Andi Bushati: Qëndrimet e Selamit dhe Bregut duken të drejta, demokratët në çadër mund t’i shohin si armiq

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Analisti Andi Bushati ka komentuar sot situatën politike në vend, që nga bojkoti i zgjedhjeve nga PS, kritikat e demokratëve të vjetra për zotin Basha, por dhe listat e kandidatëve të PS dhe LSI për zgjedhjet e 18 qershorit.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Bushati theksoi se qëndrimi i deputetëve Majlinda Bregu, Eduard Selami, sipas tij janë të drejta, por nga ana tjetër të vonuara.

“Bregu dhe Selami përveç asaj që shprehin për bojkoti e zgjedhjeve, kanë dhe kritika se si Basha po drejton partinë. Qëndrimet e tyre duken të drejta. Aq më tepër kur Basha po propagandon Republikën e Re. Për mua PD i ka të trashëguara defektet që prej 20 vitesh, vuan nga Berishizmi.

Pyetja themelore: Lërë Basha e ka gabim, por ai ka ngritur një kauzë për zgjedhjet. A siguron pushteti i Ramës zgjedhje të lira? Nga sa pash, nga qëndrimi i Selamit dhe Bregut, kjo çështje eskivohet. Këto zëra disidentë janë në të drejtën e tyre”, tha Bushati.

Nga ana tjetër analisti Bushati pohoi se pas këtyre deklaratave të Selamit dhe Bregut sot, që kritikonin sjelljen e zotit Lulzim Basha për zhvillimet e fundit politike, sipas tij la gjasa që nga demokratë në çadër mund të shihen si armiq.
“Nuk mendoj se ka lidhje me Kavajën, sesa me thelbin e problemit.
Do ishte jonormale që brenda PD mos të kishte zëra desidentë. Unë e di që shumë demokratë nga ata të çadrës sot, janë të pritur që t’i shohin si armiq Selamin dhe Bregun, por duhet t’i shohim njerëzit në thelbin e asaj që thonë. Nuk ka ndonjë mëkat të madh, blasfemi, që dikush mendon ndryshe nga Lulzim Basha.

Për një vendim si ky i Bashës duhet të kishte dhe zëra kundër, fatkeqësi do ishte që të ishin të gjithë në unison. Njeriu nuk është kundër jashtë kohe për t’i thënë mendimet e veta.

Edhe nëse Selami dhe Bregu thonë gjera të tjera, dhe në këto momente kanë ikur ato që kanë thënë ata. Basha ka gjetur një terren goxha të punuar”, nënvizoi Bushati.

Mes të tjerash Bushati analizoi dhe listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare, që sipas tij kanë brenda rilindas dhe jo socialistë.

“Nga grupi socialist janë hequr të gjithë mbartësit e memories së PS, aty mund të ketë Rilindas por jo socialist. Zëra ndryshe nuk ka më në PS…”, pohoi Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Andi Bushati: Qëndrimet e Selamit dhe Bregut duken të drejta, demokratët në çadër mund t’i shohin si armiq”

  1. muco says:

    sido qe ti beje zgjedhjet rama do te jene 100 here me te lira se te berishes o zagar analist ka bere ndonjehere zgjedhje te lira berisha?

  2. Maloku says:

    Ore zoteri ,kur je kundra politikave te partise si mund te te kandidoj per deputet ,eshte absurde e me se e logjikeshme , flas per te gjitha partite.

  3. lul cadra says:

    …shshshshs po na flet shoku Hysni…

  4. Lorena Hida says:

    Ja dhe faqja e çadres se shqupit ne facebook Lolita (Lorena Hida), e cila shan me liber shpie dhe farefis Majlinden & Selamin, sipas direktivave partiake, ne menyren me vulgare vetem sepse ata po ngrene zerin – (1 Maj 2017):
    “Tani qe iu shua endrra per presidente, Majlinda nxjerr pallen e Edit kunder Lulit. Me pallen e Edit ne dore thone se eshte dhe Eduart Selami, i cili rri mbyllur ne shtepi se e ka rrahur gruaja, e cila enderronte te behej vete zonje e pare.”
    https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1688832064751555&id=1496781900623240

  5. Agron says:

    Berisha nuk pyste as per opozite dhe as per asnje, per te moa folur per cfare i lane bere ketij vendi suke filluar qe nga pronat dhe deri te araimi.
    Keta plehra duhet te ahkrihen si parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *