PROJEKSIONI / Sa mandate do fitojnë PS dhe LSI në 18 qershor

30 Prill 2017, 19:13Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveritar dhe të partive të tjera të vogla, si dhe me bojkotimin e zgjedhjeve nga koalicioni i opozitës, debati mbi rezultatet zgjedhore 2017 bëhen formal.

Referuar zgjedhjeve 2013 dhe duke llogaritur vetëm votat e të majtës si vota të vlefshme (opozita nuk merr pjesë), si dhe duke llogaritur partitë që kanë kaluar nga e djathta në të majtë (PDIU), apo partitë e reja politike (LIBRA, LISTA, etj), mund të parashikohet një rezultat i përafërt zgjedhor.

Kalkulimi është bërë mbi bazë qarku, duke marrë në konsideratë ndryshimet e reja në numrin e deputetëve në qarqe dhe ndryshimet midis partive politike gjatë katër viteve të fundit.

Në përfundim rezulton se nëse ruhet kjo votë dhe ky sistem votimi, mazhoranca aktuale merr 138 nga 140 deputetët, nga të cilët, Partia Socialiste merr 105­107 deputetë, LSI 22­25 deputetë dhe partitë e tjera të vogla së bashku, vetëm 9­13 deputetë.

Një rezultat i tillë ngjason vetëm më vitin 1996 (numërim i votave pa prezencën e opozitës) dhe vitin 1997 (pamundësi e opozitës për konkurrim në çdo zonë dhe situatë e jashtëzakonshme).

A mund të kishin zgjedhjet legjitimitetin dhe efektivitetin e duhur? A mund të kemi parlament vetëm të një pale politike? Ky është lexim politik, varet nga shumë skenarë, rrethana e argumente të tjera, por gjithsesi mbetet i pandryshuar fakti se rezultati do të ishte shumë disproporcional me mbështetjen reale politike në Shqipëri.

Mënyra sesi po zhvillohen dhe pritshmëritë e zgjedhjeve 2017 nxjerrin në pah edhe gjashte konkluzione paraprake:

• së pari, se sistemi zgjedhor proporcional rajonal është penalizues për partitë e reja dhe partitë e vogla politike;

• së dyti, se për herë të parë nuk do të kemi asnjë kandidat të pavarur në zgjedhje;

• së treti, për shkak të sistemit 92% e deputetëve janë emëruar tashmë deputet, zgjedhjet bëhen për 8% të tyre;

• së katërti, se për herë të parë partia e minoritetit grek nuk do të mund të fitojë mandat përfaqësues;

• së pesti, PS do të mund të sigurojë shumicën absolute pa pasur nevojë për aleatë për qeveri apo vendimmarrje, deri edhe ndryshim të Kushtetutës;

• së gjashti, do të jetë realisht e pamundur të “krijohej” opozitë parlamentare edhe nëse mosmarrëveshjet midis PS e LSI;

• së fundi, edhe këto zgjidhje pritet të vendosen teknikisht në Kolegjin Zgjedhor, me një KQZ në pamundësi për vendimmarrje.

9 komente në “PROJEKSIONI / Sa mandate do fitojnë PS dhe LSI në 18 qershor”

  1. Fatosi-kosove says:

    Prandaj edhe ti je larguar nga PD o z.Krasniqi sepse ke pare se aty ka vetem vrases dhe dogerash,dhe ke bere “mire” pasi ke shpetuar me koke,pastaj pse PD nuk merr pjese ne zgjedhje eshte nje nder per shqiptaret pasi sa here ka marre pjese ka vjedhur,ka shkaterruar zgjedhjet,edhe ti e di z.Krasniqi se si sali berisha e lul basha kane perdorur shume kosovar per te votuar me dhjetra here ne dite pasi ishin te sigurt se ata votonin per ta,prandaj z.Krasniqi thuaje te verteten sepse nderon jo vetem veten tende.

  2. DETARI [email protected] says:

    FFFFFFFFFFFFAAAAAAAAAANNNNNNNNNNNTTTTTTTTTTTTTTTTAAAAAAAAAAAAASSSSSSSSSSSSSTTTTTTTTTTTIIIIIIIIIIIIIIIIIIIKKKKKKKKKKKKEEEEEEEEEEE ! ! !

    VETEM KJO GJE I DUHEJ SHQIPERISE QE TE BEHET SHTET I KONSOLIDUAR !

    1. DETARI [email protected] says:

      Megjithate une jam nje idiot!

  3. Viroi says:

    PD mori fund bashke me Berishen qe mendoi si ta perdorte, por jo si ta forconte ate.

  4. Manjola Kume says:

    Elektorati shipetar eshte maturuar keto vite tranzicioni, dhe kam nje parandjenje qe ka ardhur koha qe forca te reja politike te dalin ne vend, dhe ky eshte rasti per tu pare. Zgjedhjet jane nje arene ku platformat dhe mendimet perplasen, dhe jam i bindur qe shume prej votuesve te PS nuk do tia jepnin me voten asaj nese ne zgjedhje nuk do te merrte pjese PD, keshte qe eshte mjaft interesante per tu pare se si do te shperndahet vota keto zgjedhje, por per nje gje jam i sigurt, qe do te jete katerciperisht i ndryshem nga diagrami i mesiperm.

  5. Adrian says:

    Demokracia në rrezik shumë serioz.

  6. ATDHEU says:

    Shiperise ne keto momente i duhet te jete e ko soliduar. Mos i shperdoroni votat tuaja. Mos votoni per interesa personale. Vini interesin Shqiperise mbi cdo intereas personal, kesaj rradhe.
    Votoni per te ardhmen e Shiperise, dmth per brezat qe do vijne.
    Votoni per Vetingun.
    Votoni qe sherbetoret serbo-greke te mos ngrejne me krye.
    Votoni kesaj radhe per Shqiperine dhe per shqiptaret e te gjitha trevave.

  7. Poku says:

    E ke gabim qe mendon se votuesit e ps nuk votojne per ps .kjo duhej bere dhe me cdo kusht duhet te ndrydhoje kushtetuta ne menure qe te rregulloje balancat politike sic jane ne vendet europiane dhe kete e bene vetem ps sepse pd nuk do ta bente kurre nje gje te tille per shume arsye .por ngelet per te pare se si do fuksionoje .kam besim te pakten kete 4 vjecar Edi te beje me te vertet shtet me nje kushtetute europiane e te pastroj nje nga nje te gjithe drejtesine te paren pastaj istitucionet e tjera.qe te behet kjo duhet patjeter kushtetuta dhe vetingu.

  8. rrumpalla says:

    Po mori kaq shume vende Palla, i bie te shkoje si te ai filmi ku iken dasmoret ! E ha dot gjithe mishin vete ? Apo do t’i bejne shurren baçes !! Ha ha ha !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje