VIDEO/ Rrëfehen Sinani dhe Seldi. Ja pse mori fund marrëdhënia jonë

30 Prill 2017, 17:01Lifestyle TEMA

Shumë është përfolur mbi prishjen e miqësisë mes Sinan Hoxhës e Seldi Qalliut duke mos bërë më bashkëpunime bashkë. Dhe me sa duket fajin për këtë e paska pasur Seldi.

Gjatë një interviste për Prive, Sinani shprehet se gjithçka ka ndodhur mes tyre, në fakt, është ekzagjeruar dhe se shkak për ndarjen e tyre ka qënë shkëputja për një farë kohe e Seldit nga karriera muzikore.

“Ka pasur një tërheqje në fakt, në atë kohë, të Seldit nga skena artistike. Pasi mbaroi Akedeminë e Arteve për kanto, djali bëri edhe një kurs në Amerikë dhe ky ka qenë një shkak pauze në atë kohë nga ana e Seldit. Mirëpo portalet e morën si një prishje, si një grishje, derisa shkruan atë që u pëlqeu atyre, gjë që është e drejtë e tyre. Por ndërpreja e bashkëpunimeve erdhi pas 2-3 bashkëpunimeve. S’mund të ishim në çdo duet bashkë.Sigurisht, një grindje e vogël ka ndodhur mes nesh, por nuk është e atij rangu që kanë shkruar portalet…” – thotë Sinani.

Ndërkohë  Seldi e miraton atë që thotë Sinani dhe  shprehet se shkëputja ka ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta që ka pasur në atë kohë.

“Faktikisht përgjigje presin shumë njerëz, por në kohën kur u bë bashkëpunimi me Sinanin “Adrenalina”, unë po mbaroja Akademinë dhe pas saj, duhet të bëja edhe një Master. Mirëpo, nga angazhimet e shumta, e lashë pak pas dore. Edhe neglizhenca ime për shkak të moshës, si çdo i ri ishte ndikoi në atë kohë. Këtu filloi edhe ngërçi që filluan të shkruajnë të gjithë…. Në atë kohë shkova për një periudhë 8-mujore në Amerikë për Master. Ajo lëvizje, ndoshta nuk më bëri mirë për karrierën, por më bëri mirë mua, për të reflktuar…”,- shprehet  Seldi.

Seldi dhe Sinani do të rikthehen së shpejti në tregun muzikor me një tjetër bashkëpunim, çka tregon se ata i kanë lënë pas “zënkat” e mëparshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje