"Shpëtimtar”, “veteran” dhe “vendimtar”. Vlerësime të shkëlqyera për Strakoshën pas derbit

30 Prill 2017, 15:55Sport TEMA

Derbi i Romës cilësohej si ndeshja vendimtare për të ardhmen e Strakoshës, pasi aty do të shihej nëse portieri shqiptar ishte në të vërtetë në lartësinë e duhur për të kërkuar fanellën e titullarit në sezonin e ardhshëm.

Përgjigja e Strakoshës ka qenë e jashtëzakonshme, me një paraqitje thuajse perfekte në këtë duel, duke marrë vlerësime të shkëlqyera nga mediat italiane.

“Tuttomercatoweb” i ka vënë notën 7 portierit shqiptar. “Kryen tre ndërhyrje të pabesueshme që shpëtojnë Lacion. Luan me sigurinë e një veterani dhe nuk bën asnjë gabim”, shkruhet në shpjegimin e notës.

Për portalin “La Lazio siamo noi”, nota e vënë është 8. ‘Vendimtar në minuta e parë të lojës. I aftë të rrinte në këmbë deri në momentin e fundit në gjuajtjen nga afër të Xhekos. Edhe më shumë kur ulet në të majtën e Salah, shkruan Panorama Sport.

Ka intuitë në penalltinë e De Rosit por hidhet shumë vonë. Në fillimin e pjesës së dytë është i jashtëzakonshëm te gjuajtja e Xhekos. Maturim të lumtur!”, ishte shpjegimi për notën e lartë.

Ndërsa nota 7 i përket “Il Sussidiario”. “Djaloshi bën tre pritje të shkëlqyera, dy ndaj Xheko dhe një te Salah. Me fat, sigurisht, por edhe i aftë dhe aktiv”, shkruan ky portal.

Edhe “SportMediaset” i vë notën 7. “Hipnotizohet nga De Rosi por është vendimtar ndaj Xhekos”, shkruhet në këtë portal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje