Meta drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, Basha drejt Amsterdamit

30 Prill 2017, 18:39Politika TEMA
Meta drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, Basha drejt Amsterdamit

Nga Flogert Muça

Zhvillimet kryesore të kësaj jave që zunë faqet e para të mediave në Shqipëri ishin zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës, mbledhja që ndërkombëtarët ju bënë partive të vogla (një ditë para datës së dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ për zgjehdjet e 18 qershorit) dhe shpallja e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike të regjistruara në KQZ.

Siç shihet, Ajo që bie në sy është se në të treja këto ngjarje, Partia Demokratike nuk bën pjesë. Duke treguar kështu se ka dalë jo vetëm nga parlamenti, por edhe nga axhenda politike dalëngadalë.

Nga çadra nuk ka asnjë zhvillim të ri. Qëndrimi mbetet i njëjtë, pavarsisht se herë pas here Basha kapërcen kufirin e normales me deklaratata që bën. E megjithatë, ai është në një moment delikat, pasi nuk i ka mbetur asgjë për të cilën të flasë, pasi i ka thënë të gjitha dhe ka marrë përgjigje nga të gjithë për gjithçka. Ai ka mbetur në çadër, duke u defaktorizuar çdo ditë e më shumë.

Nga ana tjetër Ilir Meta u zgjodh Presidenti i ri i Rpublikës me 87 vota pro. Ai ka sot padiskutim më shumë legjitimitet se Bujar Nishani dje, i cili u zgjodh me 73 vota. Një zgjedhje kjo që për hir të së vërtetës i shërben PD-së më shumë se çdo alternativë tjetër, edhe pse kjo e fundit për shkak të politikës së ditës e anatemon e demonizon sa për sy e faqe. Ndër vete pak por e sigurt është që Basha është komod me zgjedhjen e presidentit të ri Meta, pasi, në rast se nuk do ishte sot president ai (Meta), Berisha e Basha do bënin patjetër ndonjë akt publik kundër Ramës. Sot kundër Metës ka vetëm disa fjali që ngushëllojnë mlitantët e ku fjalia më e rëndë është “Pazar”. E thënë të gjitha këto, Meta shkon pothujse si President konsensual drejt presidencës.

Mirëpo teksa Meta bëhet gati të hyjë, Nishani bën gati plaçkat për të dalë nga presidenca. Ky i fundit ka konsumuar një mandat të cilin e ka shfrytëzuar maksimalisht për të luftuar kundërshtarin e partisë së tij, Ed Ramën.

Bujar Nishani ka kthyer me dhjetra ligje të mazhorancës mbrapsht, ka bërë deklarata sikur të ishte kryetar i PD-së kundër Edi Ramës. Ka bërë edhe akte publike ku ka demostruar se po bën çmos të bindë doktorin se vlen më shumë se Basha (kujtojmë këtu rastin kur Nishani, doli të protestojë kundër ndërtimit të këndit të lodrave nga Bashkia te Liqeni).
Megjithatë, kur erdhi puna që të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga çadra e papjekur e Bashës, “Nishani president” hezitoi. Kjo sepse, ai përpiqej të fliste si President, por mendonte si kandidat për kryetar të PD-së. Fakti që Nishani e la situatën të degradojë duke mos thirrur krerët e partive në zyrë siç Moisu kishte bërë me Berishën e Nanon, tregon se atij i interesonte mos-zgjidhja e krizës.

Nishani e njeh Kushtetutën dhe e di fort mirë se zgjedhjet nuk i shtyjnë as zhbëjnë dot partitë politike. Nisur nga kjo, ai ka goditur kundërshtarin e tij në PD, Lulzim Basha, duke mos lëvizur as gishtin për ta nxjerrë nga rruga pa krye ku ai qëndron akoma. Nuk bëri asnjë tentativë për të zgjidhur krizën, veç një deklarate të thatë, kur e kishte marrë ferra uratën e zgjidhja dukej e pamundur. Kjo lojë e Nishanit është e kuptueshme sot, teksa shohim se si Basha ka mbetur brenda në çadër ndërsa PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve. Ky është terreni dhe momenti kur Nishani nga Presidenca niset direkt për te partia mëmë, e cila po lëngon amatorizmin por dhe frikën e një kryetari i cili kur tentoi të marrë partinë në dorë, e vrau atë. Nishani tani do luajë lojën e tij për të marrë në dorë PD-në. Mesa duket, doktorin e ka pro.

E gjithë kjo histori duket tanimë shumë e thjeshtë për t’u përkufizuar me një fjali: “Meta shkon drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, ndërsa Basha niset drejt Hollandës”.

9 komente në “Meta drejt Presidencës, Nishani drejt PD-së, Basha drejt Amsterdamit”

  1. Populli says:

    Po Ai mezi leviz mo si do veje te pd

  2. nn says:

    Pse do ta pranoje Hollanda Lulushen dhe Aurelin ???? ………………. apo nuk ka gjithe ate shesh Amsterdami – nje cader atje eshte perfekt; edhe ca qofte me raki … ohoho

    Po ky sikur e kishte shitur shtepine ne Hollande, apo kishte dy? po ne pune shkon ky? ku punon, e di njeri?

  3. Ben says:

    Na vjen keq por Basha niset drejt shtepise pa qera?

  4. spata says:

    Nuk na the ku shkon Saliu ?

  5. DETARI [email protected] says:

    RRUGE TE MBARE TE GJITHEVE ! TE ZHDUKEN TE GJITHE KETA ,SE NA QELBEN VENDIN………..

  6. Vesa says:

    Mjer PD po degjoi Berishen dhe po e drejtoi Nishani. Ky gagac vetem per pensionist mund te vleje. PD ka nevoje per rindertim qe mund te behet nga te rinj, fizikisht e menderisht.

  7. astrit says:

    Edhe Nishani i duhet PD dhe ajo do te dale nga memoria e shqiptareve.

  8. Treviso says:

    Mos u gezoni se po zhduken gjithe keta zvarranike. Po nuk u zhduk Ilir Meta populli shqiptare nuk ka per te bere hajer, si brenda vendit ashtu dhe ne arenen nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje