Aleati i Bashës takim kokë më kokë me sekretarin e Ramës, rriten shanset për hyrje në zgjedhje të opozitës…?!

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Nga një foto e siguruar nga “Express”, duket Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të thatë. Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri­tjetrin.

Nuk dihet se për çfarë po bisedon sekretari i kryeministrisë me ‘kundërshtarin’ politik të kryeministrit, pasi edhe Mediu së bashku me partitë e tjera opozita kanë vendosur për tu mos u regjistruar në KQZ si subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Aleati i Bashës takim kokë më kokë me sekretarin e Ramës, rriten shanset për hyrje në zgjedhje të opozitës…?!”

  1. Ollga Toronto says:

    Duket u kthye duar bosh nga USA Mehdiu,prandaj po mundohet te gjej shtigje te dali nga cadra.

  2. Kellira says:

    Kane folur per Gerdecin.
    Mediu i tha se u cliruam kur Rama i rrahu shpatullat Berishes.
    Edhe sot mund te merremi vesh si atehere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *