Fatos Lubonja: Zgjedhja e Ilir Metës president, çështje bandash. Duan të eleminojnë PD-në

1 Maj 2017, 10:37Politika TEMA

Fatos Lubonja e quan zgjedhjen e Ilir Metës si president, produkt të sistemit antidemokratik që përfaqësojnë partitë politike në Shqipëri.

“Problemi më i thellë i kësaj që po ndodh është se në të njëjtën kohë shtrohet pyetja: A ka kuptim që të kemi disa parti për të përfaqësuar vetëm këtë grusht njerëzish?

Deri dje ishte kështu pasi ky grusht njerëzish përdornin edhe PS, edhe PD, për të grabitur shqiptarët, sepse njëra bandë kishte Tiranën, tjetra kishte shqipërinë.

Sot është krijuar një situatë ku nga njëra anë punët e kësaj pakice varen kryekëput nga partia e Ramës dhe nga ana tjetër populli i ka hequr shpresat se mund të sjellë ndryshim me këto banda.

Ai prandaj i është nënshtruar statuskuosë, duke zgjedhur ose ikjen nga vendi ose punësim në plantacionet e kanabisit”, shkruan Lubonja për Panorama.

Lubonja flet edhe për një skenar eleminimi të PD-së që buron nga ky sistem dhe përplasja mes “bandave politike”, si dhe mungesën e besueshmërisë te opozita dhe revolucioni demokratik i shpallur prej saj:

“Pra, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk duhen parë si lojtarët e vetëm në eliminimin e PD-së.

Ata duhen parë në kontekstin e sistemit të grabitjes që kanë ngritur së bashku me “rremtarët” kriminalë me të cilët bashkëpunojnë për të çuar anijen shqiptare drejt theqafjes përfundimtare.

Eliminimi i PD-së në udhëtimin e tyre drejt kësaj theqafjeje po mundësohet pikërisht nga logjika e punës dhe e interesave të këtyre njerëzve.

Nëse do të kërkojmë përgjegjësinë e PD-së në këtë lojë, duhet thënë se kryesorja është se ajo ka aplikuar të njëjtën logjikë, pra se nuk ka ditur të jetë përfaqësuese e popullit.

Prandaj thirrjet e Berishës për “revolucion demokratik” tingëllojnë sot si ato thirrjet e atij bariut që gënjeu disa herë njerëzit se ujku po i hante delet, dhe, kur ujku erdhi vërtet, nuk shkoi më njeri që t’ia shpëtonte“.

14 komente në “Fatos Lubonja: Zgjedhja e Ilir Metës president, çështje bandash. Duan të eleminojnë PD-në”

  1. fakti says:

    Idiot,
    qe arrin akoma tu marresh para ca “botuesve”me idiot e maskarenj se ti .

    1. AMY says:

      I semure psiqik Lubonja, nuk arrin ta cliroje vehten nga xhelozite kunder Rames, dhe eshte shume i neveritshem si analist, tamam , me shkrimet apo analizat qe ben te vjen te vjesllesh, qe nga pamja e tij barbon, e deri te llogjika e tij meskine, dhe e ngushte, nxjerr rrogen me shkrimet qe ben, se per cilesi eshte nen zero, njeri i keq ne shpirt duket, dembel, qe kurre nuk ka bere nje gje te mire qe te kujtohet, xheloz deri ne skizofren, ky eshte lubonja, qe perfiton si ish i burgosur, vlere tjeter nuk ka.

  2. saliu says:

    Po flet ky qe endrroje per 24 ore te behej president

  3. timi says:

    PD po eleminon veten..o tos koqja o spiun i babes.

  4. koha jone says:

    Ha ha ha , tani do ti shpetosh ti Lubonja me kete shkrim .

  5. v says:

    Seshte nevoja te bertase erdhi ujku
    sepse;Ai eshte vete ujku,
    vjen kur te doje shqyen sa te doje e largohet kur i do qefi atij.
    Zakonisht kur eshte i ngopur me gjak.

  6. Epo kjo pune! says:

    PD do ta eleminoje PD or mik, po nese me eleminimin e PD eleminohet dora e grekut e serbit, ata qe shiten detin, atehere, mbaresi qofte sepse parlamenti nuk ka nevoje per leva te grekut e serbit.

  7. Rrok cubi says:

    Me erdhi mire kur pashe disa aludime te individve te caktuar ku lakonin emrin tuaj per president,po me erdhi shume keq qe perfaqsusit e larte te politikes nuk e moren ne konsiderate kanditaturen tuaj,me ju do kishte shpetuar Shqiperia dhe emisioni ~te pa ekzpozuarit~.

  8. J says:

    Mashtrimi yt intelektual mbi interpretimin e situatës ,gati Ja kalon edhe mashtruesit real që quhet berisha. È para Meta (hajdut), deri pak javë Më parë ishte shpresa dhe aleati që shpresonit të braktiste Ramën. Pas dështimit, filluat si (gore Sauku ) duke e sharë. È dyta, nga zgjedhjet pd u vetëpërjashtua dhe Ju siguroj që askush nuk do ndjejë mungesën e tyre. Ai që fiton është Rama.

  9. Maloku says:

    Fjale,fjale,fjale vetem fjale asnje gje konkrete apo fakt per” bandat” e pushtetit. O Tosi po nxirr nji vetem nji fakt e une te besoj ose mos ha mut kot e mbylle gojen nje here e mire ,qelbanik e funderrine e intelektualit qe pretendon.

  10. pjeter says:

    e sipas teje perben lajm opinioni tat toso?as nuk e kishin ne dyshim kete.

  11. Den says:

    Ti fatos shumicen e rasteve ja fut kot por kur thua gjera te zgjuara,si ne kete rast ,por ne fakt nuk eshte ndonje zgjuarsi sepse e dine te gjithe qe lufte bandash eshte
    Por dhe ti je si bariu qe kur thua nje realitet nuk te beson me njeri

  12. Dino says:

    ISHTE KY BURGAXHI QE THYENTE DOLLARET CDO TRE DIT TUFA TUFA .KETA GAZETAR I BEJNE DUVA LEKEVE DHE JO POPULLIT DHE SHTETIT POPULLI THOTE BEM BABA TE TE NGJAJ.

  13. capi dhia says:

    Sikur Lubomir Fatovski te mos ishte Bandit, do ta besonim. Por … .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje