Gazetari pranë Bashës: Topalli-Bregu-Selami e sulmojnë Bashën, se nuk i ka begenisur. I janë futur një rruge pa kthim. Pollo: Po Selami gjallë qenka akoma?

Pasi më në fund disa nga zërat seriozë në PD shprehën hapur kundërshtinë e tyre për rrugën pa kthim në të cilën Lulzim Basha e ka futur Partinë Demokratike, ndaj tyre kanë shpërthyer sulmet nga të gjitha anët.

Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital”, shkruan Genc Pollo pas intervistës së Eduart Selamit në “Zërin e Amerikës”.

Ndërsa një nga gazetarët e afërt të Bashës, Alfred Lela, shkruan në faqen e tij Politiko.al, se tre kritikuesit e Bashës, në fakt janë qejfmbetur me të, pasi nuk ai nuk i ka begenisur.

Të tre personazhe të pakënaqur me lidershipin e Bashës, dhe me atë që burime në PD e konsiderojnë si ‘mosbegenisje’ të shefit të opozitës ndaj tyre. Topalli, pas tërheqjes së Berishës ka mbetur në ujëra të cekëta sa i takon ndikimit dhe rëndësisë, duke qenë se Basha ka preferuar mbështetjen dhe këshillat e ish-kryetarit të Partisë, Berisha, duke mos parë nevojën, apo edhe dëshirën e komunikimit intensiv me të tjerë, nga ajo që mund të quhet ‘garda e vjetër’ në PD.

Eduart Selami e ka fshehur ‘thyerjen’ e tij me Bashën, megjithëse plasaritja e një zemërimi është shfaqur në raportet mes tyre që herët, kur deputeti dhe ish-kryetari i PD, i rikthyer nga Amerika, garoi për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike dhe u rendit i treti pas Arben Ristanit dhe Enkelejd Alibeajt.

Majlinda Bregu e pa veten në ‘dishezë’ pas ardhjes së Bashës në krye të PD, me një peshë specifike të rënë dhe me një grup mbështetës gjithnjë e më shumë të zvogëluar. Vetëm në rolin e deputetes dhe pa pa ‘besime’ të tjera në strukturën e partisë ajo, ashtu si Topalli, u ndje politikisht e gjymtuar.

Por, ‘zemërata’ e madhe e të treve buron nga fakti se ata kanë humbur njëkohësisht trokitjen në dy dyer: të Bashës dhe të Berishës.

Sidoqoftë, asnjë prej fakteve të mësipërme nuk janë dhe aq të rëndësishëm në raport me kohët që po kalon opozita dhe vendi. Eshtë thelbësore që deputetë të opozitës, figura të rëndësishme të historikut të Partisë Demokratike, të tregohen, të paktën aq luajalë sa aleatët opozitarë të saj.

Të mos thonë gjëra që, në zemërim e sipër me Bashën, të dëmtojnë opozitën.

Përndryshe u qëllon fati i keq i të shndërruarit në ‘ilirmetaj’. Nëse u japin të drejtë kauzave të opozitës, nuk mund të shkojnë në drejtim të kundërt me të.

Pa kthim”, shkruan ai.

Ndaj tre deputetëve të mësipërm ka nisur një sulm frontal, duke nisur që nga numri dy i PD-së, Arben Ristani, deri tek deputetët dhe sekretarët anonimë të PD-së, të cilët mund të mbijetojnë në politikë, vetëm nëse mbijeton Basha dhe Berisha, pasi nuk kanë asnjë vlerë të spitatur personale.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...