Gazetari pranë Bashës: Topalli-Bregu-Selami e sulmojnë Bashën, se nuk i ka begenisur. I janë futur një rruge pa kthim. Pollo: Po Selami gjallë qenka akoma?

1 Maj 2017, 19:10Politika TEMA

Pasi më në fund disa nga zërat seriozë në PD shprehën hapur kundërshtinë e tyre për rrugën pa kthim në të cilën Lulzim Basha e ka futur Partinë Demokratike, ndaj tyre kanë shpërthyer sulmet nga të gjitha anët.

Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital”, shkruan Genc Pollo pas intervistës së Eduart Selamit në “Zërin e Amerikës”.

Ndërsa një nga gazetarët e afërt të Bashës, Alfred Lela, shkruan në faqen e tij Politiko.al, se tre kritikuesit e Bashës, në fakt janë qejfmbetur me të, pasi nuk ai nuk i ka begenisur.

Të tre personazhe të pakënaqur me lidershipin e Bashës, dhe me atë që burime në PD e konsiderojnë si ‘mosbegenisje’ të shefit të opozitës ndaj tyre. Topalli, pas tërheqjes së Berishës ka mbetur në ujëra të cekëta sa i takon ndikimit dhe rëndësisë, duke qenë se Basha ka preferuar mbështetjen dhe këshillat e ish-kryetarit të Partisë, Berisha, duke mos parë nevojën, apo edhe dëshirën e komunikimit intensiv me të tjerë, nga ajo që mund të quhet ‘garda e vjetër’ në PD.

Eduart Selami e ka fshehur ‘thyerjen’ e tij me Bashën, megjithëse plasaritja e një zemërimi është shfaqur në raportet mes tyre që herët, kur deputeti dhe ish-kryetari i PD, i rikthyer nga Amerika, garoi për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike dhe u rendit i treti pas Arben Ristanit dhe Enkelejd Alibeajt.

Majlinda Bregu e pa veten në ‘dishezë’ pas ardhjes së Bashës në krye të PD, me një peshë specifike të rënë dhe me një grup mbështetës gjithnjë e më shumë të zvogëluar. Vetëm në rolin e deputetes dhe pa pa ‘besime’ të tjera në strukturën e partisë ajo, ashtu si Topalli, u ndje politikisht e gjymtuar.

Por, ‘zemërata’ e madhe e të treve buron nga fakti se ata kanë humbur njëkohësisht trokitjen në dy dyer: të Bashës dhe të Berishës.

Sidoqoftë, asnjë prej fakteve të mësipërme nuk janë dhe aq të rëndësishëm në raport me kohët që po kalon opozita dhe vendi. Eshtë thelbësore që deputetë të opozitës, figura të rëndësishme të historikut të Partisë Demokratike, të tregohen, të paktën aq luajalë sa aleatët opozitarë të saj.

Të mos thonë gjëra që, në zemërim e sipër me Bashën, të dëmtojnë opozitën.

Përndryshe u qëllon fati i keq i të shndërruarit në ‘ilirmetaj’. Nëse u japin të drejtë kauzave të opozitës, nuk mund të shkojnë në drejtim të kundërt me të.

Pa kthim”, shkruan ai.

Ndaj tre deputetëve të mësipërm ka nisur një sulm frontal, duke nisur që nga numri dy i PD-së, Arben Ristani, deri tek deputetët dhe sekretarët anonimë të PD-së, të cilët mund të mbijetojnë në politikë, vetëm nëse mbijeton Basha dhe Berisha, pasi nuk kanë asnjë vlerë të spitatur personale.

14 komente në “Gazetari pranë Bashës: Topalli-Bregu-Selami e sulmojnë Bashën, se nuk i ka begenisur. I janë futur një rruge pa kthim. Pollo: Po Selami gjallë qenka akoma?”

  1. Paqesori says:

    Mire , mire….po te pakten bejini nje nder partise ku beni pjese. Lerini te sharat dhe talljet mes veti !
    Nuk ju mjaftojne qesendisjet e Rames ?

  2. Drejtesia says:

    Po pse ky Pordhua akoma ska vdekur?

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Gjithe klani i hajduteve dhe krimineleve Pollo,Basha,Berisha, Duma,e p…..semes jane bashke.
    Populli dhe demokratet po kane mend le ta kuptojne.

  4. ABC says:

    Ore keta jane cerret e vegjel. Lehin si qeni kot. Artileria e rende e hajduterve te medhenj jane nga pas cadres diet si Berisha, Pollo , Bode etj, qe ja dine Bashes rrenje e dhemballe. E bene dhe kryetar partie lolon e cocker.

  5. Melo says:

    Po nuk ka pse i begenis mire e ke se dhe ne kohen e diktatures dy ishin mundesite per kundershtaret osé ata qe e mendonin ndryshe o burgu o plumbi PD nuk eshte parti eshte pronesia e familjes serbe Berisha dhe servili i qelbur basha sherbetori i paguar mire.

  6. Ali pazari says:

    Po nuk hengri mut Jashtetokesori LELA nuk rri dot.Falenderime Cilit qe e shporri nga Gazeta etij se do ta merrte ne qafe.Mos valle pretendon per “deputet”?O Zot kur buzeqesh ai dielli dhe hena ikin me vrap…..Te fala Pollos ( Il rosso piu bono fa impicare il suo padre).Tung !a

  7. po says:

    – PO ….
    te djahtet e vertete kerkojne te ndaheni nga Ceta-Veriore PD e familjes Berisa dhe te krijohet parti moderne “DEMOKRACIA E RE” qe do dali nga

    izolimi dhe afrohet me perendimin ….

  8. Franci says:

    Eshte momenti qe ne PD te dalin ne pah intelektuale demokrate te vertete si Selami e Bregu dhe funderrinat si Pollo,Paloka ,Noka we gazetare debila si hardhuca Leli.

  9. Arjani says:

    Daleni tani filloi dasma ne PD po nuk kemi pare gje akoma Me vjen keq per demokratet e vertete dhe te ndershem E djathta duhet te riorganizohet sepse opozita duhet por pa Saliun dhe Lulush pederstin

  10. inf says:

    pollo qimekuqi i doris pak la gruan dhe qihet me kurven e be ku delenxhi

  11. kaqi i zi ,100% antikamunist says:

    Ju lumte anal isteve te pavarur qe sulmojne keta deputete te pedese qe jane kriptokomuniste. Ju lutemi ,te gjithe ne ,qe te vazhdoni ngujimin tuaj heroik ne cader.Vetem ky ngujim do sjelli lirine dhe demokracine e vertete .Sa me teper te rrini ne cader aq me shume do ju vleresojme .

  12. Miri says:

    Oooooo Lela! PO pse mor katunar fushkruje keshtu do futesh ne politike ti? Kot nuk thone: Katunar kaptin parur sikur te nderrosh 100 lekur qytetar sbehesh kurre.
    Lela je shume qesharak ……. Po ishalla te ben ty deputet Luli meqenese te begeniska… zaten prandaj ka perfunduar si kastravec ne mes te bulevardit se mori “mend” nga soji juaj…idiote dhe servile te klasit te pare.

  13. Nari says:

    Ky kuqua,(thonë),vodhi sh.pare,me rrjetin e fibrave optike.Po çe do , i humbi në off-shoret e Qipros!
    Gjynah.! vetëm ca miljona i mbetën!???????????

  14. Arber Iliri says:

    o te keqen o Lela, me pelqen thirja e jote Puniste, “trup bashkuar reth Partise dhe Enverit( Lulit).Hahaha sa prapa keni ngel.Duhet te pini nga pak droge qe te merni energji te reja mendore.hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje