Donald Trump: Prova e Phenianit, shpërfillje e vullnetit të SHBA dhe Kinës. Nuk iu them çfarë do bëj

1 Maj 2017, 10:56Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se nuk e mirëpret mundësinë që Korea e Veriut të bëjë një provë tjetër bërthamore.

“Mund t’ju konfirmoj gjithashtu se jam i bindur që as presidenti i Kinës, një njeri shumë i respektuar, nuk do ta mirëpriste një provë të tillë,” tha Trump në një intervistë që u transmetua të dielën në kanalin CBS, në emisionin “Face the Nation”.

Presidentit iu drejtua pyetja nëse kjo nënkuptonte që ai do të ndërmerrte “masa ushtarake” kundër regjimit të Phenianit.

Ai u përgjigj: “Nuk e di. Të shohim. Është lojë shahu. Nuk dua që të tjerët ta dinë ç’kam në mendje”.

Korea e Veriut, e cila po përpiqet të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara që ndodhen 9000 km larg, kreu të shtunën një provë tjetër, por sipas të dhënave të grumbulluara, duket se prova dështoi.

Në llogarinë e vet në Twitter, presidenti tha se prova “ishte një akt që shpërfillte vullnetin e Kinës dhe presidentit të saj shumë të respektuar. Shumë keq!”

Presidenti Trump fajësoi pararendësit e tij për qëndrimin pasiv ndaj ambicjeve ushtarake të Koresë së Veriut.

1 komente në “Donald Trump: Prova e Phenianit, shpërfillje e vullnetit të SHBA dhe Kinës. Nuk iu them çfarë do bëj”

  1. Intelektuali says:

    Cfare perkthimi. Asgje skuptohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje