Ish-deputeti demokrat shpjegon pse po kandidon për PDIU: Lulzim Basha nuk na la rrugë tjetër

Ish deputeti i PD Fatos Hoxha thotë se për fatin e keq të demokratëve, Lulzim Basha ja bëri gjëmën PD-së.

Përmes një statusi në facebook ish deputeti demokrat Fatos Hoxha sqaron që të gjitha arsyet se pse vendosi që të kanditojë në këto zgjedhje me PDIU.

 

Statusi i PLOTË

Të nderuar Miq,

Për fatin e keq të demokratëve, Kryetari ja bëri gjëmën PD-së.

Këto zgjedhje dhe legjislatura që vjen do ta lenë PD- në pa përfaqësim në Parlament.

Vetpërjashtimi erdhi me vendim të Kryetarit, por pa vendim të forumeve, me vullnet të Liderit, por   kundër vullnetit të anëtarësisë, me mbështetjen e liderit historik, por me kundërshtimin e rreptë të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Kryetarit dhe kundërshtarit politik mbase i del për hajër, demokratëve dhe demokracisë në këtë vend është e sigurt që do tu bëj dëm.

Sot që po ju drejtohem me këtë komunikim ndjej  vetëm një ngushëllim, ngushëllimin e militantit që nuk ka lënë këmbanë  alarmi pa i rënë  për të paralajmëruar të keqen që po na zinte derën, sikurse kam vepruar edhe kur PD ishte në pushtet dhe udhëheqësia kish nisur abuzimin  me detyrën  dhe besimin tonë. Gjithësesi, jam i  vetëdijshëm që nuk kam bërë  gjithshka duhej.

Sot që  PD ka dalë nga sistemi dhe forumet refuzojnë  ti dalin Zot, nuk gjej dot gjë  tjetër  për të bërë,  veç nismave individuale.

Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një  ftesë  dashamirëse të  PDIU- së  për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në  Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që  lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në  dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet.

Unë nuk kam frikë të përballem me kundërshtarin, edhe nëse ai ka mbështetjen e krimit dhe të parave të drogës.

Unë  e di me siguri, se dhe Demokratët e Kukësit nuk e kanë këtë frikë.

Në gjithë këto vite Demokratet e Kukësit fitoren e kanë gjetur kur janë  përballur, jo kur janë trembur, strukur apo kanë  marrë arratinë.

Prandaj unë  shpresoj se dhe këtë herë do tja dalim, me vendosmeri dhe në rrugën e ligjit, ashtu siç i takon forcës politike ku militoj.

Kjo rrugë për mua është  vështirë dhe plot sakrifica, por unë  jam i vendosur ta përshkoj.

Idealet vihen në provë kur përballesh me vështirësitë, jo kur vendos që jetën ta kalosh në “ bulevard “.

Demokratët e vërtetë  e dinë këtë  gjë, sepse e kanë kaluar në kurriz, për këtë shkak i kanë njohur dhe pranuar si Qëndrestarë, edhe pse udhëheqjes  së  re kjo nuk i pëlqen.

Sot PD ka nevojë  përsëri për  qëndrestarët.

Uroj që ata ta ndjejnë  përsëri ta ndjejnë  përsëri  thirrjen.

Deri atëhere unë  kam nevojë për të gjithë  ju që  e ndjeni thirrjen e kohës sikurse unë, dhe që keni mundësi dhe vullnet për këtë  përballje të re, të bëhemi bashkë edhe në këtë betejë.

Parlamenti i ri nuk duhet ti lerë demokratët të papërfaqësuar, le të bëhemi bashkë e të reagojmë, është koha të qëndrojmë.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Ish-deputeti demokrat shpjegon pse po kandidon për PDIU: Lulzim Basha nuk na la rrugë tjetër”

  1. Pencilina says:

    Suksese komandant!

  2. Pencilina says:

    Suksese Komandant Fatosi!

  3. Alban Hamzai says:

    Z.Fatos! Nuk ju intereson as PD dhe asgje tjeter. Ju intereson vetem kolltuku I deputetit .Meqe PD nuk merr pjese ne zgjedhje ,vendoset te kandidoni me PDIU .Ju me kete formim qe tregoni ,mund te kandidoni edhe me nje Parti Komuniste ,mjafton te fitoni kolltukun .Te tille jane deputetet e Shkerdhatokracise . Dhe PDIU eshte koshi qe mbledh hedhjet e cdo ane. Ju lutem botoni komentin tim!

  4. Ilia says:

    Pervec fjaleve te bukura, qe as nuk i besoj hic, me kujtohet nje humor i Koco Devoles, kur thote se u shkri Partia Komuniste ne 90, por une pa parti nuk do rrija tha, tani jam Demokrat i flakte 😀.
    Vdiq mbreti rrofte Pushtuesi

  5. Studio says:

    Vrafshi veten pas Salehut e Lulushkes se bithes

  6. BB says:

    Qe te marresh pjese ne zgjedhje , eshte detyre ndaj atdheut. Aty secili prej nesh vendos per te ardhmen me voten e tij. Te rrish larg zgjedhjeve eshte sherbimi me i keq.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk mund te qendroj “besnik” ndaj nje vendimi absurd !
    Basha duke u rritur ,do mesoj.

  8. Genci says:

    Po pse o Fatos paske lindur per te ndenjur gjithmone deputet ti?

  9. tahir says:

    O Zot, perseri ky llafazan deputet? I rrinte pas Berishes sa e nxori 2 here deputet. Komunist 24 karatsh, llafazan. Te shkoje ne Kukes se e gjen baben si e gjeti miku i vet i pazareve hasaN HALILI. Tahiri, paskuqan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *