirrej në sallën e Kuvendit drejt foltores së Jozefina Topallit, nuk votoi njeri Ilir Metën që mallkonte me zë e figurë Edi Ramën pas filmimeve të Dritan Priftit, nuk votoi njeri Ilir Metën që nxori në rrugë tragjedinë e 21 janarit. Në Kuvend u votua për një oaz qetësie, ku ka ende pak ujë për t’i hedhur flakëve të krizës.

Në këtë këndvështrim kuptojmë përse Ilir Meta mori të gjitha votat e të pranishmëve në sallë, veç ato të Ben Blushit, të cilit tashmë ia kanë përcaktuar fort mirë rolin në një teatër që pas zgjedhjeve të mundshme të 18 qershorit do të quhet opozitë.

Tani është ora që mos të humbet kohë cili është garanti i ardhshëm i Kushtetutës, por si mund ta shfrytëzojmë këtë ngjarje për të dalë nga kriza që ka përfshirë vendin. Duhet pranuar se Ilir Meta dje tek thoshte që nuk jam i lumtur, por jam i nderuar, shprehu dhimbjen e sakrificës së tij politike.

Ai krijoi një parti politike duke shitur shtëpinë dhe mirë apo keq ka qenë që pas 2009 përcaktor në skenën e politikës. Për herë të parë zgjodhi të jetë përcaktor, por jo duke shitur shtëpinë, por qënësinë politike në krye të partisë që themeloi vetë. Nuk do shumë mend që LSI hyn në një fushatë të çuditshme më e dobët, shumë më e dobët. Ani se Meta mund të bëjë eminencën gri deri në 24 korrik, ai sërish nuk e udhëheq dot këtë fushatë.

Mund ta komandojë, por jo ta udhëheqë. Elektorati i LSI-së, i cili shquhet për shpirtin e tij pragamatik, ka humbur busullën e orientimit drejt ideologjisë së pragmatikes. Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit të ardhshëm e tha shkoqur se do të donte të tjerë njerëz për kreun e shtetit. Ajo e di shumë mirë që krijesa që ka krijuar së bashku me të shoqin, LSI-ja, sot është më e rrezikuar se kurrë.

Kjo është arsyeja që zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit duhet parë as nën buzagazin e gazmoreve që gjenden me stivë në rrjetet sociale, as nën zhgënjimin e mallkimeve që gjenden në të njëjtën kënetë. Ky njeri bëri këtë zgjedhje, sepse rrethanat e kanë detyruar. Shqipëria është në një krizë që vetëm Bernd Borchardt dhe diplomatët e tjerë nuk e shohin ose nuk duan ta shohin. Në Maqedoni nuk është çudi që për punë ditësh të plasë pushka. Natyrisht, në këto rrethana, ku kufinjtë në Ballkan mund të ndryshojnë, Shqipërisë i duhet më shumë stabilitet. Ilir Meta në këtë rast duhet parë si një nga elementët e stabilitetit.

Elementi tjetër është opozita. Kjo e fundit nuk mund t’ia falë pushtetin e opozitës Blushit a ndonjë tjetri që ka emëruar pushteti. Nxjerrja jashtë sistemit e pakicës kundërshtuese do të thotë që opozita vetë po bëhet përgjegjëse, po aq sa Edi Rama për të instaluar këtu një regjim që kalon kufinjtë e autokracisë. Kreu i qeverisë nuk ka kurrfarë droje të marrë 100 apo 110 mandate, të emërojë opozitën dhe pastaj të thotë: “Qesh mirë, kush qesh i fundit…”. Opozita duke qëndruar jashtë po i mohon vetes që nesër edhe si pakicë duke shfrytëzuar dinamikat e politikës parlamentare të rrëzojë Edi Ramën ose të organizojë më mirë dhe më cilësisht lëvizjen popullore.

Qysh dje Lulzim Basha me Metën President nuk ka më pengesa për të qenë kryeministër i një lëvizje gjithpërfshirëse, por këtë e kupton vetëm po hyri në Kuvend, jo të qëndrojë në çadër dhe të porosisë pica me telefon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ilir Meta si oaz i Lulzim Bashës”

  1. orient says:

    ..shpjegimi juaj nuk ishte bindes!!..te jesh mbi palet duhet te jesh dikushi..

  2. kozmo says:

    Mos u lodhni kot , nuk futet kurre ne ate salle , ndihet shume mire duke porositur pica , madje po te dale nevoja i shperndan dhe vete nje dite , mjafton qe mos ta kapi wetingu .
    NQS ME VETEPERJASHTIMIN NGA POLITIKA ,I SHPETOJNE WETINGUT ,SI GJYQTARET E KORRUPTUAR , JA HODHEN TE KEQEN , NDRYSHE MJERE ATA .

  3. bibilushi says:

    O shoku analist ,nje gje duhet te kuptosh ti dhe ata qe merren me analiza si puna jote,ka ikur koha e Haxhi Qamilit,pamvarsisht se kemi neper kembe disa haxhi te koheve moderne,asgje nuk ndodh as ne Maqedoni dhe ne Shqiperi ,jo se jo,se keshtu i kane bere llogarite ata te medhejte dhe mos na u beni Kasandra dhe Nostradamus.

  4. bureto says:

    Mire mo Enkel demi, qe Blushin e ka emeruar pozita si opozite fasade, gje pak e besueshme. Po pse mor e Zoteri (s’po te them shok) a nuk jane nje opozite e vertete dhe e besushme dy partite si ajo “Sfida” dhe FRD? Per me teper qe shume figura ne keto dy parti jane ish eksponente kryesore te PD-se ? A nuk do te ishte shume mire per demokracine qe elektorati te orientohej drejt tyre? Ka ardhur koha per ndryshim! Te majteve u duhet opozite reale dhe kjo nuk mund te jete, (ashtu si eshte katandisur), më PD apo Kreshnik Spahiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *