Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

30 Prill 2017, 09:14Politika TEMA

Kur Putini urdhëroi pushtimin e Krimesë, u duk qartë se gjeopolitika e vjetër që nuk pushon kurrë, filloi të lëvizë edhe një herë me forcë drejt synimeve që kanë vënë paraardhësit. Që nga koha e Katerinës dhe Pjetrit të Madh, Rusia e ka përcaktuar Stambollin si kryeqytetin e tretë të Rusisë apo Cargrad, thënë ndryshe Qyteti i Carit.

Kundër interesave tokësore të Rusisë, për të arritur qëllimin e saj, qëndronte Austria. Në atë që kundërshtonte këtë qëllim në det ishte Anglia, e cila, bashkë me rënien e Turqisë që mbante Bosforin, humbte në një masë shumë të madhe monopolin e të qenët fuqia botërore e detrave.

Natyrisht që histori të tilla nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes së Babait të Kombit, Ismail Qemali. Ndoshta nga të vetmit diplomatë turq që u ftua në oborrin e Viktorias dhe që e kuptoi menjëherë se në rrëmujën e madhe të parakrijimit të shtetit shqiptar iu desh drejtuar pikërisht Austrisë….

Duket se kemi shkuar shumë larg nëpër hipoteza, por le të lundrojmë ende pak mbi to.

Nuk është e vështirë të hipotezosh se qëndrimi amerikan, të paktën në lidhje me Shqipërinë, është thuajse i njëjtë me atë të Austrisë së vjetër dhe nisur nga ky plan vështrimi, kuptohet qartë pse aleati, miqtë dhe mbrojtësit më të mëdhenj të Shqipërisë janë pikërisht amerikanët.

T’i shkruaje këto lloj artikujsh si ky i sotmi fare pak pas ’90-s, dukeshe sikur dilje jashtë modës, në mos aventurier apo qejfli më shumë sesa duhej i gjeopolitikës së vjetër. Gjeopolitika pushon apo ndërron qëllim vetëm në një çast, kur ka luftë botërore, pra kur njëri i kërkon të gjitha. Apo ajo, mund të thuash, pushon edhe në Luftën e Ftohtë, kur gardhet e mëdha përcaktohen nga traktatet e të mëdhenjve.

Po jo më shumë se njëzet vjet pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, gjeopolitika e vjetër ka dalë prapë në qendër të vëmendjes, pavarësisht evoluimit të kohës apo termave të rinj që kanë zëvëndësuar ata të vjetrit. Fjalë boshe? Mbase, por fare pak pas Krimesë, boshti tokësor i vendeve që të çojnë drejt Stambollit ka filluar të dridhet i tëri nën kriza e këto mbi apo nën tokë.

Po çfarë pune kemi ne në këtë histori dhe çfarë lidhje ka Shqipëria me Maqedoninë, që është edhe titulli i këtij artikulli, i dyti dhe i treti pas atyre që i kam quajtur “Vetëvrasja e Shqipërisë në Vlorë” dhe “Kush i fut në sherr zotërit e Ballkani?“.

A ka vërtet vlerë të merresh me gjykime të tilla, veçanërisht kur jemi vend i vogël dhe nuk na takon të shohim ëndrra të mëdha? Qëllimi i artikullit është diçka tjetër, që me sa mundemi, po mundohemi ta shtjellojmë.

Në një vështrim të thjeshtë të hartës së madhe, shihet qartë se korridori i madh që lidhte Lindjen me Perëndimin në kohën e Luftës së Ftohtë, ishte ai me numër 10. I ardhur prej Evropës Qendrore ai shkonte në Trieste, nga e cila shkohej në Budapest. Ky korridor që quhej me numër 5, zbriste nga Budapesti në Beograd, Shkup, pastaj Selanik dhe së fundi në Stamboll. Nuk është aq e vështirë se, nëse vendos gjilpërën në Stamboll, jemi në qendër të botës nga pikëpamja gjeografike. Po këtu kemi Bosforin e famshëm që ndan Lindjen me Perëndimin. Kurioze para se të vazhdojmë këtë arsyetim është se Ngushtica e Bosforit, ashtu si dhe Kanali i Suezit, pra dy nga pikat më të rëndësishme të botës, janë të dyja zgjedhur apo ndërtuar nga paraardhësit tanë gjenialë, Konstandini i madh dhe Mehmet Aliu.

Po le të kthehem në temë. Si u pohua më sipër korridori i dhjetë pas luftës në Jugosllavi, thuajse u ndërpre për një kohë dhe e humbi për një kohë deri diku rëndësinë e tij.

Po me se duhej zëvendësuar? Rolin e korridoreve zëvendësuese e të tipit tranzit e kuptoi së pari Sllovenia, prej të cilës mund të vije ndryshe në Stamboll. Pastaj grekët që e kuptuan po ashtu rëndësinë e çastit dhe e ndërtuan madje dhe kundër llogarive ekonomike Egnatian e re. Themi kundër llogarive ekonomike, sepse Igumenica është port i vogël për të realizuar qëllime të mëdha.

Interesat e Shqipërisë duhej të fillonin e të mendonin ndryshe nëse do të respektonim Babain e Kombit, Ismail Qemalin.

Loja e Shqipërisë fillonte në Vlorë dhe me anë të Korridorit tetë shkonte në Shkup dhe pastaj Stamboll. Porti i Vlorës, që nga të gjitha llojet e këndvështrimit, është, sipas shumë studiuesve, në potencial, më i madh edhe se i Roterdamit, që është sot më i madhi i botës, ishte pika e parë ku duhej hedhur vështrimi. Natyrisht që ndërtimi i tij e bënte lehtësisht të bëshme edhe hekurudhën edhe rrugën e korridorit 8. Madje këto edhe pa lekët tona, nëse kishim bërë Vlorën më parë…

Në një plan të pastër gjeopolitik, Porti i Vlorës dhe Korridori 8, i cili mbante brenda Maqedoninë, i shndërronte të dyja vendet në zotërit e Ballkanit në rast paqeje dhe akoma më shumë. Nuk është e vështirë, bazuar vetëm në llogaritjet e distancave, që gjithë vendet përreth, duke llogaritur edhe Greqinë e Veriut të kishin më hesap të shfrytëzonin Vlorën. Po akoma më shumë. Nisur nga Vlora, me vajtjen në Shkup mund të shkoje në Stamboll, në Evropën Qendrore apo Ukrahinë e më pas në Rusi. E në këtë lojë, për shkak të Vlorës dhe thellësisë së portit të saj në lojë, mund të llogaritje edhe gjigantët e botës që do të trasportonin sasira kolosale drejt qendrave që thamë më lart…

Po nëse heq dorë qoftë edhe nga llogaritë konkrete, heqja e një vije të drejtë nga Vlora në Shkup e pastaj Stamboll, të lejon të shohësh rolin e këtij llozi tokësor, në kohë paqeje dhe lufte. Dhe pjesën më të madhe të këtij llozi e kanë në dorë shqiptarët dhe pastaj maqedonasit që jetojnë në një pjesë të madhe në një shtet të përbashkët me ta. Thënë thjesht. Nëse Shqipëria ka Vlorën dhe Maqedonia shihet si qendër dispecerie ku lëviz ky mall kolosal, kuptohet pse nuk mund të çmendemi dhe të kërkojmë të prishemi me Maqedoninë. Interesi normal është të shfrytëzojmë bashkë me ta këtë pozicion që na ka falur natyra.

Po çfarë bënë pararardhësit tanë pas 90-s apo më parë?

Komunisti plak Alia, me të cilin kam folur rreth kësaj çështjeje dikur pas vitit ’90, më tha që së pari ne nuk shkonim dot kaq gjatë në llogaritje. Nuk i dinim dhe, së dyti, na pengonte Lufta e Ftohtë. U preokupuam vetëm të arrinim me hekurudhë Maqedoninë dhe të shihnim Vlorën me pikëpamjet e vitit 1960, kur u grindëm me sovjetikët.

Pasardhësit e Alisë dhe Hoxhës u nisën në drejtime të panjohura… Sot nuk flet njeri për Vlorë dhe Korridorin 8. Nano thirri në skenë Sarandopullisin, i cili i la në mes të gjitha. Ai nuk i filloi lëvizjet nga Vlora, por nga Greqia. Berisha e filloi nga Kukësi dhe Korridori 8 mbeti për kalendat greke.

Për hir të së vërtetës, në një bisedë me Berishën nga viti 2007, dikur më theksoi se po interesohej për Vlorën, por ky projekt nuk u mor vesh pse nuk u bë kurrë… Mbase interesi i kundërt i fqinjëve, apo arsye të tjera, nuk i di…

Për ata që e nënvlerësojnë pozicionin e Shqipërisë, mjafton të tregosh TAP-in si shembulll ilustrues i pozicionit tonë gjeografik dhe kuptohet pse duhet të mendojmë ndryshe. Kurioze se nga vitet ’90 e pak më larg, mund të kujtojmë Inisiativën Klinton për dhënien e parave për të parë fizibilitetin e porteve në Ballkan, ku Shqipëria dukej nga më të favorizuarat. Klintoni shpalli prioritet atë kohë edhe Ukrahinën…

Por ajo që na intereson si thelbësore për Shqipërinë, është e thjeshtë. Nëse ne nisemi nga Vlora dhe kemi rrugës Maqedoninë, nuk mund të mendojmë kurrë të prishim pozicionin tonë. Kemi interesin e përbashkët që imponon të dy palët. Maqedonia është thelbi i lojës gjeopolitike që do të jetë gjithnjë në fokusin e vëmendjes sonë. Dhe duhet të kuptojmë se, nëse ata po i drejtohen Qafë-Thanës me autostradë, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Dhe bile sa më shpejt të mundemi…

Por çfarë ndodh nëse nuk e bëjmë?

Jemi siç e kam pohuar edhe në një rast tjetër, apo shndërrohemi në një zorrë qorre dhe në një vend të mjerë,  i cili, në çdo rast, duhet të kënaqet me gënjeshtrat e vogla apo të mëdha të ministrave të saj të financës, që kësaj radhe kemi shkuar 3 për qind në rritje, etj., etj?

Mirëqenien e një vendi, besoj e çojnë idetë përpara. Në ato që u thanë më lart, mund të ketë pasaktësira apo mosthellim në gjykim. Po në një gjë besoj në mënyrë të palëkundur. Marrëdhëniet tona me Maqedoninë duhet të jenë prioritare dhe duhet ta ruajmë atë si sytë e ballit, me marrëveshje e mirëkuptim të ndërsjellë. Ndryshe do të vuajmë përjetësisht dhe do të turpërojmë veprën e baballarëve të kombit, apo ndryshe, të atyre që themeluan Shqipërinë.

Së fundi. Në redaksi më kujtuan se një analist serb po fliste për rëndësinë e Maqedonisë, duke e quajtur “Thembrën e Akilit” të të githë Evropës. M’u kujtua menjëherë një bisedë e Zimmermanit, ish-amabasadorit amerikan në Jugosllavi. Millosheviçi i tha atij që Maqedonia nuk i intereson. Atë dikur do ta ndajnë shqiptarët, bullgarët apo grekët. Ne nuk na lejohet të mendojmë alla Millosheviç. Atij i interesonin gjëra të tjera, neve jo. Maqedonia është një vend më i vogël se ne, mbase nuk rrezikon dot kurrë, por për nga rëndësia e bashkëpunimit është shumë më e madhe sesa mendojnë nacionalistët qorra…

Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë ?

18 komente në “Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?”

  1. Mersin says:

    Zoti Nazarko perse i emertoni banoret e Maqedonise shqiptare dhe maqedonas. Kush eshte maqedonas! Aty banojne shqiptare dhe sllave. Shqiptare autoktone dhe sllave te ardhur. Them se duhet te bejme kujdes ne emertime te tilla. Populli maqedonas i Aleksandrit te Madh ka humbur.

    1. Leka i Math says:

      Jo nuk ka humbur populli pellazg i Makedhonise se lashte!!! Pasardhesdit e makedhonasve te Lekes se Math jane SHQIPTARET e sotem ?

    2. Leka i Math says:

      MAKEDHONIA ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS BULLGARE
      Makedhonia e Veriut (ajo e Shkupit) eshte e banuar nga sllave,shqiptare,vllaho-shqiptare,turq… Sllavet dihet historikisht se jane te ardhur ne keto troje ne shek VI – VII te eres sone,pra rreth 1000 vjet pas Lekes se Math! Pretendimi i tyre se jane pasardhes te makedhonasve te lashte eshte krejt qesharak. Nga pikepamja etnike dhe gjuhesore,sllavet e Makedhonise jane bullgare lindore e asgje tjeter. Doni te dini se si e justifikojne ardhjen e sllaveve ne shek VI – VII dhe si e lidhin me lashtesine!? Deshironi te qeshni me lot!? Keta sllavet thone se vertet kane ardhur 1000 vjet pas kohes se Lekes se Math te Makedhonise (se kjo s’ka asnje dyshim),por ata qe erdhen ishin “pasardhes te ushtrive te Lekes se Math”,qe kishin mbetur stepave te Siberise dhe atje u sllavizuan. Pra keta “pasardhes”‘ te sllavizuar u krthyen pas 1000 vjetesh ne “atdheun” e tyre ? ? ? Ne fakt nuk ja vlen fare te merresh me pretendimet sllave!!!
      Ne Makedhoni nuk ka patur e nuk ka “greke” (as ne Makedhonine e Shkupit,pra verioren e as ne Makedhonine e Selenikut,pra jugoren). Kur Makedhonia e jugut (ajo e Selenikut) u pushtua nga ushtria neo-greke ne 1913-en,atje nuk kishte asnje grek. Dokumentet historike te vete ushtrise neo-greke e deshmojne qarte kete. Askush nuk dinte greqisht ne ato ane,me perjashtime te pakta,sidomos te prifterinjve qe e kishin mesimin e greqishtes te detyruar sepse ishte gjuhe administrative e kishes! Shteti neogrek u mundua te ndryshonte strukturen etnike te kesaj zone (qe popullohej nga shqiptare,sllave,vllahe,turq,hebrej e armene) duke sjelle popullsi kristiane nga Turqia (te quajturit ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj). Keto popullsi ne fakt nuk kane lidhje me greket. Kapadhokinjte dhe karamanlinjte jane popullsi te Turqise jugore,popullsi turanike (te njejta me turqit dmth) por qe kishin ardhur me pare se turqit,rreth 2 shekuj me pare dhe ishin vendosur ne zonat e Perandorise Romane te Lindjes (i ashtuquajtur me vone nga historianet si Bizanti). Keto popullsi ishin kristianizuar dhe vazhduan te mbeteshin kristiane edhe pas ardhjes se vellezerve te tyre turqve osmane qe ishin myslimane. Keto popullsi kishin gjuhe amtaren turqishten dhe kete perdornin edhe ne kishat e tyre. Madje ata e shkruanin Ungjillin ne turqishten e tyre me shkronja greke dhe liturgjia kishtare behej ne turqisht. Edhe sot e kesaj dite keto popullsi qe jetojne ne shumice ne Greqine e Re,vazhdojne dhe flasin ne shtepi turqisht dhe kur organizojne festa e panaire,kendojne e vallezojne tyrcelinjshe! Karamanlinjte dhe kapadhokinjte kane tipare te dallueshme fizionomike si popujt turanike. Jene te shkurtet,fytyrgjere,syterhequr dhe dicka midis ezmerit dhe verdhacukut ne ngjyren e lekures. Pontet jane nje grup tjeter popullsie kristiane e ardhur nga Turqia veriore. Keta ndahen ne dy grupe : turkofone dhe pontiofone. Jane nje popullsi shume e perzier midis turqve dhe gjeorgjiano-kaukazianeve. Zona e tyre e prejardhjes ndodhet ne veri te Turqise se sotme,ne brigjet e Detit te Zi,me qender ne Trabzon (Trapezunda).Po te studioni historine e asaj hapesire do kuptoni thjesht se aty ka patur levizje popullsish nga zonat perreth kryesisht kaukaziane dhe gjeorgjiane. Pretendohet qe ka patur edhe koloni te heleneve te lashte,por qe gjurmet e tyre kane humbur ne histori,ashtu sic kane humbur ne histori gjurmet e kolonive te heleneve te lashte ne shume brigje te Mesdheut. Ardhja e turqve e beri edhe me mix popullaten e asaj zone dhe ekzistenca e ketyre popullsive as qe vihet ne dyshim. Gjate periudhes se Perandorise Romane te Lindjes (Bizantit) kjo zone ishte nen sundimin e Perandorise,ndersa Gjeorgjia apo Kaukazi,pergjithesisht ishin jashte sundimit roman. Kjo zone ka patur tendenca shkeputese (irretendiste) dhe nje fare organizimi fetaro-administrativ. Pontet turkofone kane shumer ngjashmeri me pontet pontiofone,si ne tradita,veshje,kenge e valle,por turkofonet shihen shpesh me percmim nga te tjeret dhe quhen turko-spori (dmth fara-turke). Pikerisht ne kohet e sundimit romano-lindor (bizantin),popullsia ishte mixe kauaziano-gjeorgjiane dhe duke qene se gjuha zyrtare e kishes dhe e shtetit ishte greqishtja mesjetare,ne keto zona u perhap nje gjuhe qe quhet pontiaka. Kjo gjuhe ka lidhje me greqishten mesjetare kishtare (po aspak me helenishten e lashte sic pretendojne disa),por eshte e pakuptueshme nga greqishtja e sotme (dhimotika) qe eshte gjuha zyrtare ne Greqine e Re! Natyrisht pontiaka-ja eshte e ndikuar shume dhe e mbushur me fjale nga turqishtja,por edhe nga gjuhet sllave apo gjeorgjiane.Kjo popullsi,qofte turkofone qofte pontiofone mbeten kristiane edhe gjate Perandorise Osmane dhe edhe sot e kesaj dite perdorin ose turqishten ose pontiakishten si gjuhe te tyre shtepiake, ne Greqi ku jetojne. Pontet (turkofone dhe pontiofone) kane tipare krejt te dallueshme fizionomike dhe dallohen shpejt ne gjithe Greqine. Ata jane te shkurter,fytyre gjere,hundekerrabe dhe shume ezmere. Kane veshjet dhe traditat e tyre,kenget dhe vallet,te cilat po te mos e dish i merr per turq,se jane krejt te njejta!
      Keto tre-kater grupacione popullsish u sollen ne Makedhonine e jugut (te Selenikut) dhe ne Thraken perendimore,sidomos pas vitit 1925,por edhe pas viti 1990 (keta te fundit erdhen nga Gjeorgjia,Armenia dhe Rusia). Ne nje popullsi prej rreth 800 mije banore qe kishte Makedhonia e Selenikut ne vitet 1920, erdhen rreth 700 mije ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj. Duke perdorur politikat e spastrimit (turqit u detyruan te largoheshin te gjithe,por bashke me ta dhe shume popullsi te tjera myslimane, si shqiptare dhe sllave. Po ashtu edhe hebrejte u spastruan gjate Luftes II-te,ndersa sllavet u debuan ne shumice gjate Luftes Civile ne Greqi ne vitet 1945-1948), po ashtu edhe politikat e te asimilimit ndaj popullsive vendase (shqiptareve,sllaveve,vllaho-shqiptareve,armeneve qe ishin popullsi kristiane) dhe duke sjelle keto popullsi kristiane nga Turqia,shteti neogrek u perpoq dhe vazhdon te perpiqet ende sot me te gjitha menyrat te grekezonte Makedhonine jugore. Keshtu ne 1990,kur Makedhonia e veriut (e Shkupit) shpalli pavaresine nga ish-Jugosllavia,ne Greqi plasi nje kundershtim i hapur ndaj atij shteti dhe filluan te shperthejne teorite “Makedhonia eshte greke” dhe te teorise se Makedhonia e lashte na ishin helene dhe Leka i Math na ishte helen. Deri atehere shume pak flitej per “helenicitetin” e Makedhonise se lashte. Dicka kishin filluar te perrallisnin ne Greqi ne vitet 1905-1913,kur u kuptua se Perandoria Osmane do shkaterrohej dhe ne Greqi filluan te pretendonin territore. Si justifikim,pikerisht ne ato kohe, dolen disa teori per Makedhonine si “greke”,se deri atehere si kishte vajtur njeriu ne mendje. Por keto u shuan shpejt,sapo arriten qellimin dhe moren nje pjese te madhe te Makedhonise (pjesen jugore) ne 1913. Pastaj nuk u ndjene me,derisa ne 1990 doli nje shtet tjeter qe quhej Makedhoni dhe pervec kesaj ky shtet kishte pretendime territoriale ndaj Greqise (kerkonin bashkimin me Makedhonine e jugut,ose te Egjeut sic njihet ndryshe). Aty filloi kundershtimi me kete shtet,te cilit Greqia nuk i njeh as emrin (prandaj nderkombetarisht quhet FYROM) dhe pas 1990 s’lane teori pa nxjerre dhe “vertetim” pa thene se “H Makedhonie einai elliniki – Makedhonia eshte greke”! Cuditerisht jane pikerisht pjesetare te ketyre popullsive te ardhura, qe quhen “prosfigies = ardhacake”,pra (ponte,karamanlinj e kapadhokinj) qe cirren me shume,qe bejne patriotin e flakte dhe thone se jane “pasardhes te Aleksandrit te Makedhonise”. Keta nga Azia,na qenkan pasardhes te makedhonasve!!!??? Por te verteten nuk e dine vetem neogreket,ata duan te vertete ate qe ju pelqen atyre. Te gjithe aktoret politike dhe vendim-marres ne bote e dine fare mire se Makedhonia e sotme (e veriut dhe e jugut) eshte banuar dhe banohet nga popullsi te ndryshme heterogjene. E dine shume mire se cfare politikash ka ndjekur shteti neogrek dhe e kuptojne hallin dhe interesin qe ka ky shtet.
      Sa per Makedhonine e lashte,pavaresisht perpjekjeve neogreke apo sllave,historia eshte shume me e thjeshte dhe e qarte :
      – makedhonasit e lashte nuk kane lidhje me sllavet! Keta jane te ardhur ne Makedhoni dhe ne gjithe Ballkanin ne shek VI-VII (pra 1000 vjet pas Lekes se Math) dhe jane sllave ashtu si sllavet e tjere (saktesisht sllavo-makedhonasit jane etnikisht bullgare dhe flasin nje dialekt te bullgarishtes)
      – makedhonasit e lashte nuk ishin helene! Vete helenet e lashte e kane dokumentuar qe para 2500 vjetesh se makedhonasit ishin “barbare” dhe flisnin nje gjuhe tjeter. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kur e thoshin helenet e lashte atehere,c’rendesi ka se c’thone neogreket e sotem! Vete Leka i Math e ka mesuar helenishten ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojme sot anlishten) dhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe,s’ka asnje dyshim!
      – makedhonasit e lashte ishin fise pellasgo-illyre. Shqiptaret shpesh here ne histori quhen makedhonas. Gjate periudhes romake,ka pasur periudha te gjata kohore kur kryeqendra e Provicium Ilyiricum-it ishte Seleniku! Makedhonia eshte nje nga krahinat shqiptare (Dardani,Makedhoni,Epir,Illyri).
      Fatkeqesisht vetem shqiptaret nuk e vrasin mendjen dhe nuk e rivendikojne Makedhonine (te veriut dhe te jugut),megjithese shkencetaret percaktojne vetem shqiptare si pasardhes te makedhonasve te lashte. Figura e Lekes se Math sidoqofte eshte vendosur ne monedhen kombetare shqiptare qe ne 1924-n .Monedha “1 Lek” e emetuar ne 1924, ka portretin e Lekes ne nje ane dhe ne anen tjeter Leken e Math mbi kale. Monedha jone quhet Lek pikerisht ne perkujtim te Lekes se Math te Makedhonise. Pikerisht kete portret te Lekes se Math qe gjendet ne monedhen tone te 1924-s, kane vendosur greket ne monedhen e tyre “100 Dhrahmi” ne vitin 1978!!!! MAKEDHONIA ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS BULLGARE!!!

  2. Qytetari says:

    Je PERFEKT, nuk ja vlen te zgjatesh.

    1. Marko Bocari says:

      Jo vetem qe Nazarko nuk eshte “perfekt”,por ne shume gjera eshte krejt i pasakte! Po te permend 2 gabime thjeshtesisht te kuptueshme :
      1. Nuk ka konceptin e drejte te realitetit te Makedhonise. E konsideron nje “vend fqinj”,nderkohe qe nga pikepamja historike dhe gjeografike ajo eshte pjese e Shqiperise (njesoj si Kosova-Dardania). Duke mos e konceptuar keshtu,ai ben vleresime jo te sakta.
      2. Nuk eshte Vlora,por Durresi porti kryesor qe lidh perendimin me lindjen (Vlora mund te jete ndihmes i Durresit). Kjo gje eshte zgjidhur qe ne lashtesi,kur Durresi ishte pika lidhese midis dy Romave (Romes ne Itali dhe Romes se Re – Kostandinopojes)

      1. Shpetim Nazarko says:

        Ne lidhje me ceshtjen Durres -Vlore mos u nxito. Jo vetem se Straboni quan Vloren portin me te madh te antikitetit. Ne kohen e Romes se lashte mundet te ishte Durresi, por atehere trasportoheshin vetem qypa me vere,,,,,, Sot duhen gjera te tjera per te trasportuar dhe Durresi ka shume pak thellesi per kto lloj operacionesh. Nese psh vjen nje anije 30000 toneshe duhet ta bjesh pjese pjese apo me copa ne portin e Durresit mIRE.

        Per ate qe Maqedonia eshte pjese e Shqiperise kte nuk e di, por mund te pajtohem plotesisht me ate komentuesin e meparshem qe pasardhesit e Aleksandrit jemi ne shqiptaret.

        1. Marko Bocari says:

          Atehere vetem anijet 30.000 toneshe do shkojne ne Vlore,se te tjerat s’kane arsye te shkojne atje,por ne Durres bashke me qypat e veres apo te naftes. Pra Vlora perseri mbetet ndihmese e Duresit ?

  3. Mane Alikaj says:

    Analiza e Shpetim Nazarkos duhet degjuar me vemendje nga qeveritaret dhe politikberesit tane, si persa i perket maredhenieve me Maqedonine ashtu edhe lobimit per ndertimin e koridorit 8. Interesat Shqiptaro-Maqedonase jane te perbashketa.

  4. dash says:

    Bravo komentuesi LEKA I MADH ….kjo eshte e verteta…

  5. Asus says:

    Duket disi e vjeteruar teza e lidhjes se portit te vlores me shkupin pasi aty kryqezohen disa trase. Ne jemi nje vend I varfer qe duhet te mendojme seepari per rruget ae lidhin Shqiptaret me njeri tjetrin. Rruga e kombit edhte veper e madhe per Shqiptaret qe shpetoi ekonomine kosovare po dhe per daljen nga durresi ne Nish dhe lidhjen me trasene ae ju thoni. Zhvillimit i dikton vet investimet.

  6. ILIRIA E BASHKUAR says:

    MAQEDONIA NUK DUHET TE NDAHET KURRE.
    AJO ESHTE TOKE ILIRE. MBRETI ME I LAVDISHEM I SAJ KA QENE LEKA I MADHE.
    AJO DUHET TE SHQIPTARIZOHET EDHE ME SHUME ME TE VERTETEN HISTORIKE DHE ME VET SHQIPTARET.
    SHUME SHQIPTARE MBAJNE AKOMA EMRIME SLLAVE TE DETYRUAR NE FORCA E SE KALUARES …..

  7. Pellazgos says:

    Zoti Nazarko kujton se eshte pasardhes I Kostandinit qe ishte “shqipetare” por ka luftuar per Greqine.
    Ai isjte I pari Perandore qe vendosi gjuhen Greke ne Bizantios me vone Kostandinopoli dhe shpalli Krishterrimin fe zyrtare.
    Mire eshte qe te mendojme se toka eshte e rrumbullaket.Miqte tane si turqit, amerikanet,anglezet qe “vdesin” per ne qe jemi populli me I vjeter
    I Ballkanit por nuk kemi shkruar gjuhen tone se keshtu ju intereson atyre, eshte ne demin tone.
    Kush e pengoi Kostandinin te shkruante nje fjale te vetme “shqip” por me germa grwke apo latine?
    Si mund te genjehemi kaq lehte kur historia, arkeollogjia, kultura, civilizimi, toponimet tregojne qe jo vetem si fjale por edhe si identitet nuk kame asgje te perbashket me propaganden e armiqve tane te vertete.

    1. Marko Bocari says:

      Sa klase shkolle ke mor PISOGLENDI “pellazgos” ? ? ? Per cilen “Greqi” na paska luftuar Kostandini i madh mor IDIOT i lindur ? Ne kohen kur ka jetuar ai nuk ekzistonte asnjefare lloj Greqie!!! Kostandini i madh ishte Perandor Romak me origjine illire (dmth shqiptare do apo s’do ti) nga Dardania. Ai nuk dinte asnje fjale greqisht dhe nuk vendosi aspak greqishten si gjuhe zyrtare te Perandorise se Lindjes. Greqishtja aleksandrine (dmth gjuha qe perdorte kisha kristiane e lindjes) u vendos si gjuhe zyrtare e Perandorise Romake te Lindjes ne shek VIII-te nga Perandori Justinian (pra 4 shekuj me vone). Kostandini i madh ishte i pari Perandor Romak qe u pagezua ne te krishtere,por nuk e vendosi ai kristianizmin si fe zyrtare. Kjo ndodhi disa kohe pas vdekjes se tij.
      More vesh mor PISOGLENDI ? ? ?
      INJORANT!!!

  8. Pellazgos says:

    Zoti Nazarko, eshte mire qe te mesosh kush je, cfare kerkon, perse lufton.
    Kostandini sipas historise ishte Perandori I Pare I Bizantit ne 476 A.D dhe nuk ka lidjje me Sllavet, Shqipetaret, Turqot.

  9. Pellazgos says:

    Zoti Nazarko, eshte mire qe te mesosh kush je, cfare kerkon, perse lufton.
    Kostandini sipas historise ishte Perandori I Pare I Bizantit ne 476 A.D dhe nuk ka lidhje me Sllavet, Shqipetaret, Turqit.
    Kush e pengoi Perandorin te linte ndonje fjale apo dicument “ne gluhen (glossa) shqipe me Alfabet te huaj?Kush e pengoi te krijonte nje alfabet shqipetare?
    Mos e penguan kryetaret e kooperativave?

    1. hahaha says:

      Shko mesoje historine ku eshte per tu mesuat more debik i Anastasit dhe mjaft hengre m…me perrallat qe degjon ne bodrumet e Anastas Asfalise Kostandini ishte shqiptare do apo jo ti dhe ndonje psikopat si ty qe ju kane shplare trurin pederastet me veladon te zi gjuha zyrtare e Bizantit ishte LATINISHTJA greqishtja ishte gjuhe e Kishes more zullap mesoni nje here te jetoni me realitetin more analfabete edhe ato b…q..qe benin pjese ne Kishen e Stambollit ishin te perzier nga etnia sllave shqiptare armene siriane e keshtu me rradhe nuk kishte “greke” as nuk ka “greke” as nuk do te kete “greke” mjaft tallet kkk me veten tuaj more kokrra hajvanesh

  10. Logu says:

    E kam nisur me shume se dhjete here komentin dhe me eshte fshire ne shkrim e siper. Nuk e di pse…

    1. Leka i Math says:

      edhe mua ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje