Basha i përgjigjet Bregut, Topallit e Selamit: Në zgjedhje u regjistrua koalicioni i drogës, si skema e Ramiz Alisë

1 Maj 2017, 19:44Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar ne rrjetet sociale per regjistrimin ne zgjedhjet e 18 qershorit te koalicionit te majte. “Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte.

Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij”, shkruan ai.

Postimi i Bashes ne rrjetin social:

E vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-­ës që është ende në pushtet. Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte.

Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij. Por shqiptarët nuk mashtrohen. Monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim, në asnjë formë.

Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij.

Shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë.

9 komente në “Basha i përgjigjet Bregut, Topallit e Selamit: Në zgjedhje u regjistrua koalicioni i drogës, si skema e Ramiz Alisë”

  1. Maloku says:

    Na prishe diten e pushimit or bajge e PD.Dhe sot na cave mender b………. Rri rehat nje dite , mos mendo kaq shume per ne se do semuresh e ku te gjejme ne me budalla se ty.

  2. Demokrati says:

    O Bash, po si nuk u lodhe xhanem? Je bo si Shab Hundderri.
    Ne fakt s’ke faj, nuk te le plaku b, tka kap keq per fyti.
    Terhiqu sa nuk esht vone. Me mir von se kurre.

  3. Arti says:

    Ik o pirdhu në Hollandë,se na çmende.!
    Kemi liderat tanë.!
    Ata qê kanë investuar jetën në PD!
    Ti vetëm frutet i more ,kur ishe nê Bashki!
    E DJATHTA FITON ,PO IKU. BASHA !!
    BASHA S’KA LIDHJE ME PD-në,.!
    ZOTI EDUART SELAMI ,TË PRESIM TË KTHEHESH
    AKTIV SI DIKUR !NA MUNGON AJO FRYMË !
    NA VJEN TURP ,SI JEMI KATANDISUR.!??????????????

  4. timo says:

    Kjo është fatkeqsia jot o Lul se kujton se je akoma në kohën e Ramiz Alisë ose më saktë kërkon me dredhi ta trasportosh situatën e krijuar nga ti ,në atë periudhë. Por e ke kot. Tre kundërshtarët e tu në PD janë më realistë dhe më të sinqertë se ti por janë më pak këmbëgulës. Dhe ti këmbënguljen e ke nga frika e vetingut. Kot e ke! Ai po vjen… Hollanda nuk të shpëton dot.

  5. Drejtesia says:

    Te ershi fundi,dhe mos kujto se do ikesh,mos te te genjeje mendja,do japesh llogari per bemat e tua kur vodhe si minister trasporti dhe kur lyejte duart me gjakun e shqiptareve te pafajshem kur ishe minister i brendshem.

  6. aqif tahipi says:

    Bravo Basha .Ti je lideri i vertete i se djathtes dhe vetem ngujimi ne qader do ju sjelli ne pushtet ne te ardhmen .

  7. selami says:

    Fute PD ne zgjedhje dhe dil nga cadra o debil! Ka filluar te pelqejne vetem kakarisjet e tua dhe nuk degjon asnje ze tjeter!

    1. Tiranare says:

      Ci do ne zgjedhje zgjebjet. Leti se mire jan aty

  8. Shoku shpati says:

    Basha ne rregull kur te shajne

    Ruajui kur te levdojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje